AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Çfarë ka të gabuar me normalen?

Chris PattenngaChris Patten
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)

Guvernatori John Kasich i Ohajos nuk do ta fitojë nominimin republikan për president për një arsye të thjeshtë: Ai është dukshëm një qenie njerëzore normale. Ndërsha shohim fushatat zjarrndezëse dhe plot sharje të kundërshtarëve të tij – Donald Trump dhe senatorit Ted Cruz – e vetmja ndjenjë që na vjen është të mbajmë zi për Partinë e Vjetër të Madhe.

Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)
Kandidati për president, republikani Donald Trump gjatë një mitingu elektoral më 3 shkurt 2016 në Little Rock, Arkansas. (AP Photo/Tony Gutierrez)

Në Britani këto ditë, është e vështirë për dikë që të mos dëgjohë dhe shohë gjithnjë e më shumë nga fushata e neveritshme për t’i pështyrë në fytyrë botës (dhe realitetit) dhe për të dalë nga Bashkimi Europian. Gjithsesi një vizitë në Shtetet e Bashkuara, siç bëra unë së fundmi, ofron një farë ngushëllimi. Por kjo vjen me një çmim: lajmet e bollshme nga zgjedhjet primare për president.

Gara mes republikanëve është pothuajse skandaloze dhe e neveritshme, me përjashtim të shfaqjes së guvernatorit John Kasich të Ohajos. Për fat të keq, ai nuk do të fitojë. Problemi i tij është i thjeshtë: ai është dukshëm një njeri normal. Ndërsha shohim fushatat zjarrndezëse dhe plot sharje të kundërshtarëve të tij – Donald Trump dhe senatorit Ted Cruz – e vetmja ndjenjë që na vjen është të mbajmë zi për Partinë e Vjetër të Madhe.

Zgjedhjet e para ku unë u përfshiva u zhvilluan rreth 50 vjet më parë në Nju Jork, ku të gjithë kandidatët e sotëm – republikanë dhe demokratë – së fundmi shkëmbyen goditje, ku Trump dhe kandidatja kryesore demokrate Hillary Clinton dolën fitues. Në mes të viteve 1960, udhëheqësit e shtetit dhe qytetit, guvernatori Nelson Rockefeller dhe kryebashkiaku John Lindsay, qenë republikanë, siç qenë edhe dy senatorët e Nju Jorkut, Kenneth Keating dhe Jacob Javits. Këta politikanë të moderuar dhe shumë republikanë të tjerë të viteve 1960, reflektonin ende partinë e Abraham Lincoln në mënyra shumë të qarta.

Sa për fillim, ata qenë internacionalistë. Pastaj, ata besonin në partneritetin mes qeverisë dhe sektorit privat (mendo për trashëgiminë e presidentit Dëight D. Eisenhoëer në ndërtimin e sistemit të autostradave ndërshtetërore të SHBA-së). Mbi të gjitha, ata e kuptonin dhe identifikonin veten me atë që mbetet misioni i vazhdueshëm civilizues i vendit (i reflektuar në fjalët E Pluribus Unum – mbi vulën e SHBA-ve). Cruz është një agresiv ideologjik; Trump është thjeshtë agresiv, pa kurrfarë ideologjie.

Në anën tjetër, unë nuk e imagjinoj dot se si këta ish republikanë do të kishin ndonjë vështirësi në mbështetjen e Kasich, një guvernator i suksesshëm konservator, motivimi kryesor i të cilit është thjeshtë të mos i urrejë njerëzit, pavarësisht nëse janë në partinë e tij apo në Partinë Demokratike. Dhe pikërisht kjo duket se është burimi i dobësisë së tij si kandidat. Atij nuk i del shkumë nga goja në debat. Ai duket – çfarë krimi – krejtësisht normal.

