AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kroacia emëron legjendën e sportit në ministri në një lëvizje populiste

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Janica Kosteliç (në qendër), ndërsa fiton medaljen e artë të lojërat olimpike të vitit 2002. Foto: Faqja zyrtare e Janica Kosteliçit.

Vendimi për të emëruar si zëvendës ministre të sportit, legjendën e skive Janica Kosteliç, i shtohet lëvizjeve të qeverisë kroate për të përdorur atletë të suksesshëm për të fituar popullaritet.

Janica Kosteliç (në qendër), ndërsa fiton medaljen e artë të lojërat olimpike të vitit 2002. Foto: Faqja zyrtare e Janica Kosteliçit.
Janica Kosteliç (në qendër), ndërsa fiton medaljen e artë të lojërat olimpike të vitit 2002. Foto: Faqja zyrtare e Janica Kosteliçit.

Një vendim për të emëruar legjendën e famshme të skive Janica Kosteliç, si asistenten e re të ministrit të shkencës, arsimit dhe sportit, Predrag Šuštar, është parë si një lëvizje populiste me pak pasoja politike.

Kosteliç konfirmoi të hënën se ajo do të jetë asistentja e ministrit përgjegjës për sportin në qeverinë e re të qendrës së djathtë.

“E pranova këtë punë, sepse pas një karrierë sportive dua gjithsesi të kontribuoj për sportin në Kroaci, sidomos në aspektin e sportit dhe të rinjve,” tha ajo, duke theksuar se shumë njerëz e kishin pyetur përse nuk ishte përfshirë më në sport.

“Shpresoj se në përpjekjet e mia në një rol të ri do të ketë mbështetje të gjerë dhe të më jepet mundësia t’i kthej sportit dhe Kroacisë, atë që sporti dhe Kroacia kanë dhënë dhe bërë për mua”, shtoi ajo.

Dea Redziç, redaktore në uebsajtin kroat të lajmeve Indeks, që ka ndjekur sportin në Kroaci për vite me radhë, shpreh dyshime për atë që Kosteliç mund të arrijë në rolin e saj të ri.

Redziç tha për BIRN se zyrtarët shtetërorë duhet të kenë kualifikime profesionale ose diploma universitare për të kryer detyrat e tyre, që nuk është rasti i Kosteliç.

Ky është një lloj kompromisi dhe një vazhdimësi e praktikës së dhënies së atletëve të njohur pozita në qeveri, duke ‘blerë’ simpati publike. Unë do të thosha se ky është një vendim populiste,” tha ajo.

Redziç tha se pavarësisht sukseseve të Kosteliç në sport, nuk është e qartë se sa njohuri dhe ekspertizë ka ajo për të adresuar problemet serioze në sport.

Ajo shpjegoi se probleme të tilla përfshijnë “krijimin e një kuadri ligjor për sportin”.

Ka pasur shembuj të ngjashëm të emërimeve të tilla në të kaluarën në Kroaci. Ish- basketbollisti Petar Skansi shërbeu si asistent në të njëjtën ministri në qeverinë e mëparshme. Lojtarë dhe trajnerë basketbollistë, atletë të polos, hendbollit dhe arteve marciale janë bërë deputetë në Kroaci nga viti 2003 e tutje.

Analisti politik Davor Gjenero tha BIRN se ndërsa lëvizja më e fundit ishte “ndoshta për të fituar simpatinë publike”, emërimi i një ylli si në ministrinë e sportit është mjaft i “parëndësishëm në aspektin e qeverisjes në përgjithësi”.

“Për qeverinë, sektorët më të rëndësishëm janë të lidhura me ekonominë, financat dhe natyrisht, shkencën dhe arsimin. Sporti nuk është aq i rëndësishëm,” tha ai.

“Askush nuk pret që Kosteliç të zgjidhë problemet më të mëdha në sport”, siç çështjet ligjore dhe korrupsioni shtoi ai.

Kosteliç është kthyer në qendër të vëmendjes për herë të parë që nga tërheqja nga sporti në vitin 2007, në moshën 25-vjeçare, për shkak të arsyeve shëndetësore.

Në një karrierë profesionale nëntë-vjeçare, ajo fitoi gjashtë medalje olimpike ari dhe dy të argjendta, si dhe pesë medalje të arta në kampionate botërore të skive dhe tre kupa në ski.

Ajo konsiderohet si atletja më e mirë profesionale kroate dhe revista sportive amerikane Sports Illustrated e përmendi atë si 13 atletet më të mira femra të dekadës në vitin 2009.

Etiketa: BIRNDEAdeputetFinancatIndeksKorrupsioniKroaciKroaciambështetjeMedaljeMjaftpasojaSHVendimVendimi
Tjetri
“Policia e moralit” shqetëson iranianët (Foto)

“Policia e moralit” shqetëson iranianët (Foto)

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.