AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Qendra ndërfetare krijon ura midis besimeve në Elbasan

Jona KoprenckangaJona Koprencka
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivitete të qendrës

Një qendër komunitare që sjell bashkë përfaqësues nga katër komunitet fetare kryesore në Elbasan, po i ndihmon të rinjtë e këtij qyteti të shembin paragjykimet duke promovuar traditën e harmonisë fetare.

Aktivitete të qendrës
Aktivitete të qendrës

Kur në 9 Janar 2015 Parisi u godit nga një seri sulmesh terroriste nga militantë islamikë, të cilat shkaktuan 17 viktima dhe 22 të plagosur, Besmir Mance – një student i degës së historisë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan – ndjeu se duhet të mësonte më shumë mbi fenë Islame.

“Kur ndodhi sulmi terrorist në Francë, gjithandej flitet për sulmin dhe për faktin se kriminelët ishin mysliman,” Besmiri kujton.

“Edhe pse nuk isha shumë i informuar për Islamin e dija që një besim fetar nuk ka asnjë të përbashkët me sulmet terroriste,” ai shtoi.

Ngjashëm me Besmirin edhe Klodiana Llaha, e cila tani po kryen praktikën profesionale të mësuesisë në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Mahmud dhe Ali Cungu” dhe është e besimit Ortodoks, kishte pikëpyetjet e saj në lidhje me aktet terroriste që tronditën Europën.

“Nuk dua të bëhem paragjykuese, po kur dëgjoj së këto akte terroriste janë kryer nga persona që i propagandojnë aktet e tyre në emër të Zotit, kjo nuk më lë një shije të mirë,” ajo tha.

Klodiana dhe Besmiri nuk ishin besimtarë praktikantë dhe të dy ju drejtuan për të marrë përgjigje për dilemat e tyre Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan – e cila ka për qëllim ndërtimin e urave të komunikimit midis besimeve të ndryshme dhe ruajtjen e traditës së harmonisë fetare në Shqipëri.

“Që kur kam vajtur në ketë qendër kam kuptuar që të gjitha besimet fetare dëshmojë për paqen, tolerancën, dashurinë, mirësinë,” u shpreh Klodiana, duke nënvizuar që në një kohë të shkurtër pjesëmarrje në qendër e ka ndihmuar të shembë disa nga paragjykimet që ajo kishte mbi fetë e tjera.

“Në një nga aktivitet e kryera nga qendra u mbajt një kumtesë për figurën dhe përshkrimin e Marisë, nënës së Jezu Krishtit në Kuran. U befasova! Nuk do ta kisha imagjinuar që në Kuran mund të flitej për Marinë,” shtoi ajo.

Besmiri bie dakord duke thënë se edhe pse në fillim kishte qenë skeptik ndaj Qendrës, shumë shpejt kishte mësuar që ajo ishte një hapësirë për njerëz mendjehapur që respektojnë besimin dhe kulturën e njeri-tjetrit.

“Ajo që më pëlqen më tepër në atë ambient është se aty nuk bëhet mësime teologjik, por imamët dhe priftërinjtë na mësojnë sesi ne duhet të respektojmë besimet e tjera fetare sepse përpara Zotit jemi të gjithë të barabartë,” tha ai.

Qendra u krijua një dekadë më parë falë vullnetit të drejtuesve të komuniteteve fetare në Elbasan dhe mbështetjes USAID-it. Në qendër aderojnë katër komunitetet kryesore fetare në Shqipëri, përfshirë Komunitetin e Mysliman, Kisha Katolike, Kisha Autoqefale Ortodokse Shqiptare si dhe Komuniteti Bektashi – të cilat janë dhe financuesit e saj.

Sipas kreut të Qendrës teologut mysliman Arben Ramkaj, promovimi i harmonisë fetare ka një rëndësi të veçantë për Europën, dhe aq më tepër për në një rajon si Ballkani – të trazuar nga konfliktet etnike dhe ekstremizmi i dhunshëm.

“Në një kohë kur ekstremizmi i dhunshëm mysliman, ortodoks apo i një besimi tjetër fetar ka tendenca të bëhet më i prekshëm dhe partitë ekstremiste të djathta në Europë po fitojnë gjithë e më shumë terren, mund të themi se një qendër e tillë që promovon bashkëjetesën është modeli sesi duhet të ndërtohen urat e komunikimeve mes religjioneve dhe besimtarëve,” i tha Ramkaj BIRN.

“Duke parë rrjedhshmërinë e kësaj qendre kemi dëshirën  që këtë punë ta shtrojmë edhe jashtë kufijve të Republikës, në ato vende ku jetojnë dhe është faktor komunitetit shqiptar, për të dhënë imazhin e mirë të bashkëjetesës dhe tolerancës,” shtoi ai.

Përpos kontakteve të përbashkëta të anëtarëve me klerikët e katër besimeve, Qendra Ndërfetare në Elbasan ka krijuar një sërë aktivitetesh ku përfshihen trajnime dhe projekte ndërfetare të përbashkëta.

“Në Shqipërinë e Mesme dhe kryesisht në Elbasan gjendet një numër mjaft i madh i praktikuesve të religjioneve,” u shpreh Baba Faik Islami, kreu i komunitetit Bektashi.

