AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Dasma ime ballkanase prej të rriture (10)

Dusica StilicngaDusica Stilic
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Amanda Debortoli Inasaki/Flickr

Nusja ballkanase i hyn kërkimit të unazave të veçanta të martesës, ndërsa kupton që prej shekujsh burrat ishin të “padamkosur” sepse vetëm gratë kishin detyrimin t’i mbanin. Por çifti që pret të martohet së shpejti, bën një zgjedhje edhe më të lashtë…

Dusica, blogIdeja e unazës martesore e ka origjinën nga Egjipti i lashtë. Shumë shekuj më parë, ato mbaheshin në Europë vetëm nga gratë – për të treguar se ishin të padisponueshme për burra të tjerë (por burrat nuk kishin asnjë shenjë).

Egjiptianët e shihnin rrethin si një simbol të përjetësisë, ndaj unaza nënkuptonte dashurinë që nuk merr kurrë fund mes një çifti. Mbahej në gishtin e unazës të dorës së majtë, pasi besohej se ka një venë speciale që lidhet direkt me zemrën, venën amoris. Ndaj, i mbanin gratë dhe ishin pjesa “e shënjuar” e çiftit, ndërsa bashkëshortët, të pashënjuar, kishin të drejtë të endeshin në treg derisa amerikanët prezantuan shkëmbimin e unazave, shënjimin e të dyve.

I zbulova të gjitha këto në internet kur po kërkoja për unazat e martesës. Unazat ishin një nga pak gjërat që nuk i kisha planifikuar shumë kohë më përpara se të takohesha me bashkëshortin tim të ardhshëm. Nuk e kam çuar kurrë mendjen te unazat e martesës.

Kështu po lundroja në internet duke parë foto të unazave. Kisha vetëm dy parametra: duhej të ishte flori i bardhë dhe të ishin ndryshe. Epo, kjo nuk e ngushtoi aspak kërkimin.

A e dini se sa rezultate mund të dalin për “unaza të floririt të bardhë të ndryshëm” online?

Miliona, nuk bëj shaka! Ka madje një mundësi që të keni shenjën e gishtit në unazë. Unazat janë të thjeshta, të ndërlikuara, të rënda, të lehta, thuajse të padukshme, shumë të dukshme dhe kështu me radhë; miliona unaza!

Fillova t’i mat pulsin të fejuarit tim për të parë se çfarë mendonte ai për unazat, nëse kishte ide, dëshira apo ëndrra. Mund ta keni mësuar deri më tani se ai ishte i lumtur ta bëja unë zgjedhjen. E vetmja gjë që tha ishte: “ti e di, nuk do ta mbaj gjithnjë prej punës, ndaj zgjidh çfarë të të bëjë TY të lumtur”.

Por nuk desha të isha e vetmja e lumtur. I tregova atij disa foto. E çova edhe në disa dyqane. Diskutuam. Nuk nxorrëm gjë në dritë.

“Kur të mos e kesh në gisht, do ta vësh në qafë me një zinxhir të bukur? Nuk dua që gratë e tjera të mendojnë se je i lirë për t’u rrëmbyer”, i thashë një natë.

Ai më hodhi një shikim nga i cili e kuptova se sa i tmerruar ishte nga ajo që unë mund të shndërrohesha. Mendova:

“Sa e pasigurt duhet të jesh të bësh një pyetje të tillë idiote?!” Dhe unë nuk jam e pasigurt! Jam një grua e fortë, e pavarur, që të vjen hakut, e gatshme për gjithçka në jetë.

Si mund të bëja një pyetje të tillë? U tkurra disi përballë tij. U turpërova nga ajo që kishte dalë prej gojës sime.

Ai më pa sërish, këtë herë me një buzëqeshje të madhe dhe shikim të dashur dhe tha: “do t’i bëjmë tatuazh dhe unë nuk do ta heq kurrë”.

Unazat tona të martesës do të jenë gjithnjë aty dhe janë të bukura. Do të kemi edhe prej floriri dhe do të kombinohen. Ato nuk do të jenë shik, të shtrenjta, unike, vepër arti apo gjëra si këto, por vetëm rrathë të përjetësisë, për të plotësuar bojën, që është aty për të qëndruar dhe për të na kujtuar se çfarë jemi bërë.

 

Klikoni këtu për të lexuar: Dasma ime ballkanase prej të rriture (1), Dasma ime ballkanase prej të rriture (2), Dasma ime ballkanase prej të rriture (3); Dasma ime ballkanase prej të rriture (4), Dasma ime ballkanase prej të rriture (5), Dasma ime ballkanase prej të rriture (6), Dasma ime ballkanase prej të rriture (7), Dasma ime ballkanase prej të rriture (8), Dasma ime ballkanase prej të rriture (9).

Etiketa: egjiptianFloriKESHMatPunëSHSHIKTregUnazazgjedhje
Tjetri
A janë këto trafikantët e vërtetë ndërkombëtarë të drogës?!

Biznesmeni i dënuar për moskallzim krimi arrestohet për evazion fiskal

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.