AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qendra e refugjatëve në Beograd Miksaliste shkatërrohet për projektin e zhvillimit

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qendra Miksaliste e refugjatëve në Beograd. Foto: Facebook

Miksaliste, një qendër për ndihmën ndaj refugjatëve në distriktin Savamala të Beogradit, u shkatërrua të mërkurën për të hapur rrugë për projektin ambicioz të Skelës së Beogradit.

Qendra Miksaliste e refugjatëve në Beograd. Foto: Facebook
Qendra Miksaliste e refugjatëve në Beograd. Foto: Facebook

“Kjo është diçka shumë e keqe për refugjatët. Ky vend më ndihmoi mua shumë kur erdha në Serbi”, tha Arman, një refugjat afgan 23-vjeçar teksa punonjësit rrafshonin pjesë të Miksalistes, një qendër e ndihmës në Beograd që ofron ushqim dhe furnizime të tjera për refugjatët nga Lindja e Mesme.

Me urdhër të autoriteteve të qytetit, Miksaliste po prishet për t’i hapur rrugë Skelës së Beogradit, një projekt madhor zhvillimi që do të mbulojë shumicën e bregut të lumit Sava në distriktin Savamala të qytetit.

Savamala është bërë një simbol i jetës urbane të natës në Beograd dhe është quajtur shpesh “Berlini i Ri” pas kafeneve të shumta, klubeve të nates, industrive kreative, si dhe projekteve të transformimit kulturor që kanë mbirë në zonë.

Ndërsa qeveria e Serbisë e sheh Skelën si një kontribut madhor për të ardhmen ekonomike të qytetit, kritikët pohojnë se marrëveshja me Eagle Hills, një kompani me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte jokushtetuese pasi përfshiu pezullimin e ligjeve të Serbisë për territorin e Skelës.

Shumë njerëz që jetojnë përgjatë lumit Sava thonë se projekti do të jetë i keq për shoqërinë dhe do të shërbejë vetëm për të pasurit.

Ndërtesat e shembura në Savamala. Foto: Facebook.
Ndërtesat e shembura në Savamala. Foto: Facebook.

Ivan Laliç, drejtor i Mikser, një nga organizatorët e qendrës, tha se ndjehet i zhgënjyer me prishjen e Miksalistes, pasi ishte bërë një vend i rëndësishëm për refugjatët që vijnë në kryeqytet.

“Ky ishte një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm ndihme… Nuk e di pse ndodhi kjo, përveç Projektit Ujor të Beogradit. Ne duhet të gjejmë një vend për refugjatët,” tha Laliç.

Miksaliste filloi të punojë si një qendër për grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmës humanitare për refugjatët në gusht 2015. Ajo është e përshtatshme për ta pasi është afër stacionit kryesor të autobusëve të Beogradit, ku qëndrojnë shumica e refugjatëve që vijnë në Beograd.

Rreth 300 deri 350 refugjatë në ditë merrnin veshje, këpucë, ushqim dhe shërbime mjekësore falas.

“Vetëm dje kemi pasur 70 fëmijë në Miksaliste të cilët kishin nevojë për ndihmë,” tha Mikser në një deklaratë.

Që nga gushti i vitit të kaluar, Miksaliste ka pritur rreth 110,000 refugjatë.

Maja Laliç, një nga themelueset e Mikser, tha për BIRN se autoritetet i kanë informuar ata për prishjen vetëm të hënën.

“Nëse ata thonë se na kanë informuar më parë, kjo është një gënjeshtër. Të tjerët kanë pasur trajtim edhe më të keq. Askush nuk i tha atyre asgjë,” tha ajo.

Shembjet për t'i hapur rrugë projektit ujor të Beogradit. Foto: Facebook
Shembjet për t’i hapur rrugë projektit ujor të Beogradit. Foto: Facebook

Restoranti Sava Ekspres, shtëpia e familjes, kompania Iskra dhe disa vende të tjera, të gjitha u prishën të hënën në mbrëmje.

Disa njerëz postuan dëshmi në mediat sociale duke pretenduar se rreth 30 persona të maskuar të armatosur me shkopinj, i kontrolluan dhe i lidhën ata në zonën e rrugës Herzegovacka rrugë të Savamalas gjatë procesit të shkatërrimit.

Komisioneri serb për Informimin e Publikut, Radoljub Sabiç, i ka bërë ndërkohë thirrje autoriteteve të qytetit të shpjegojnë rrethanat në të cilat disa rrugë në rrethin Savamala janë shkatërruar në natën e 25 prillit.

“Komisioneri e konsideron me rëndësi të madhe publike që autoritetet e qytetit të zgjidhin dilemat e lidhura me këtë ngjarje, dhe nëse dyshimet e veprimeve të paligjshme ose shkeljes së të drejtave të njeriut konfirmohen, ata duhet të të marrin masa ndaj përgjegjësve”, tha Sabiç.

 

Etiketa: afganBeogradBIRNEmiratet e Bashkuara ArabeFacebookKomisioneriLindjaLindja e MesmeMarrëveshjaMasaMediat socialeMjekmjekëQeveriaSerbiSH
Tjetri
Shqiptarët e Maqedonisë do të përkujtojnë ngjarjet e Kumanovës

Shqiptarët e Maqedonisë do të përkujtojnë ngjarjet e Kumanovës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.