AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Qyteti bullgar bëhet pionier i ndalimit të burkës

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Exit 1979/Flickr

Në juglindje të Bullgarisë, qyteti Pazardjik ka vendosur të ndalojë përdorimin e burkës në publik duke hapur një debat parlamentar për mbulimin e fytyrës.

Foto: Exit 1979/Flickr
Foto: Exit 1979/Flickr

Qyteti jugor bullgar Pazardjik është bërë i pari në Bullgari që ndalon përdorimin e shamisë që mbulon fytyrë, të njohur si burka, në publik.

Ndryshimet në rregulloren komunale për rendin publik që ndalojnë burkën, të propozuara nga këshilltarët nga Fronti Kombëtar Nacionalist për Shpëtimin e Bullgarisë, u mbështetën nga 39 nga 41 që është numri në total i anëtarëve të këshillit komunal.

“Mbulimi i fytyrës në vende publike bie ndesh me normat universale sociale dhe prish parimin e sigurisë së qytetarëve,” thanë mbështetësit e propozimit.

Fillimisht, pati dy propozime për ndalimin e përdorimit të burkës, e cila është bërë shumë e përhapur mes anëtarëve të komunitetit Salafist në Pazardjik gjatë viteve të fundit.

Një version më i lehtë ndalimi u paraqit nga kryebashkiaku Todor Popov, nga partia centriste GERB, i cili propozoi ndalimin e përdorimit të burkës në institucionet publike.

Por të martën Popov e flaku tej propozimin e tij dhe një tjetër propozim më kufizues, i paraqitur nga NFSB, u votua dhe miratua.  Të vetmit dy këshilltarë që refuzuan ndalimin e përdorimit të brukës ishin përfaqësues të grupit romë, Euroroma.

Urdhëresa, e cila do të hyjë në fuqi pas shtatë ditësh, ndalon mbulimin e fytyrës në të gjitha hapësirat publike, përfshirë parqe, kopshte, shkolla dhe transporte private dhe publike.

Përjashtime mund të bëhen vetëm për arsye mjekësore dhe profesionale, si edhe gjatë eventesh sportive dhe kulturore.

Ndalimi i përdorimit të burkës nuk do të jetë në zbatim në shtëpitë private në Pazardjik ose në vende adhurimi.

Shkelësit e kësaj do të gjobiten me 300 leva – rreth 150 euro – për shkeljen e parë dhe rreth 1,000 leva – rreth 500 euro – për shkeljet e ardhshme.

Lagja Iztok në Pazardjik, ku jetojnë kryesisht rreth 20,000 romë, është bërë bastion i islamit radikal në Bullgari gjatë viteve të fundit.

Në korrik 2015, prokurorët akuzuan 14 myslimanë – përfshirë imamin e diskutueshëm Ahmed Moussa – nga Pazardjiku, Plovdiv, Asenovgradi dhe Startsevo, për nxitje urrejtjeje fetare nëpërjet predikimit të tyre dhe për promovim propagande të ISIS.

Ndalimi i burkës në Pazardjik hedh bazat për një votim të ardhshëm në parlament për ndalim të përdorimit të saj në niel kombëtar, i propozuar nga koalicioni nacionalist Fronti Patriotik, i cili bashkon NFSB-në dhe VMRO-në, një parti e udhëhequr nga zv/presidenti i asamblesë, Krassimir Karakachanov.

Debati për burkën, niqabin dhe vello të tjera që mbulojnë fytyrën filluan të diskutoheshin pas Prokurori i Përgjithshëm i Bullgarisëm Sotir Tsatsarov, tha se ai i favorizonte të tilla masa më 1 prill.

“Liritë fetare nuk duhet të shkelen, por ne nuk duhet të lejojmë që motive fetare të përdoren për propagandë të paligjshme, qëllime politike dhe radikalizim,” tha Tsatsarov në Pazardjik.

Sulmet e intensifikuara në Europë në 2015 dhe 2016, si edhe kriza e vazhdueshme e refugjatëve në Europë, kanë çuar në një rritje të retorikës anti-myslimane në Bullgari.

Etiketa: BullgariEuroISISKrizaMasaMjekmjekëmyslimanendalimparlamentPartiaprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmpropaganderadikalizimromSHshkollavotim
Tjetri
Shefja anti-korrupsion e Rumanisë kritikon Shërbimin e Inteligjencës

Shefja anti-korrupsion e Rumanisë kritikon Shërbimin e Inteligjencës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.