AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Mali i Zi përdori dhënien e shtetësisë për të joshur investitorët

Aida RamusovicDusica TomovicngaAida RamusovicdheDusica Tomovic
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Qeveria e Malit të Zi i dorëzoi shtetësi të fituar për merita të veçanta një “menaxheri zyre” dhe gruas së tij, në atë që duket se rezultoi një përpjekje e dështuar për të joshur një investim nga një sheik prej Abu Dabit, zbuloi një investigim i BIRN.

cover foto passport story 640Mes shumë yjesh të sportit, politikanë dhe biznesmenë polemikë që përbëjnë listën e 203 njerëzve të cilëve iu është dhënë shtetësia malazeze e nderit që nga viti 2008, emrat e Hadi Marwan Awde dhe Mirvat Razian nuk bien menjëherë në sy.

Por Awde i lindur në Libi dhe gruaja e tij janë po aq të rëndësishëm për t’u përmendur si ndër përfituesit më të pazakonta të pasaportave nga shteti ballkanik, duke iu bashkuar sërës së ish-kryeministrit tajlandez Thaksin Shinawatra dhe financierit Nathaniel Rothschild, pasardhës i familjes bankare Rothschild.

Çiftit iu dha statusi në shtator të vitit 2014 në sugjerimin e zëvendëskryeministrit Dushko Markoviç, i cili, sipas një dokumenti që BIRN e siguroi nën ligjin e të drejtës së informimit, i cili argumentoi se ata ishin “të një rëndësie të veçantë për shtetin” – kushti që individët duhet për të përmbushur në mënyrë që të marrin shtetësinë e nderit – për shkak të pozicionit të Awde si menaxher i zyrës për Al Qudra, një ndërtues i madh me qendër në Abu Dabi.

Zëvendëskryeministri malazez, Dushko Markoviç. Foto: www.predsjpol.gov.me
Zëvendëskryeministri malazez, Dushko Markoviç. Foto: www.predsjpol.gov.me

Markoviç tha se Awde, duke koordinuar aktivitetet e bordit të drejtorëve dhe presidentit të kompanisë Sheikut Hamed Al Hamed, ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në “fokusimin e investimeve të kompanisë në Mal të Zi, të cilat mund të priten në ndërtimin e një kompleksi turistik në bregdet, si dhe në zhvillimin e turizmit mjekësor”.

Por, ndërsa ndjekja e investimeve nga Gjiri mund të jetë e komplikuar nga përdorimi i strukturave offshore dhe nga sekretet e kompanive në rajon, një hetim nga BIRN nuk ka zbuluar asnjë dëshmi të ndonjë investimi të Al Qudra në Mal të Zi, duke ngritur pyetje të reja rreth mënyrës se si dhe pse është dhënë shtetësia.

Një raport i nëntorit 2015 nga Qendra për Edukimin Qytetar, një organizatë joqeveritare, me bazë në Podgoricë ka vënë në pikëpyetje tashmë ligjshmërinë dhe natyrën jo-transparent të praktikës.

Raporti e ka listuar Awden dhe gruan e tij ndër përfituesit e deritanishëm. Ai saktësoi se, sipas ligjit malazez, vetëm presidenti, kryetari i parlamentit dhe kryeministri kanë të drejtë të propozojnë marrësit e shtetësisë, që nuk ishte rasti me Awden dhe gruan e tij.

As Awde dhe as Zyra e Al Qudras në Abu Dabi nuk i është përgjigjur kërkesave të shumta të BIRN për të komentuar, dërguar me e-mail dhe përmes mediave sociale.

Snezana Jonica, Socialist People’s Party of Montenegro Foto: www.skupstina.me
Snezana Jonica, nga Partia Popullore Socialiste e Malit te Zi. Foto: www.skupstina.me

“Disa individë shumë të çuditshëm kanë fituar shtetësinë e nderit me arsyetime shumë të diskutueshme,” tha Snezana Jonica, një deputete e Partisë Popullore Socialiste të opozitës, e cila u përpoq më kot për tre vjet të sigurojë listën e marrësve të shtetësisë por nuk ia doli derisa ajo u botua në fund të vitit të kaluar. Shumë marrësi, sipas saj, ishin nominuar falë “lidhjeve personale të zyrtarëve” sesa bazuar në rëndësinë e tyre për shtetin.

Investimi i Gjirit

Awde është drejtor i degës së grupit Al Qudra në Mal të Zi, i cili e përshkruan veten si “një nga investitorët kryesorë strategjikë me bazë në emiratin e Abu Dabit”, i përfshirë në menaxhimin e projekteve të naftës, bankës, financës dhe të kujdesit shëndetësor.

Në profilin e tij në LinkedIn, Awde e përshkruan veten si “menaxher i zyrës” për kryetarin dhe bordin e drejtorëve të Al Qudras.

