AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Bota po ndërton barriera. Ja përse duhet të shqetësohemi

Wolfgang LehmacherngaWolfgang Lehmacher
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Khaled, një fëmijë tetëvjeçar nga Siria, qëndron jashtë stacionit të policisë në Gevgelija, Maqedoni | Foto: Tsvetomir Dimov

Kufijtë po mbijnë kudo në botë që nga Europa deri në planin famëkeq të kandidatit Trump. Por çfarë kostoje ekonomike dhe njerëzore do të kishte rikthimi i vizave brenda shteteve të BE-së?

Fëmijët po luajnë në anën greke të kufirit, të fotografuar nga përtej gardhit nga ana maqedonase më 29 shkurt 2016. (AP Photo/Boris Grdanos)
Fëmijët po luajnë në anën greke të kufirit, të fotografuar nga përtej gardhit nga ana maqedonase më 29 shkurt 2016. (AP Photo/Boris Grdanos)

Në dhjetor 2015, BBC shkroi: “Siguria kufitare e BE-së bëhet mendësia e re”. Jo vetëm Europa, por edhe pjesë më të mëdha të botës po kalojnë nëpër një fazë të disintegrimit: referendumi Brexit, diskutimet rreth përjashtimit të Greqisë nga Eurozona dhe fillimi i ndërtimit të rrethimeve përgjatë kufijve të gjelbër të zonës së lirë Shengen.

Pranë Shengenit, më 14 qershor 1985, në qytetin piktoresk të Luksemburgut, pese vende europiane nënshkrian marrëveshjen që çdoi në krijimin e zonës pa kufij të Europës. Përballë valës së madhe të refugjatëve që kërkojnë azil në Europë, Hungaria bllokoi përparimin e migranve për në pjesën tjetër të Europës dhe ndërtoi një gardh katër metra të lartë me tela me gjemba në kufirin me Serbinë – një vend që nuk është pjesë e zonës Shengen.

Gjithashtu, Austria ka filluar ndërtimin e një barriere anti-migrantë përgjatë Kalimit Brener në kufirin me Italinë. Duke i dhënë fund shpresës nga njëra anë dhe duke pakësuar frikën nga ana tjetër. Megjithatë, jo vetëm vendet e Europës po krijojnë pengesa. Pretendenti presidencial amerikan Donald Trump do të ndërtojë një mur me kufirin meksikan. Rritja e frikës së terroristëve në SHBA ka çuar në prezantimin e politikës së vizave për “disa europianë”.

Kostoja e fshehtë e disintegrimit

Cili do të jetë ndikimi i rikthimit të kufijve? Shtetasit do të përballen me sfidat e harruara prej kohësh: europianët e veriut për shembull do të përjetojnë trafikun e gjatë në pikën kufitare Brener përgjatë rrugëtimit për në destinacionet turistike në jug. Tregjet e punës do të preken gjithashtu: 1.7 milionë njerëz kalojnë nëpër kufijtë europianë çdo ditë për të shkuar në punë. Çmimet e konsumtarëve do të rriten prej ngadalësimit të detyruar dhe përshtatjeve të nevojshme përgjatë zinxhirit furnizues. Pritja dhe koha e inspektimit në kufij do të përfshihet në çmimet e mallrave, si dhe ndryshimet duhen bërë për përmirësimin e koncepteve në-kohën-e-duhur – të aplikuara kryesisht në prodhimin global të industrisë automobil – si dhe në shpërndarjen e mallrave në qendra të caktuara. Shumë nga produktet që janë të disponueshme nga marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale do të zhduken nga raftet e supermarketeve.

Disintegrimi do të prekë edhe pozicionin e konkurrencës. Europa, për shembull mund ta gjejë veten në një situatë disavantazhi me Azinë që po vazhdon të integrohet. Çfarë ndodh nëse TTP arrihet dhe Shengeni shpërbëhet? Mund të ketë gjithashtu edhe rrezik gjeopolitik me Krimenë në Ukrainë dhe ishujt e rinj kinezë në Detin e Kinës Jugore që po nxehin debatin. Teksa barrierat e reja ngrihen në Europë, çfarë mund të shkaktojnë tensionet nga vendet si Spanja, Italia dhe Greqia të cilat po lihen thuajse vetëm përballë valës së migrantëve?

kufijte

Sa efektive janë vizat dhe kontrollet kufitare?

