AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Premisa e prokurimit elektronik

Bjorn LomborgngaBjorn Lomborg
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Prokurimit Publik në Shqipëri. Foto: ilustruese/Screenshot.

Në të gjithë botën korrupsioni është kthyer në një vrimë të zezë ku zhduken gjithsej 1 trilionë dollarë. Prokurimi online, vlerësojnë ekspertët e ekonomisë, është një nga mënyrat më të mira për ta luftuar atë efektivisht.

Faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Prokurimit Publik në Shqipëri. Foto: ilustruese/Screenshot.
Faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Prokurimit Publik në Shqipëri. Foto: ilustruese/Screenshot.

Korrupsioni është një problem i madh kudo në glob. Në Afrikë, vlerësohet se një e katërta e PBB-së së kontinentit “humbet prej korrupsionit çdo vit”. Në Amerikën Latine, Banka Ndër-Amerikane e Zhvillimit beson se korrupsioni mund të kushtojë sa 10 për qind e PBB çdo vit. Në analizën e vetme gjithpërfshirëse të sondazheve të bizneseve dhe familjeve, Banka Botërore  e cakton koston totale direkte të korrupsionit në 1 trilion dollarë në vit.

Komiteti ndërkombëtar e ka thënë prej kohësh dhe e ka rikonfirmuar qëllimin për të luftuar korrupsionin së fundmi, kur Kombet e Bashkuara miratuan Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Por siç ka dëshmuar Konsensusi i Kopenhagenit, një organizatë e analistëve, të cilën unë e drejtoj, për të gjitha politikat me synim pozitiv, ka pasur pak sukses.

Një studim ekzaminoi 145 vendet që prezantuan reformat ndërkombëtare me mbështetjen e Bankës Botërore apo agjencive të tjera donatore nga viti 1998 deri në 2008. Ashtu siç duhej, efektiviteti i qeverisë u përmirësua në gjysmën e vendeve. Fatkeqësisht, efektiviteti u përkeqësua në gjysmën tjetër, gjë që nuk sugjeroi efektivitet të përgjithshëm.

Por tani ne kemi lajme të mira për luftën ndaj korrupsionit: një ndërhyrje që mund të ketë një ndikim të madh me një kosto të ulët.

Në Bangladesh, vendin e tetë më të populluar të botës, Konsensusi i Kopenhagenit punoi me OJQ-në më të madhe në botë, BRAC-in e ripërtërirë, dhe disa dhjetëra ekspertë ekonomistë nga Bangladeshi dhe bota për të analizuar zgjidhet më efektive për shumë sfidat e vendit. Këto përfshijnë furrat më të mira të tullave për ndotjen e ajrit në Dhaka, mikroushqyes për të luftuar dëmtimin e produkteve, planet për t’u mbrojtur nga përmbytjet, trajtim më efektiv të tuberkulozit dhe përmirësim të shërbimeve për gjysmë milioni njerëz që migrojnë jashtë shtetit çdo vit.

Ekonomistët tanë vlerësuan se kostot e çdo politike, bashkë me përfitimet shoqërore, mjedisore dhe ekonomik për të treguar se cilat investime do të sillnin përfitimet më të mëdha. Organizatat ndërkombëtare të zhvillimit shpenzojnë secila nga 3 miliardë dollarë në Bangladesh, ndaj njohja e investimit që sjell përfitimet më të mëdha është thelbësore për të prioritizuar projektet.

Për më tepër, megjithëse Bangladeshi ka bërë progres spektakolar në vitet e fundit, ku ekonomia është rritur me rreth 6 për qind në vit, mesatarisht dhe varfëria është pakësuar me gjysmë që nga viti 2000, synimi i tij për statusin e të ardhurave të mesme të ulëta deri në 2021 është ende ambicioz. Për ta arritur, Bangladeshi do të duhet të rregullojë problemet që vazhdojnë të pengojnë zhvillimin dhe kjo kërkon përqendrim shumë të madh në zgjidhjet më efektive.

