AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ i kërkon zyrtarëve të dorëzojnë vetëdeklarimin për dekriminalizimin

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fragment nga formulari i vetëdeklarimit.

Më pak se dy javë para përfundimit të afatit, vetëm 14 për qind e zyrtarëve që duhet të deklarojnë nëse kanë apo jo të shkuar penale, kanë dorëzuar dokumentin te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Fragment nga formulari i vetëdeklarimit.
Fragment nga formulari i vetëdeklarimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri thirrje publike deputetëve, ministrave, kryebashkiakëve dhe anëtarëve të këshilleve bashkiake që të respektojnë afatin ligjor për vetëdeklarimin e të shkuarës së vet në kuadër të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur më së shumti si ligji për dekriminalizimin.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, deklaroi sot (22 prill) se afati final për plotësimin e formularit është data 4 maj, por deri tani, vetëm 255 nga 1,836 zyrtarët subjekt i ligjit, e kanë plotësuar deklaratën.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vlerësim të faktit se afati përfundimtar për dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit, është data 4 Maj 2016 dhe numri i subjeketeve që ende nuk e kanë dorëzuar, është i konsiderueshëm, kërkon mirëkuptimin e tyre për ta dorëzuar sa më parë formularin, duke pasur në vëmendje;

  • formulari duhet të plotësohet me kompjuter, me përjashtim të emrit e mbiemrit dhe nënshkrimit (në fund të çdo faqeje) që duhet të plotësohen me shkrim dore;
  • formulari, pasi të jetë plotësuar e printuar, nënshkruar, të depozitohet në KQZ personalisht (dorazi) nga secili funksionar që ka detyrimin për të dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.
  • Formulari i vetëdeklarimit ndodhet ne faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, ëëë.cec.org.al dhe është i aksesueshëm për të gjithë”, deklaroi Hoxhaj.

Zyrtarët duhet të deklarojnë nëse kanë qenë ndonjëherë të arrestuar brenda apo jashtë Shqipërisë dhe nëse kanë qenë ndonjëherë të dënuar.

Në rast se gënjejnë në vetëdeklarim, zyrtarët mbajnë përgjegjësi penale. Në rast se rezultojnë të dënuar për disa lloje krimesh të rënda, do të duhet të dorëzojnë mandatin.

Në përfundim të vetëdeklarimit, institucionet do të kryejnë verifikimet e vërtetësisë, një proces tjetër delikat.

Debati mbi pastrimin e politikës nga elementë me të shkuar kriminale lindi gjatë vitit 2014 kur Partia Demokratike në opozitë deklaroi se në rradhët e maxhorancës, një numër zyrtarësh kanë qenë më parë të dënuar. Njëri nga deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, dha dorëheqjen pasi u ekspozua për një dënim për trafik qeniesh njerëzore në Itali. Ai deklaron se dënimi i tij ka qenë gabim dhe se ai është i pafajshëm. Deputeti i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku dha dorëheqjen pasi u arrestua për llogari të drejtësisë belge ku po gjykohet i dyshuar për vrasje. Frroku deklarohet i pafajshëm.

 

Link: Formulari i Vetëdeklarimit

Etiketa: Arben NdokademokratedeputetFinalItaliKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKryebashkiakMark FrrokuParaPartiaPartia DemokratikePartisë SocialisteSHshqipTrafikvrasje
Tjetri
Sondazhi: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

Sondazhi: Shqiptarët të pakënaqur me qeverinë, shumë të pakënaqur me opozitën

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.