AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Oligarku bullgar plaçkiti bankën e vet para falimentimit

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tsvetan Vasilev në Sofie. | Foto: CCB Archive

Një raport mbi falimentimin e Bankës Tregtare Korporative akuzoi ish pronarin e saj Tsvetan Vasilev se ka blerë 1.25 miliardë euro asete të bankës përmes kompanive të lidhura me të.

Tsvetan Vasilev në Sofie. | Foto: CCB Archive
Tsvetan Vasilev në Sofie. | Foto: CCB Archive

Tsvetan Vasilev, një bankier bullgar që tashmë jeton në ekzil në Serbi, plaçkiti 2.5 miliardë leva (rreth 1.25 miliardë euro) nga Banka Tregtare Korporative (CCB sipas akronimit në anglisht) para se banka të falimentonte, bëhet e ditur nga një raport i kompanisë konsulente ndërkombëtare AlixPartners, raport që u bë publik këtë javë.

Sipas AlixPartners, e cila qe punësuar për të menaxhuar falimentimin dhe për të gjurmuar asetet e ÇB, banka veproi si një skemë piramidale, duke dhënë kredi të pasiguruara për një rrjet kompanish të lidhura me Vasilev.

“Analiza jonë e aktivitetit komercial të CCB nga viti 2009 zbulon përdorimin në shkallë të gjerë të kreditit për klientët si kanal për nxjerrjen e gabuar apo ilegale të fondeve nga banka,” shkruhet në raportin e AlixPartners.

“Duket se në shumicën e rasteve, kjo sasi parash u përdor në përfitim të aksionerëve realë të shumicës të bankës, z. Vasilev, ortakëve dhe enteve të lidhura me to.”

Raporti konfidencial prej 500 faqesh, u bë publik të martën, pas amendimit të ligjit të Bullgarisë për falimentimin e bankave, i cili nuk lejonte publikimin.

Raporti gjurmon operacionet bankare të CCB nga janari 2009 deri në mars 2015, duke zbuluar një portofol prej 472 kredish të papaguara te 243 huamarrës korporativ.

Më shumë se gjysma e kredive iu dhanë kompanive të lidhura me pronarin, pretendoi raporti.

“Ka lidhje shumë të fuqishme mes klientëve-huamarrës,” shkruhet në raport.

Auditorët janë pesimistë sa i përket mundësisë për të rikuperuar paratë, duke vlerësuar se vetëm 650 deri në 800 milionë leva (mes 325 dhe 400 milionë eurove) mund të merren sërish nga kredimarrësit.

“Për shkak se shumica e përfituesve kanë sipërmarrje jofunksionale, ka shumë pak garanci ose garancitë janë të pavlefshme,” shkruhet në raport.

Raporti veçon tetë kompani të cilat morën më shumë se 1 miliardë leva kredi (gjysmë miliardi euro).

Mes tyre janë kompania e telekomunikacionit Vivacom, shitësi me pakicë i karburanteve Petrol dhe Fabrika e Xhamit në Serbi.

ÇB i pati dhënë 221 milionë leva kredi Fabrikës Serbe të Xhamit përmes dy kompanive të lidhura – Glass Industry dhe Balkan Glass, të regjistruara në Serbi në konsorcium me një kompani të quajtur Rubin.

Sipas raportit, Balkan Glass dukshëm qe regjistruar me synimin e vetëm për të financuar aktivitetet dhe deficitet e Fabrikës Serbe të Xhamit, e cila kishte raportuar vazhdimisht humbje.

Asnjë nga kreditë e dhëna nuk u pagua.

AlixPartners kritikoi gjithashtu rregullatorin e sistemit bankar të Bullgarisë, Bankën Kombëtare të Bullgarisë dhe kompaninë audituese të CCB, KPMG – për neglizhencë dhe inaktivitet në zbulimin e parregullsive që sollën kolapsin e bankës.

As Banka Kombëtare e Bullgarisë dhe as KPMG nuk reaguan ndaj raportit deri më tani.

Vasilev ka jetuar në Beograd që nga viti 2014, ku mbërriti pak ditë pasi ÇB falimentoi në kolaptin më të madh bankar në historinë e Bullgarisë. Asetet e humbura të bankës vlerësohen në 2 miliardë euro.

Bullgaria ka kërkuar ekstradimin e tij, por procesi i ekstradimit gjendet në Gjykatën e Lartë në Beograd. Vasilev pretendon se do të vuajë përndjekje në Bullgari dhe raportohet se ka aplikuar për azil politik në Serbi.

Etiketa: azilBeogradBullgariBullgariaEuroGjykatëkrediParaProcesi i ekstradimitPunëraportRaportiSerbi
Tjetri
Lufta, Paqja dhe Uji

Lufta, Paqja dhe Uji

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.