Çdo vit, Bangladeshi shpenzon 9 miliardë dollarë (6 për qind të PBB) për prokurim qeveritar – gjithçka nga autostradat dhe urat te tavolinat dhe lapsat – që përllogaritet si një e treta e të gjithë buxhetit publik. Dhe prokurimi është qartazi i prekshëm nga korrupsioni. Procedurat e vështira përjashtojnë shumicën e konkurrentëve. Siç e thotë kontraktori, Ashraful Alam: “Blerja e dokumenteve të shumta dhe dorëzimi i tyre te entitetet qeveritare të prokurimit ishte shumë e vështirë për mua, jo më të fitosh ndonjë kontratë. Humba interesin në ofertë pas një lodhjeje të tillë”. Dhe ndonjëherë lidhjet politike të kontraktorëve i japin atyre mundësinë të fitojnë vetë apo të bllokojnë të tjerët. Rezultati është një kosto më e lartë për taksapaguesit dhe donatorët.

Por kërkimi i ri nga Ëahid Abdallah, një partneri kërkimor në Institutin e Qeverisjes dhe Zhvillimit BRAC në Dhaka, tregon se prokurimi qeveritar elektronik ka potencial madhor. Një projekt që vazhdon ende nga viti 2008, i cili po kryhet nga qeveria dhe Banka Botërore është provë e këtij premtimi.

Deri në 2011, katër agjenci nga Bangladeshi që përfaqësonin rreth 10 për qind të prokurimit publik, i kishin procedurat online. Dorëzimi online i ofertave shton numrin e atyre që japin ofertat e tyre – dhe kështu ul çmimet. Me procesin e ri, Alam po jep sërish ofertën e tij: “Tani mund të përfshihem online në tendera, edhe nga shtëpia pa pasur ndonjë problem apo ndikim”. Kush fitoi dhe me çfarë çmimi, publikohet gjithashtu online, duke pakësuar favorizimin.

Analizimi i të dhënave nga një prej katër agjencive që kanë zbatuar prokurim elektronik zbulon se çmimet janë ulur, me rreth 11.9 për qind. Efektet e zgjerimit të prokurimit online në të gjithë qeverinë do të ishin të jashtëzakonshme. Kostot do të përfshinin një investim vetëm një herë prej 13 milionë dollarë për kompjuerë dhe programe, si dhe 4 milionë dollarë për të trajnuar një staf prej 114,000 personash në Bangladesh dhe shpenzimet operacionale dhe të mirëmbajtjes. Kostot totale në vitet në vazhdim vlerësohen me rreth 18 milionë.

Përfitimet, megjithatë, do t’i tejkalonin këto shpenzime. Prokurimi online në të gjithë sektorët qeveritarë do të sillte përfitim vjetor – me mallra dhe shërbime më të lira – me vlerë 700-900 milionë dollarë. Duke marrë parasysh që kostot janë paguar vetëm një herë, por përfitimet janë janë të përvitshme, kostoja totale do të ishte 18 milionë dollarë krahasuar me një total përfitimesh në të ardhmen prej 12 miliardë dollarë, ku për çdo dollar të investuar fitohet 663 dollarë në të mira shoqërore.

Prokurimi online rezulton një mënyrë shumë e mirë për të luftuar korrupsionin. Shumë zgjidhje të tjera inteligjente janë të nevojshme për të eliminuar problemin dhe shumë zgjidhje nevojiten për sfidat e pafundme të Bangladeshit. Por kur kërkimet ekonomike ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve më zgjuara, ato ndihmojnë të gjithë njerëzit të shpenzojnë më mirë paratë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Promise of E-Procurement

Etiketa: AnalizëBangladeshEkonomiainvestimeKombet e BashkuaraKorrupsionikostolajmelirandikimPBBprogresProject SyndicateQeveriaSHshpenzimeshqipShqipëriTendera
Tjetri
Shullazi nën akuzë për gjobëvënie dhe kërcënime, drejtësia në test

Kontratë me Shullazin: Si u punësua i akuzuari famëkeq për konfliktet e “Vollgës”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.