AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

UEFA pranon kërkesën e Kosovës për anëtarësim

Erjone PopovangaErjone Popova
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto nga konferenca për shtyp.

Organi europian i futbollit UEFA votoi për të pranuar Kosovën si anëtaren e 55, gjë që do të thotë se vendi tani mund të hyjë në garat e klubeve europiane.

Foto nga konferenca për shtyp.
Foto nga konferenca për shtyp.

Kongresi vjetor i UEFA-s të martën në Budapest votoi 28 me 24 për të pranuar aplikimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, FFK, për anëtarësim, me gjithë kundërshtimin e fortë të Serbisë, e cila kundërshton çdo njohje të pavarësisë së ish-krahinës së saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur vendimin UEFA-s, e cila gjithashtu përgatit terrenin që vendi t’i bashkohet organizatës botërore të futbollit FIFA.

“Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë për tifozët e panumërt në republikën tonë”, ka thënë Thaçi në një postim në Facebook.

Kryeministri Isa Mustafa po ashtu ka shprehur kënaqësinë e tij për suksesin e kërkesës.

“Jam shumë i lumtur që vendi ynë ia doli të arrijë një sukses historik”, ka thënë Mustafa në faqen e tij në Facebook.

Para votimit, presidenti i shoqatës serbe të futbollit Tomoslav Karaxhiç i kishte kërkuar UEFA-s të refuzojë kërkesën, duke thënë se ishte një rast ndërhyjes së politikës në sport.

“Ky është një propozim politik, jo i futbollit. Ne po përballemi me një test të ashpër, duhet t’i themi jo poltiikës, jo përçarjeve që mund të jenë të dëmshme,” tha Karaxhiç.

Vendimi i hap rrugën Kosovës të bashkohet edhe me organin botëror të futbollit FIFA dhe të marrë pjesë në lojërat kualifikuese për Kupën Botërore 2018 në Rusi.

Deri më tani, skuadrat e Kosovës nuk mund të konkurronin ndërkombëtarisht, megjithëse dy vite më parë FIFA lejoi ndeshjet miqësore me kushte të veçanta.

Një prej tyre ishte fjala “Kosovë” me një yllth në fanellat e lojëtarëve.

Agjencia e lajmeve Reuters, raportoi ndërkohë se nuk është e qartë nëse FIFA do të lejojë lojëtarë nga Kosova që kanë luajtur tashmë me kombëtare të tjera të ndryshojnë kombësi.

“E kemi pyetur FIFA-n në mënyrë direkte dhe do të donim të merrnim një përgjigje të qartë, por përpara se kjo të ndodhë nuk mund të them asgjë për këtë,” raportoi Reuters të ketë thënë drejtori ligjor i UEFA, Alasdair Bell.

Zvicra dhe Shqipëria të dyja kanë lojëtarë ndërkombëtarë me rrënjë të Kosovës, tha Reuters.

Etiketa: FacebookFFKFIFAHashim ThaçiIsa MustafaKosovaKosovëParaRusishqipShqipëriaUEFAVendimiZvicra
Tjetri
Rama shkel premtimin për hidrocentralet mbi lumin Vjosë

Qeveria vulos koncesionin e Poçemit, fitojnë turqit pa konkurrencë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.