AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Nga lufta në luftë, udhëtimi i boshnjakut drejt Sirisë

Amer JahicngaAmer Jahic
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Ibrahim Deliç, që luftoi përkrah trupave muxhahidine në luftën Boshnjake dhe që tani po gjykohet për pjesëmarrje në konfliktin sirian, thotë se zemërimi për vuajtjen që pa në Lindjen e Mesme e bëri atë të udhëtonte atje.

ibrahim delic, birn
Ibrahim Deliç. Foto: BIRN

Një anëtar i vijës së ashpër së lëvizjes myslimane Salafi, Ibrahim Deliç thotë se kureshtja dhe një ndjenjë e solidaritetit e ka udhëhequr atë nga fshati i tij në Gornja Boçina pranë Maglajt drejt luftës në Siri, të cilës iu bashkua në verën e vitit 2013. Ai tani është në gjyq për anëtarësim në një njësi terroriste.

Deliç, i cili mbushi 45 vjeç në janar, është me aftësi të kufizuara dhe mund të ecë vetëm me paterica.

Ai i tha BIRN se jeta e tij ndryshoi përgjithmonë në vitin 1992.

Gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë dhe Hercegovinë, ai ka jetuar në Zeljezno Polje, afër Zhepçe, me të atin dhe të ëmën. Familja praktikonte versionin tradicional boshnjak të islamit në atë kohë, dhe Deliç ndjente ai e dinte pak për besimin e tij.

Në moshën 24-vjeçare, ai u bashkua me njësinë lokale të Ushtrisë Boshnjake.

Në vjeshtën e vitit 1992, ndërkohë, një grup i luftëtarëve të huaj – të ashtuquajturat muxhahidët – erdhën në zonën ku ai jetonte. Ata filluan të shoqëroheshin dhe shkuan të luftojnë së bashku, dhe me kalimin e kohës Deliç pranoi versionin e tyre militant Salafi të Islamit.

“Do të thosha se kuptuam islamin e vërtetë dhe e pranuam atë realisht. I ndoqëm ligjet islame në jetën e përditshme”, shpjegon Deliç.

Gjatë luftës, ai u bë një ” komandant moral” i njësisë së tij dhe një nga oficerët e saj.

“Një person që është një moralist jep leksione dhe udhëheq veprimet”, ai sqaroi, duke thënë gjithashtu se ishte plagosur dy herë.

I tmerruar nga lajmi nga Siria

Pas përfundimit të luftës në vitin 1995, Ibrahim e përshkroi vendin duke dhënë leksione mbi besimin.

Në vitin 2005, ai shkoi në Damask të Sirisë me familjen e tij në mënyrë që të merrte edukim të mëjteshëm në lidhje me fenë që praktikonte.

Por ata nuk qëndrojnë për një kohë të gjatë. U kthyen në shtëpi pas vetëm një viti për shkak se Ibrahimi e pa “se gjërat nuk do të përfundonin mirë, Amerika tashmë ishte duke bërë kërcënime [kundër Sirisë]”. Menjëherë pas kësaj, ata blenë një shtëpi në Gornja Bocinja.

Luftimet mes qeverisë dhe rebelëve islamikë të presidentit Bashar al-Asad që u përpoqën të përmbysin regjimi i tij shpërthyen në Siri në vitin 2011.

Teksa Deliç ndiqte lajmet nga Siria nëpërmjet internetit dhe televizionit, ai u trondit nga krimet që pa.

“Ç’ka më mërziti më shumë ishte të shihja në internet fëmijë që vrisnin burra dhe gra – vuajtja,” kujton ai.

“Lufta në Bosnje mu shfaq para syve. E dija se nuk mundesha të luftoja [atje], por doja të shihja dhe të paktën të shkoja, t’i jepja mbështetje atyre njerëzve,” tha ai.

Ndërsa konflikti vazhdoi në Siri, ndikimi i grupeve si Shteti Islamik dhe Fronti Al- Nusra u rrit. Këshilli i Sigurimit i OKB-së i futi të dy grupet në listën e organizatave terroriste në maj 2013.

Ndërkohë, gjithnjë e më shumë myslimanë nga e gjithë bota u bashkuan me ta. Të ardhurit e parë nga Bosnjë-Hercegovina u regjistruan në vitin 2012.

Sipas Agjencisë së Hetimit dhe Mbrojtjes së Shtetit të Bosnjës, rreth 200 boshnjakë kanë kaluar kohë në fushëbetejat siriane, ku nisjet më masive kanë ndodhur në vitin 2013, atëherë kur edhe Deliç u largua.

“Nuk doja të shkoja si një ushtar, pasi nuk isha në gjendje për këtë; Isha tashmë 90 për qind me aftësi të kufizuara,” shpjegoi ai.

Para se të largohej për në Siri, Deliç mbajti një mbledhje – një predikim – për situatën në Siri dhe rreth xhihadit, të cilin ai e publikoi në YouTube në qershor 2013.

“Xhihadi është këtu deri në ditën e gjykimit. Shkoni njerëz, do ta humbisni trenin, veçanërisht vëllezërit në Bosnjë të cilët kanë humbur shumë trena,” tha ai.

“Shkoni vëllezër, luftoni… nuk e di, o vëllezër, a ke parë xhihadin dhe bukurinë e tij. Keni mësuar të huhasni erën e barutit… dhe të armëve tymuese? Është një erë e mirë, vëllezër. Qelbet për disa; për mua është e mirë,” shtoi ai.