Në vitin 2013, Sheiku Al Hamed, atëherë kryetar i bordit të Al Qudra, u takua dy herë me kryeministrin malazez Milo Gjukanoviç për të diskutuar investimet në vendin që laget nga Adriatiku. Por duket se ka pasur një konfuzion , për atë që Sheiku Al Hamed përfaqësonte.

Një deklaratë për shtyp e qeverisë përpara takimit në korrik të vitit 2013, e përshkroi atë si “president të Al Qudras”, kompania të cilës Markoviç iu referua kur e dominoi Awden dhe gruan e tij për shtetësi malazeze.

Por pas takimit, qeveria e përshkroi Al Hamedin si “president të Al Faridas”, një tjetër kompani zhvillimi në të cilën ai është tani shefi ekzekutiv. Marrëdhënia aktuale e Al Hamed me Al Qudran nuk është e qartë. Ai nuk është më në listën e bordit ekzekutiv ose anëtar i kompanisë, sipas internetit.

Sipas raportimeve të shtypit malazez në atë kohë, sheiku ishte veçanërisht i interesuar në një projekt në gjirin Lucice, pranë Budvës.

Por të dhënat e Zyrës së Kadastrës tregojnë se një grup tjetër nga Abu Dabi, “Abu Dhabi Capital Management”, ADCM, tashmë e kishte siguruar një hektar tokë në Lucice në vitin 2013.

ADCM është i përfshirë në zhvillimet kryesore në Mal të Zi, Bullgari, Serbi dhe Londër. Ai nuk duket lidhje të drejtpërdrejtë me Al Farida apo Al Qudra, edhe pse dega malazeze e kësaj të fundit ndodhet në një kompleks të madh biznesi dhe pushimi që është në pronësi të ADCM në Podgoricë.

BIRN ka mësuar se aktualisht asnjë tokë nuk është e regjistruar në emër të degës së Al Qudras në Mali të Zi në Zyrën e Kadastrës të Malit të Zi dhe nuk ka pasur raporte për shtyp apo deklarata për firmën që nga viti 2013.

Dega nuk ka arritur gjithashtu të paraqesë llogaritë vjetore në autoritetin tatimor malazez që nga krijimi i saj në korrik 2014.

Avokati Igor Brnoviç, i cili është regjistruar në të dhënat e biznesit si përfaqësues ligjor i Al Qudras në Mali të Zi, tha për BIRN se ai nuk kishte dëgjuar kurrë për Awde dhe nuk e kishte dëgjuar gjë nga kompania që kur ajo ishte regjistruar.

I pyetur për Awde, Brnoviç u përgjigj: “Nuk e njoh zotërinë. S’e kam takuar kurrë dhe s’kam pasur kurrë kontakt me të.” Brnoviç tha se ishte “e mundur” që Awde të jetë drejtor i Al Qudras në Mal të Zi, “por nuk e di këtë”.

“Disa miq më pyetën nëse mund ta regjistroja atë kompani, kështu më bënë përfaqësues ligjor të saj.”

“Ky ishte i vetmi kontakt që pata me atë firmë.”

Çështje ligjore

Mira Popoviç, bashkë autore e raportit nga Qendra për Edukim Qytetar, tha se emërimi i Awde për t’u shpallur qytetar nderi ishte i paligjshëm duke qenë se ligji përcakton se vetëm presidenti, kryetari i parlamentit dhe kryeministri kanë të drejtë të shpallin qytetarë nderi shtetas të huaj.
“Procedura në këtë rast dhe në 80 raste të tjera s’është zbatuar si duhet,” tha Popoviç. “Vendimi është i paligjshëm.”

Ministria e Brendshme malazeze tha për BIRN se procedura ishte në përputhje me ligjin. Një zëdhënës i zv/kryeministrir Markoviç, i cili është gjithashtu ministër i brendshëm, nuk pranoi të japë detaje për vendimin e Markoviç për të emëruar Awde-n.

Qendra për Edukim Qytetar tha se procesi mbetej shumë diskrecional, “pa asnjë kriter të qartë” për të përcaktuar se kush meriton të marrë titullin qytetar nderi.

“Dhënia e titullit qytetar nderi personave polemikë dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm shtetin, por edhe ata që e kanë marrë këtë titull bazuar në merita të padiskutueshme,” tha ajo.

 

Ky investigim është realizuar nga BIRN si pjesë e projektit Rruga e Dokumenteve për një qeverisje më të mirë.

 

 

Etiketa: Abu DhabiBIRNBiznesmenbregdetBullgarideputeteHetimInvestigimkryetarLibiLondërMal të ZiMaliMali i ZiMiloMinistër i BrendshëmMinistria e BrendshmeMjekmjekëPartiapresidentQeveriarajonraportRaportiSerbiSHshtatorVendimi
Tjetri
I dyshuari si bos i krimit shpërfill kërkesat e policisë së Kosovës

I dyshuari si bos i krimit shpërfill kërkesat e policisë së Kosovës

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.