AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ambasadorët i japin ultimatum politikës për reformën në drejtësi

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Lu në Kuvendin e Shqipërisë më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA

Në dy nga komentet më të ashpra deri më sot, përfaqësuesja e BE-së Romana Vlahutin dhe ambasadori i SHBA-ve Donald Lu kërkuan miratimin e menjëhershëm të reformës kushtetuese duke paralajmëruar për pasoja në rast se udhëheqësit nuk veprojnë.

Ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Lu në Kuvendin e Shqipërisë më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA
Ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Lu në Kuvendin e Shqipërisë më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA

Ambasadorët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhanë një ultimatum për udhëheqësit e partive politike shqiptare të mërkurën, duke kërkuar miratimin e shpejtë të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për të shumëdiskutuarën reformë në drejtësi.

Duke folur para komisionit parlamentar për reformën, ambasadori Donald Lu dha komentet më të ashpra deri më sot, duke paralajmëruar për pasoja në marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në.

“Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

“Gjatë vitit të shkuar, kam parë znj. Merkel, znj. Mogherini, z. Hahn, z. Kerry dhe z. Obama t’i kërkojnë Shqipërisë ta miratojë këtë reformë.  Nuk kam parë kurrë mbështetje të tillë nga aleatët tuaj më të afërt për asnjë temë tjetër. Të gjithë e pranojmë sa e rëndësishme është kjo për të ardhmen e Shqipërisë,” shtoi ai, ndërsa deklarata e tij u shpërnda e plotë në shqip dhe anglisht në faqen e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Drejtuesja e Delegacionit Europian në Tiranë, Ambasadorja Romana Vlahutin shtoi: “Duke e miratuar këtë reformë përpara verës dhe duke nisur zbatimin në vjeshtë do të hapet një mundësi për Shqipërinë që të marrë një rekomandim pozitiv nga komisioni për hapjen e bisedimeve për anëtarësim”.

“Nëse ky momentum humbet, vendi nuk do të humbë jo një, por shumë vite. Ne besojme se Shqipëria nuk mund të përballojë më humbjen e kohës. Nuk e ekzagjeroj kur them se kjo është një mundësi unike për Shqipërinë. Ju lutem mos e çoni dëm”, shtoi Vlahutin.

Reforma në drejtësi ka qenë tema kryesore politike në Shqipëri që nga viti 2014, por procesi u zvarrit nga udhëheqës politikë që dyshojnë se mund të humbasin kontrollin që kanë në emërimet në postet kyçe të sistemit të drejtësisë ose që njëra palë mund të përfitojë nga reforma.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe një pjesë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucionit mbikëqyrës të sistemit, krahas Prokurorit të Përgjithshëm, janë persona që emërohen politikisht nga parlamenti në bashkëpunim me presidentin. Përgjatë dekadës së fundit, zakonisht palët politike parlamentare kanë rënë dakord që të ndajnë mes të pëlqyerve të gjithësecilit postet e sistemit të drejtësisë apo institucioneve të tjera të pavarura, ndërsa në rastet kur nuk janë marrë vesh, kanë lënë vende vakante, për deri disa vite më rradhë.

Sistemi i drejtësisë perceptohet gjerësisht si i korruptuar dhe joprofesional. Gjykata e Lartë, për shembull, anëtarët e së cilës emërohen nga presidenti dhe miratohen nga parlamenti, ka gjithashtu të drejtën ekskluzive të gjykojë personat me imunitet, përfshirë ministrat dhe deputetët. Përgjatë viteve, gjykata ka refuzuar të dënojë çfarëdolloj të akuzuari për korrupsion mes politikanëve.

Sistemi aktual aludohet gjithashtu se ka një problem të rëndë me kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm nga presidenti dhe parlamenti, gjë që ka sjellë inaktivitet nga ana e prokurorisë për të hetuar dhe ngritur akuza ndaj zyrtarëve të lartë. Që nga koha e komunizmit, prokuroria ka funksionuar si një institucion i centralizuar në Shqipëri, ku prokurori i përgjithshëm nga autoritet të kontrollojë dosjet e të gjithë prokurorëve të tjerë, duke ndikuar në rezultatin e hetimeve.

Reforma kushtetuese aktualisht në diskutim synon të kufizojë fuqinë e politikës për të kontrolluar procesin e emërimeve nëpër gjykata si dhe parashikon prokurori të decentralizuar, ku prokurori i përgjithshëm ka më së shumti funksione administrative ndërsa prokurorët e tjerë marrin më shumë pavarësi dhe kompetenca.

Për të garantuar integritetin e gjykatësve dhe prokurorëve të vendit, reforma parashikon krijimin e një institucion të jashtëzakonshëm të quajtur Komisioni i Vetingut, i cili do të ketë për detyrë të kontrollojë pastërtinë e figurës së gjykatësve dhe prokurorëve dhe të heqë nga puna ata që i gjen të korruptuar apo të paaftë.

Gjithsesi, udhëheqësit politikë në Shqipëri ia kanë dalë të shtyjnë në pafundësi procesin dhe akuzojnë njëra-tjetrën për mungesën e vullnetit. Reforma kërkon dy të tretat e votave parlamentare, të cilat aktualisht disponohen vetëm nëse bashkohen Partia Socialiste me Partinë Demokratike, por ndryshimet kushtetuese pritet të pasohen nga një proces intensiv që kërkon ndryshimet e mbi 40 ligjeve.

Shqetësimi kryesor mes diplomatëve të huaj në Shqipëri është që nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen para pushimeve të verës, parlamenti nuk do të jetë në gjendje të vendosë më vonë për shkak se në vitin 2017 në Shqipëri do të ketë zgjedhje parlamentare. Për rrjedhojë, procesi i reformës mund të shtyhet për disa vite të tjera.

Duke folur para Komisionit Parlamentar të mërkurën, Ambasadori Lu tha: “E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhët politik që e bllokon këtë reformë.  E para, do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë reformë. E dyta, do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare, nëse mendoni se mund të mbroni gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar duke e bllokuar këtë reformë”.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklaruan menjëherë pas kësaj se janë të gatshme ta votojnë reformën por akuzuan Partinë Demokratike për mungesë vullneti. Partia Demokratike deklaroi se qeveria po gënjen dhe se ajo e ka vonuar për dy vjet reformën, pa thënë qartë nëse dëshiron ta votojë apo jo atë.

Etiketa: AdministrativeAkuzaambasadorBEdeputetDibradiplomatGjykataGjykata KushtetueseGjykatëKompetencaKorrupsionkushtetueseLëvizja Socialiste për IntegrimmbështetjeMerkelParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistepasojaprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaPunaQeveriaReformaRomana VlahutinSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareShtetet e BashkuaraShteteve të Bashkuara të Amerikëszgjedhjezgjedhje parlamentareZgjedhjet
Tjetri
Miliarderi kanadez shet pontilin e jahteve luksoze në Malin e Zi

Miliarderi kanadez shet pontilin e jahteve luksoze në Malin e Zi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.