AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Fushata solidarizuese i jep kurajë komunitetit LGBTI në Shqipëri

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e Ambasadës Hollandeze në Tiranë mbështesin Tirana Gay PRide | Foto nga : Facebook

Një fushatë në mbështetje të Tirana Gay PRide ka arritur të tërheqë shumë mbështetës të komunitetit LGBTI në Shqipëri, duke u dhënë pjesëtarëve shpresën se shoqëria mund të jetë më e hapur ndaj preferencave të tyre seksuale.

Përfaqësuesit e Ambasadës Hollandeze në Tiranë mbështesin Tirana Gay PRide | Foto nga : Facebook
Përfaqësuesit e Ambasadës Hollandeze në Tiranë mbështesin Tirana Gay PRide | Foto nga : Facebook

Qindra mbështetës të komunitetit LGBTI, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe figura publike në Shqipëri dhe rajon, janë bërë pjesë e fushatës sensibilizuese #Kurajo, e cila synon t’i nxisë pjesëtarët e komunitetit të shfaqin haptazi seksualitetin e tyre.

Fushata filloi pas postimit të një fotoje nga një aktivisteje dhe më pas u bë një hit, kur qindra mbështetës, pjesëtarë të komunitetit, gazetarë dhe madje edhe ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi pozuan me foton e eventit  të paradës së përvitshme me biçikleta Tirana Gay PRide, që do të mbahet më 11 maj.

“Vendosa të marr pjesë në fushatën #kurajo kur u bë një nismë në rrjetet sociale. Unë dhe bashkëshorti im kemi shumë miq që janë pjesë e komunitetit LGBTI dhe doja të tregoja mbështetje për ta,” tha për BIRN, Kostana Morava, gazetare radiofonike në Shqipëri.

“Shpresoj që sa më shumë mbështetës t’i bashkohen paradës së këtij viti për të parë nga afër se edhe këta persona janë si gjithë të tjerët, të cilët kanë dashuri për të dhënë dhe që u vijnë gjërat shumë natyrshëm”, shtoi ajo.

Aleancat LGBT dhe ProLGBT e kanë përdorur tradicionalisht rrjetin social Facebook për ta shtrirë komunikimin te më shumë njerëz, si për të sensibilizuar shoqërinë, ashtu edhe për të tërhequr mbështetje.

“Pjesëtarët e komunitetit janë të habitur dhe të prekur nga solidarizimi i treguar këtë vit. Mesazhi #kurajo, arriti tek ata dhe i dha shpresë për më shumë pranim në shoqëri,”  tha për BIRN Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës LGBT në vend.

“Komuniteti ynë përballet ende me stigmatizim dhe sfida nga familja dhe shoqëria, gjë që do të ndalojë disa prej pjesëtarëve të marrin pjesë në paradën e këtij viti. Por për herë të parë, falë fushatës, disa prej tyre patën kurajën të shfaqen me fytyrë në mbrojtje të të drejtave të tyre”, shtoi ajo.

Parada e pestë në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri do të ushtrojë presion për miratimin e të drejtave të barabarta të bashkëjetesës së personave të gjinisë së njëjtë, ndërsa tre çifte të komunitetit do të provojnë të sfidojnë sistemin përmes litigimit strategjik.

“Arsyeja përse mbështes dhe marr pjesë në lëvizjen për të drejtat e komunitetit jo-heteroseksual është sepse besoj se orientimi seksual nuk i përcakton vlerat e tua si njeri. Orientimi seksual nuk të bën prind, fëmijë, mik, qytetar apo profesionist më të mirë,” tha për BIRN Adela Halo, doktorante në Historinë e Mendimit Politik dhe Drejtësi në universitetin Queen Mary në Londër.

Raport-Progresi i Komisionit Europian u shpreh në nëntor të vitit të kaluar se ndërgjegjësimi për të drejtat e komuniteti LGBTI në Shqipëri është ende i pakët dhe se Shqipëria duhet të eliminojë nga legjislacioni i saj diskriminimin ndaj personave transeksualë dhe interseksualë.

Etiketa: aktivistBashkëshortiBIRNBledi ÇuçiFacebookfushatagazetargazetareKomuniteti LGBTILGBTLondërmbështetjembrojtjerajonraportRrjetet socialeshqipShqipëriShqipëriastigmatizimTiranaXheni Karaj
Tjetri
Organizata terroriste fantazmë trazon gjyqësorin kosovar

Organizata terroriste fantazmë trazon gjyqësorin kosovar

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.