Katër koalicione opozitare serbe po vazhdojnë të kërkojnë hetimin e plotë të parregullsive të pretenduara gjatë zgjedhjeve të prillit, ku fitoi Partia Progresive Serbe e kryeministrit Aleksandër Vuçiç dhe kërkojnë reformim të sistemit zgjedhor.
Katër koalicionet e opozitës thanë se nuk do ta rrëzojnë kërkesën e tyre që të gjitha parregullsitë e pretenduara të hetohen plotësisht nga Komisioni Zgjedhor i Republikës, RIK, edhe pse të gjithë ata arritën të siguronin ndenjëse në parlament në zgjedhjet e 24 prillit.
Koalicionet rreth Partisë Demokratike, Partisë Sociale-Demokrate, Lëvizjes Mjaft dhe Partisë Demokratike të Aleancës Serbi- aleancës thanë gjithashtu se do të kërkojnë reformimin e legjislacionit zgjedhor të Serbisë, që sipas tyre është plot me gabime sistematike.
Bosko Obradoviç, presidenti i Dverit të ekstremit të djathtë, i tha BIRN se opozita do të prodhojë një raport përfundimtar për zgjedhjet parlamentare që do të përmbledhin të gjitha raportet e lëshuara nga RIK.
Koalicioni gjithashtu do të kërkojë të shohë të gjitha dokumentet zgjedhore të RIK, listat e zgjedhësve dhe të dhënat e vendvotimeve.
“Në fund, ne do të sugjerojmë reformimin e të gjithë legjislacionit zgjedhor në mënyrë që këto gjëra të mos ndodhin përsëri,” tha Obradoviç.
Pas zgjedhjeve më 24 prill, katër grupet opozitare e akuzuan Partinë Progresive Serbe për manipulim të zgjedhjeve dhe kërkuan dorëheqjen e kryetarit të RIK Dejan Gjurgjeviç dhe drejtorit të Institutit të Statistikave, Miladin Kovaçeviç.
Ata gjithashtu organizuan një protestë të shtunën në Beograd, e cila tërhoqi disa mijëra përkrahës.
Opozita pretendoi se kishte prova të shumta që sugjeronin se zgjedhjet ishin të manipuluara, duke pretenduar se kishin votuar të vdekurit dhe qytetarët jo-ekzistentë dhe se kutitë e votimit ishin ngatërruar.
Dyshimet e tyre të mashtrimit u ngritën edhe më tej nga fakti se presidenti i RIK, Dejan Gjurgjeviç, është anëtar i Partisë Progresive Serbe, e cila fitoi zgjedhjet.
Një ditë pas votimit, Djurdjeviç mori pjesë në një takim të kryesisë së Partisë Progresive.
Tamara Spaiç, një zëdhënëse e Lëvizjes Mjaft, tha për BIRN se “profesionalizimi i RIK” ishte i domosdoshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të lira.
“Komisioni Zgjedhor i Republikës nuk mund të jetë një organ i partisë”, tha Spaiç.
Edhe pse katër koalicionet e opozitës kanë ideologji të ndryshme, ato thanë se janë bashkuar përkohësisht për të mbrojtur demokracinë.
Megjithatë, si Obradoviç dhe Spaiç thanë se edhe pse do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në çështje të ngjashme, ata nuk do të krijojnë asnjë aleancë politike për shkak të dallimeve të tyre të mëdha.
“Ne duhet të jemi realistë. Mund të bashkëpunojmë për gjëra të shumta, por duhet të jemi të vetëdijshëm për mosmarrëveshjet tona të forta politike,” tha Obradoviç.
Sipas rezultateve paraprake të RIK nga 24 prilli, me 99.82 për qind të votave të numëruara, Partia Progresive Serbe ka fituar 48.24 për qind të votave.
Pesë koalicionet e tjera ia dolën ta kalojnë pragun prej pesë për qind të votave të nevojshme për të siguruar vend në parlament – Partia Socialiste (10,96 për qind) , Partia Radikale Serbe (8.11 për qind) , Partia Demokratike (6.03 për qind), Lëvizja Mjaft (6.03 për qind) dhe Partia Social Demokratike (5.02 për qind) .
Votimi u krye përsëri të mërkurën në 15 vendvotime për shkak të ankesave për parregullsi.