Duke hedhur vështrimin pas: sa e sigurt ka qenë bota me më shumë barriera? A e mbrojtën kufijtë Italinë nga sulmi i vrullshëm i Brigadave të Kuqe në vitet 1970, Spanjën nga ETA, Gjermaninë nga Ushtria e Kuqe dhe Francën nga GIA? A e mbrojtën kufijtë SHBA-në nga sulmet e 11 shtatorit? Sa efektive ka qenë ngritja e barrierave të metalit dhe mureve, telave me gjelba, kullave të vëzhgimit, kutheve dhe fushave me mina për kufirin gjerman nga 1945 deri në 1990? Kërcënimi shpesh gjendet brenda: “Asnjë sulmues i Parisit nuk është identifikuar si një refugjat sirian”, shkroi Mashable.

Forcimi i sigurisë

Bota ka përjetuar dekada të përparimit të integrimit global. Kufijtë gjithnjë e më të hapur dhe shumë partneritete tregtare dhe investimi kanë kontribuar fuqishëm në begatimin dhe pasurimin e njerëzve dhe kombeve. Organizatat ndërkombëtare dhe axhencive që jo vetëm kanë mbështetur zhvillimin global, por gjithashtu kanë krijuar institucionet në krye të përballimit të rreziqeve të pakësimit të barrierave kombëtare. Organizatat kanë zhvilluar lidhje ndërkombëtare dhe shumë platforma bashkëpunimi për të luftuar krimin dhe terrorin janë shfaqur.

Interpoli – Oganizatat Ndërkombëtare e Policisë Kriminale – ka lidhje të forta me Europolin, organizatën që koordinon forcat policore lokale në Europë. Brenda vendeve, ministritë dhe agjencitë po punojnë nga afër. Gjermania, për shembull, ka krijuar GTAZ – Qendrën e Përbashkët Kundër-Terrorizmit – një autoritet autonom dhe platformë bashkëpunimi e përdorur nga 40 agjenci të brendshme të sigurisë.

Sektori privat ka lançuar iniciativat për të mbrojtur stafin dhe asetet kundër terrorizmit dhe kërcënimeve të tjera globale. Që nga sulmet e 11 shtatorit, masat e sigurisë janë shtuar. Sot, individët dhe kompanitë kontrollohet në listat e sanksionit në SHBA dhe Europë. Punonjësit që shfaqen në lista nuk paguhen më dhe kompanitë përjashtohen nga biznesi. Megjithatë, siç tregojnë Dokumentet e Panamasë, nuk i kemi mbyllur të gjitha mundësitë.

Beteja në internet

Media sociale ndihmon terroristët të organizohen dhe të rekrutojnë luftëtarë të rinj. Nga ana tjetër, FBI-ja përdor softuerë të mbikëqyrjes në internet si Carnivore për të identifikuar dhe ndaluar sulmuesit. Organizatat si Entitetet e Kërkimeve për Terrorizmin Ndërkombëtar po skanojnë materiale propagande dhe manuale trajnimi dhe po ndajnë të dhëna me organizata të tjera. Interneti ka mundësinë të rrëzojë kufijtë ndërsa pakëson rreziqet. Sa më shumë njerëz janë aktivë në internet, aq më mirë mund të monitorohen aktivitetet e mundshme terroriste. Por kjo gjë nuk vjen pa shqetësime – siç tregojnë diskutimet mes Apple dhe FBI.

Qeveritë kanë detyrimin të mbrojnë shtetasit dhe të drejtën të kontrollojnë kufijtë. Megjithatë, cilat janë pasojat e disintegrimit të mundshëm te shtetasit, emigratët dhe ekonomia? Fondacioni Bertelsmann paralajmëron se rikthimi i kontrolleve kufitare në Europë do të prodhojë humbje deri në 1.4 trilionë euro për 10 vite.

Ne duhet të kuptojmë dhe të jemi të kujdesshëm me ndikimin e vendimeve tona në ekonomi. Njëkohësisht, përse të mos e aplikojmë arsyetimin ekonomik kur marrim në konsideratë ofrimin ose jo të ndihmës ndaj njerëzve në nevojë?

Etiketa: AppleAustriaazilBEBrexitDonald TrumpekonomiEkonomiaEuroEuropaFBIGjermaniaGreqiaItaliaLokaleMediaminapropagandePunërrezikSHSHBAShengenSiguriasirianSpanjaTerroristTrumpUshtria
Tjetri

Kompania me lidhje me krimin e organizuar kërkon me qira kombinatin armëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.