Dukshëm, të qenit normal nuk është mjaftueshëm mirë për Partinë Republikane të ditëve tona. Partia po paguan një çmim për shkak se u dorëzua në panik përgjatë viteve ndaj fanatikëve të Tea Party të mbështetur në mënyrë të paturpshme nga qeset e mëdha me para të miliarderëve. Pranimi i heshtur i të superfinancuarve dhe paragjykimet frikësuese i kanë lënë pjesët racionale dhe të zgjedhshme të Partisë Republikane politikisht dhe moralisht të rrënuar.

Kështu tashmë jemi në përpjekjen tepër të vonuar të estabilishmentit të partisë për të bindur veten se Cruz, një ekstremist arrogant dhe kokorroç, nuk është aq i tmerrshëm sa ata i kanë thënë njerëzve se është. Ata kanë më pak frikë ndaj tij si kandidat për president i partisë se sa kanë frikë nga Trump.

Në anën e demokratëve, beteja mes senatorit Bernie Sanders dhe ish sekretares së shtetit (dhe Senatores) Hillary Clinton është larg të qenit e pistë. Ajo bazohet në disa çështje reale mbi problemet e kapitalit shoqëror dhe armiqësisë ndaj globalizimit, të cilat duhet të menaxhohen. Por pjesa tjetër e botës do të shpresojë se rezultati final i zgjedhjeve nuk do t’i hapë rrugën proteksionizmit dhe nuk do ta kthejë Amerikën në një udhëheqësi që thjeshtë heq dorë nga përballimi me problemet botërore.

Kur e sheh të gjithë këtë nga afër, vështirë që të mos dëshpërohesh. Por ne nuk duhet të harrojmë se, veçanërisht në SHBA, e gjithë politika është lokale. Dhe, në nivelin e shtetit dhe qytetit, ka ende sërish shumë njerëz të arsyeshëm, normalë dhe zyrtarë intekigjentë që po përpiqen të ofrojnë një udhëheqësi të arsyeshme. Dhe disa do ta dërgojnë këtë në skenën kombëtare. Për shembull, në Los Anxhelos, ku unë kalova disa ditë, një kryebashkiak i mençur dhe i mirëarsimuar Eric Garcetti, kombinon energji, pamje të mirë dhe arsye në një mënyrë që duket se ai do të ecë përpara. Dhe duhet të ketë shumë të tjerë si ai, të angazhuar në mënyrë të sinqertë ndaj shërbimit publik dhe jo klounëve të rrezikshëm groteskë të ditëve tona.

Por ajo që kërkohet në Amerikë, ashtu si edhe në Britani këto ditë, është që normalët dhe të moderuarit të ngrihen, të bëjnë zhumë dhe të dëgjohen. Pothuajse një shekull më parë, në poemën e tij vajtuese dhe parashikuese, “Ardhja e Dytë”, Ë.B. Yeats shkroi: “Gjërat po shkatërrohen; qendra nuk mban më.” Arsyeja se pse qendra nuk po mban dot është po aq e rëndësishme sot se sa qe atëherë: “Të mirët,” argumentoi Yeats, “nuk kanë besim ndërsa më të këqinjtë/ janë përplot pasion intensiv.”

Është koha që demokracitë e Perëndimit të tregojnë më shumë nga ky “pasion intensiv.” Pa të, ka gjithmonë rrezik që të lindin ata që Yeats i quante “bishë e egër” që lëviznin drejt Betlehemit.

Tani për tani ne kemi jo një, por shumë tepër “bisha të egra” vërdallë, në politikën e SHBA-së apo atë britanike – në të vërtetë, pothuajse gjithkund në botën demokratike.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. What’s Wrong with Normal?

Etiketa: Bashkimi EuropianbesimBritanidemokrateDonald TrumpFinalfushataGuvernatorkandidatëtkrimiKryebashkiakLokaleParaPartiapresidentProject SyndicaterepublikanerrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpZgjedhjet
Tjetri
Qyteti bullgar bëhet pionier i ndalimit të burkës

Qyteti bullgar bëhet pionier i ndalimit të burkës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.