“Kjo qendër e Bashkëpunimit Ndërfetar na ka ndihmuar edhe ne për tu afruar më tepër me njeri-tjetrin, jo vetëm në vizitat e kortezisë me rastin e festave fetare. Me anë të mbledhjeve periodike një herë në muaj, ne bëjnë bilancin se ku duhet të përmirësohemi apo çfarë mund të bëjmë më tepër,” shtoi ai.

Në seminaret dhe konferencat e mbajtura në këtë qendër i vihet theksi në bashkëjetesës dhe harmonisë midis feve të ndryshme dhe mbajtjes së distancës nga të rinjtë ndaj fanatizmit dhe ekstremizmit. Aktivitet e Qendrës kundër ekstremizmit të dhunshëm fetar në qarkun e Elbasanit, gjatë vitit të fundit janë mbështetur me një fond të posaçëm nga bashkia e Elbasanit.

Aktivitet e Qendrës variojnë nga leksione të hapura nga priftërinj dhe imamë e deri tek pikniket në natyrë, duke përfshira 50 të rinj dhe të reja çdo muaj.

Jusuf Gjevori është një nga imamët të cilët aderojnë në Qendër prej vitesh dhe jep leksione mbi harmoninë fetare. Ai shprehet se komunikimi me të rinjtë që vijnë nga kultura fetare të ndryshme është një sfidë; ndryshe nga komunikimi me besimtarët pas faljes së ditës së premte në xhami.

“Në punën time si imam prej vitesh jam mësuar të flas përpara të rinjsh që i përkasin besimit islam. Kishte një mënyrë të caktuar komunikimi me ata, sepse çdo të premte ju flisja atyre në xhami, por në kemi terminologjinë tonë dhe e kemi shumtë të lehtë të kuptohemi mes nesh,” u shpreh Gjevori.

“Fillimisht kur mu prezantua ideja për të folur përpara të rinjve nga të katër komunitetet m’u duk e vështirë. Jo së është diçka që nuk arrija ta kryeja por nuk e dija a do të më kuptonin të rinjtë nga komunitete e tjera fetare,” ai shtoi.

At Emilio Valente, prifti Italian që udhëheq Kishën Katolike në Elbasan, shprehet se veçantia e Qendrës në Elbasan është suksesi i saj për të bërë bashkë të rinjtë nga katër komunitete fetare.

“Nga përvoja ime mund të them se fillimisht të rinjtë nga pala katolike, myslimane, ortodokse ose bektashiane, kur afrohen në qendrën tonë janë pak skeptik por më pas i lënë mënjanë paragjykimet,” tha Valente.

“T’i bësh këto të rinjtë të bashkëpunojnë për një kauzë të mirë do të thotë t’i lëmë me një anë paragjykimet tona, sepse secili nga ne në masa të ndryshme ka paragjykime ndaj një individi ose një feje,” ai shtoi.

Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse, At Stavri Cipa shprehet se edhe pse Qendra nuk predikon një teologji fetare të caktuar, ajo i afron të rinjtë me zotin duke ndarë të gjithë vlerat që religjonet kanë të përbashkëta.

“Ajo që e bën të veçantë këtë qendër është fakti se nuk propagandohet  teologjia fetare e mirëfilltë si mësim i Kuranit apo i Biblës, por pjesëmarrësve u flitet në emër të një Zoti të vetëm i cili krijojë botën dhe njerëzimit,” tha At Stavri.

“Të jesh katolik, ortodoks, mysliman apo bektashi nuk do të thotë se je superior apo inferior, të besosh tek Perëndia është një vlerë plus tek  njerëzit që i bën ata më human, më social,” ai shtoi.

Vlerësimi i At Stavri Çipës për qendrën ndërfetare ndahet dhe nga myftiu i Elbasanit Agim Duka, i cili shprehet se në të gjitha seminaret e hapura që mbahen në këtë qendër theksi vendoset në harmoninë dhe tolerancën si çelësi për tu kuptuar dhe bashkëpunuar.

“Ne duhet të arrijmë të kuptojmë se çdo njeri është i ndryshëm nga ne, në këtë qasje arrijmë të perceptojmë se çdokush praktikon fenë që dëshiron, atë besim që e bën individin të ndjehet mirë,” tha Duka.

“Në jemi të ndryshëm në bindjet tona, por të barabartë para zotit dhe ligjit. Dobia e kësaj qendre është se arrin ti mbledh bashkë të gjithë besimtarët dhe të promovojë tek ato lirinë e bindjes, vëllazërinë dhe barazinë,” përfundoi ai.

Etiketa: BallkaniBashkiaBashkia e ElbasanitbesimbesimtarëBIRNEkstremizmielbasanKisha KatolikeKishëKlodianakomunitetKrijonKulturaMasaMjaftmyslimaneortodoksParaPunërajonSHshqipShqipërishqiptarestudentSulmi terroristTerroristURAUSAIDviktimaxhami
Tjetri
Të imagjinosh një Breton Uds të ri

Të imagjinosh një Breton Uds të ri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.