AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pas politikanëve, edhe të burgosurit kërkojnë ulje dënimi në Maqedoni

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Burgu Idrizovë në Maqedoni. Foto: BIRN

Të burgosurit e Maqedonisë po lançojnë protesta për të kërkuar reduktim dënimi mes zemërimit që shkaktoi vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për të pushuar hetimet kriminale ndaj zyrtarëve të lartë.

Burgu Idrizovë në Maqedoni. Foto: BIRN
Burgu Idrizovë në Maqedoni. Foto: BIRN

Të burgosurit që ankohen për drejtësi selektive kanë njoftuar fillimin e protestave në mesditën e të enjtes në të gjitha burgjet e Maqedonisë, së bashku me mitingje paralele përballë burgjeve ku të afërmit e tyre, mbështetës dhe OJQ të të drejtave civile do të shprehin pakënaqësinë e tyre.

Protestat vijnë pasi Presidenti Gjorge Ivanov refuzoi kërkesën për uljen e dënimeve të paraburgosurve që u nënshkrua nga mbi 2.200 të burgosur, më shumë se dy të tretat e të gjithë atyre që u është hequr liria në vend.

“Ata [të burgosurit] nuk duan të lirohen, por të marrin një 30 për qind ulje në dënimet me burg,” tha avokati Zvonko Davidoviç, i cili i dorëzoi presidentit peticionin.

Davidoviç tha se të burgosurit janë të zemëruar nga përgjigjja që morën prej presidentit, i cili i instruktoi ata të nënshkruajnë kërkesa individuale dhe të heqin dorë nga avokati për t’u marrë në konsideratë.

“Njëkohësisht, presidenti fali gjysmën e elitës politike dhe bashkëpunëtorët e tyre pa një ligj ekzistues dhe pa i kërkuar ata të njëjtën gjë. Këto janë standarde të dyfishta dhe drejtësi selektive… të dënuarit ndihen të diskriminuar ndaj kësaj,” tha ai.

Protestat vijnë në kushtet e një krize të thellë politike në vend, e cila shpërtheu më 12 prill, kur presidenti Ivanov befas ndaloi hetimet penale për 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre, shumica e të cilëve vijnë nga radhët e partisë kryesore qeverisëse VMRO DPMNE e ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

Prokuroria Speciale e Maqedonisë, e ngritur vjeshtën e kaluar si pjesë e një marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE që ka për qëllim dhënien fund të krizës politike në vend, po kryente hetime për  krime të nivelit të lartë të shpallura nga përgjimet e paligjshme që u publikuan vitin e kaluar nga opozita e vendit.

Gruevski ishte subjekti i gjashtë hetimeve të anuluara me urdhër të presidentit, që provokoi një sërë protestash të vazhdueshme anti-qeveritare në mbarë vendin, të cilat u quajtën “Revolucioni Shumëngjyrësh”.

Protestuesit në kryeqytet hodhën topa boje në Gjykatën Penale të Shkupit të martën, duke kërkuar vendosjen e sundimit të ligjit dhe krijimin e një gjyqësori të pavarur. Ata akuzojnë VMRO DPMNE se kontrollon sistemin ligjor.

BE-ja dhe SHBA-të kanë kërkuar gjithashtu që Ivanov të tërheqë vendimin e tij, për të ringjallur përpjekjet që zgjidhjen e krizës maqedonase dhe për të vënë reformat e planifikuara që do të siguronin zgjedhje të drejta në rrugë të mbarë.

Për vite të tëra, raportet e Avokatit të Popullit kanë përshkruar kushtet në burgun më të madh të Maqedonisë, Idrizovë, si dhe në objektet e tjera të paraburgimit, si nën-standard.

Burgjet janë kritikuar për infrastrukturë të keqe, mbipopullim dhe kujdes të pamjaftueshëm shëndetësor, si dhe për faktin se shumë të varur nga droga nuk marrin trajtimin e duhur.

BE-ja gjithashtu ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Maqedoninë për gjendjen e burgjeve të saj, duke i përshkruar ato si të vjetra, të mbipopulluara dhe pa staf.

Kushtet në Idrizovë janë theksuar si më alarmante, sepse burgu ka kapacitet për rreth 900 njerëz, por mban më shumë se dyfishi i atij numri.

BIRN kërkoi një koment në lidhje me protestën e planifikuar nga Lidija Gavrillovska, kreu i Administratës së Burgjeve të Maqedonisë, që është e ngarkuar me drejtimin e burgjeve të vendit, por mori përgjigje në kohën e publikimit.

Në raportin e saj të fundit vjetor për punën e administratës së burgjeve Gavrilovska tha se kishte ndërmarrë “aktivitete të rëndësishme për të përmirësuar procesin e risocializimit të të burgosurve dhe përmirësimin e kapaciteteve të akomodimit, si dhe për rritjen e kapacitetit të stafit të burgjeve”.

 

Etiketa: BEBIRNBurgDrogaGjykatëGjyqGruevskihetimeHetimetKrimekrizeLigjLiriaMaqedonimarrëveshjeNikola GruevskiOpozitaProkuroriaProkuroria SpecialeProtestaProtestatPunëPunëtorPunëtorëSHSHBAtë drejtauljeVendimiVMRO DPMNEzgjedhje
Tjetri
Oligarku bullgar plaçkiti bankën e vet para falimentimit

Oligarku bullgar plaçkiti bankën e vet para falimentimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.