Nisja për në Lindjen e Mesme

Armë të reja të prodhimit amerikan po i jepen vullnetarëve fisnorë suni për të luftuar Shtetin Islamik me synimin e rimarrjes nën kontroll të qytetit të Ramadit në Irak. Armët u dorëzuan më 3 shtator 2015 me synimin që militantët suni të Shtetit Islamik të luftohen nga irakenë të Islamit suni për të shmangur elementin sektar të përplasjes. (AP Photo)
ISIS në Lindjen e Mesme (AP Photo)

Në fund të korrikut të vitit 2013, Deliç u nis për në Siri me dy miq, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij qëndruan në shtëpi.

Ata fluturuan nga Sarajeva për në Stamboll. Ai thotë se të gjithë e dinin se ku po shkonin, por shton se, në atë kohë, të shkoje në Siri nuk ishte e ndaluar në Bosnjë.

Ata shpejt arritën në kufirin turko-sirian, ku hasën refugjatë të shumtë nga Siria. Imazhi i një djali refugjat i goditi ata.

“Ai nuk kishte asgjë për të veshur. E mora, ky ishte një nga veprimet e mia më të mira, e mora atë dhe e çova në një dyqan ku i bleva veshje. Pashë shumë gëzim në sytë e tij,” kujton ai.

Me kalimin e kufirit, Deliç shkoi në një nga kampet e refugjatëve nga ku ai vazhdoi për në një kazermë të vogël.

“Thjesht raportoje në kazermë, ose në rrugë apo në shtëpinë e dikujt. Unë raportova ata të kazermës ku disa boshnjakët ishin tashmë atje,” shpjegoi ai.

Ai tha se një grup boshnjakësh dhe arabësh, atëherë iu afruan dhe shkuan së bashku në qendrën kryesore të njësisë në qytetin Haritan.

Por Deliç thotë se ai nuk e pëlqeu pamjen e njësisë.

“Kishte një përzierje të njerëzve në atë njësi, çeçenë dhe të tjerë… Nuk desha të nënshkruaj në atë njësi dhe bashkëqytetarët e mi nga Maglaj nuk deshën gjithashtu,” tha Deliç.

Ai këmbënguli se nuk kishte të bënte  me njësinë, por vetëm sa hëngri dhe fjeti atje. Ai thotë se e kaloi kohën duke vizituar qytetet dhe 10 deri në 15 ditë pas mbërritjes së tij, mbajti një predikim gjatë Bajramit.

“Allahu i do ata që luftojnë pa u trembur… Nuk do të ketë asnjë përçarje në këtë udhëtim, vëllezër. Është më e keqe kur dikush ndahet në këtë udhëtim se sa kur ata ndahen në kohë paqeje,” tha ai në predikimin e tij.

“Kur dikush iu bën thirrje për të ndihmuar besimin, ju jeni të detyruar të shkoni. Ata që nuk kanë ardhur nuk e dinë gjendjen e gjërave në Siri,” shtoi ai.

Ai i tha BIRN se u përpoq të organizojë luftëtarët nga Bosnja në një njësi. Ai beson se rreth 70 deri në 90 boshnjakë ishin në Siri gjatë asaj kohe, kryesisht të rinj.

“Kam kërkuar të bashkoj boshnjakët atje në një njësi, në mënyrë që ata të mund të kujdeseshin për njëri-tjetrin”, sqaroi Deliç.

Në mes të gushtit të vitit 2013, Deliç shkoi në qytetin e Azazit, ku ai thotë se qëndroi deri në kthimin e tij në Bosnje. Ai thotë se dha leksione fetare për ushtarët atje.

Ai erdhi në shtëpi në fillim të shtatorit, pasi vëzhgoi atë që ai tha se ishte një “xhihad i çorganizuar” në Siri, si dhe një “grindje midis myslimanëve”.

“Askush nuk dëgjonte askënd dhe të gjithë kishin një mendim të tyrin,” tha ai.

“Unë veçanërisht nuk e pëlqej këtë, sepse jemi mësuar ndryshe në Bosnjë,” shtoi ai. Ai nuk pati sukses në bashkimin e luftëtarët boshnjakë në një njësi.

Arma e gjetur në shtëpi

Në verën e vitit 2014,  Bosnja e ndryshoi ligjin për ta kthyer në vepër penale luftën jashtë vendit.

Deliç u arrestua dhe u akuzua në shtator 2014, gjatë një operacioni të koduar Damask (Damasku), së bashku me disa anëtarë të tjerë të komunitetit Salafi.

Gjatë arrestimit, hetuesit SIPA gjeti një pushkë pa leje në shtëpinë e tij dhe dhjetë bomba.

Ai thotë se bombat ishin në shtëpi, kur ai e bleu dhe se ai nuk donte të kishte të bënte me to, kështu që i la aty. Ai thotë se e kishte pushkën, ngaqë në pyll kishte ujq dhe arinj që hanin delet vendase.

Deliç u lirua në pritje të gjykimit, i cili është ende në vazhdim.

Ai tha se pret që të lirohet, bazuar në pretendimin e tij se nuk i është bashkuar me të vërtetë ndonjë grupi që ishte shpallur si njësi terroriste, dhe në faktin se Bosnja e ka bërë vepër penale pjesëmarrjen në konflikte të huaja vetëm pasi ai u kthye nga Siria.

“Nuk është e vërtetë që unë paraqes ndonjë kërcënim për shtetin, paqen, apo shoqërinë”, këmbënguli ai.

Etiketa: AllahuAmerikaArmëBIRNbombaBosnjaBosnjeGjyqgrahasISISKELokaleLuftambështetjeMbledhjemyslimaneOKBoperacionipaktParaSHshtatorShteti IslamikSiriSiriasirianStambollxhihad
Tjetri
Tatuazhet e gjoksit kthejnë gratë përpara pasqyrave në Serbi

Tatuazhet e gjoksit kthejnë gratë përpara pasqyrave në Serbi

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.