AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Boshnjakët hapin muze për kujtimet e fëmijërisë gjatë kohës së luftës

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Logoja e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës. Foto: Facebook.
Logoja e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës. Foto: Facebook.

Një grup banorësh të Sarajevës po krijojnë një muze të kushtuar fëmijërisë gjatë kohës së luftës për të ruajtur sendet dhe kujtimet e boshnjakëve që u rritën përgjatë konfliktit të viteve 1990.

Logoja e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës. Foto: Facebook.
Logoja e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës. Foto: Facebook.

Muzeu i Fëmijërisë së Luftës (Muzej Ratnog Djetinjstva) ende nuk ka një vend të përhershëm në Sarajevë, por po tregon disa nga sendet që ka mbledhur deri më tani në një ekspozitë të përkohshme që do të rrijë hapur deri të shtunën në Muzeun Historik të Bosnjës dhe Hercegovinës në kryeqytet.

Projekti u nxit nga Jasminko Haliloviç, një banor i Sarajevës i cili fillimisht filloi të mblidhte materiale nga njerëzit që u rritën gjatë konfliktit boshnjak dhe që i botoi ato në vitin 2013 në një libër të quajtur “Fëmijëria e Luftës”.

“Kur fillova të punoja me librin tim, i kërkova njerëzve të më dërgonin disa kontribute të kujtimeve të fëmijërisë së tyre të luftës. Më shumë se 1,000 njerëz u përgjigj,” tha Haliloviç për BIRN.

“Me kalimin e kohës, kuptova se shumë prej tyre ende kishin gjëra që i kishin ruajtur edhe për 20 vjet pas luftës, se ata ende i lidhin kujtimet nga lufta me këto sende dhe se ata kanë një dëshirë të madhe për të ndarë historitë e tyre. Kështu më lindi fillimisht ideja e krijimit të këtij muzeu,” tha ai.

Deri më tani, Muzeu i Fëmijërisë së Luftës ka mbledhur më shumë se 2,000 artikuj dhe mbi 70 orë incizime nga fëmijët e luftës.

Sendet e paraqitura në ekspozitën e përkohshme janë kryesisht sende personale që kanë fituar një domethënie të veçantë për fëmijët që i kishin ato në pronësi gjatë luftës, bashkë me fotografi, letra dhe ditarë personalë.

Ndër to, janë dhe këpucë baletit të dhuruara nga një banore e Sarajevës e quajtur Mela, i cili ishte tetë vjeçe kur filloi rrethimi i qytetit nga forcat serbe të Bosnjës në vitin 1992.

Këpucët e baletit të Melës në Muzeun e Fëmijërisë së luftës. Foto: Facebook.
Këpucët e baletit të Melës në Muzeun e Fëmijërisë së luftës. Foto: Facebook.

Në atë kohë, Mela donte të bëhej një prima balerina në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, por lufta e pengoi atë të realizonte ëndrrën e saj.

“Ky muze është një mundësi për ne, të cilët ishim fëmijë gjatë luftës në Bosnjë, për të rikujtuar jetët tona gjatë kohës së luftës pa asnjë lloj paragjykimi nacionalist apo urrejtje,” tha ajo për BIRN.

“Ne ishim shumë të vegjël dhe s’dinim asgjë për situatën politike në atë kohë, kështu që mundemi thjsht të ndajmë të vërtetën për luftën dhe përvojën tonë personale,” shtoi ajo.

Një tjetër banor i Sarajevës, Filip Andronik, dhuroi koleksionin e tij të vjetër të paketimeve të ushqimeve të ndihmave humanitare që i kishte mbledhur kur ishte fëmijë gjatë luftës.

“Adoleshentët gjithmonë kërkojnë një lloj argëtimi,” tha Andronik për mediat boshnjake.

“Për mua, mbledhja e paketimeve të ndihmave humanitare më shoi etjen për të koleksionuar gjëra,” tha ai.

Haliloviç tha se ai shpresonte se autoritetet në fund do t’i sigurojnë muzeut një shtëpi të përhershme.

“Këshilli Komunal i Sarajevës së Vjetër ka deklaruar në mars se projekti ynë kishte një rëndësi prioritare. Megjithatë, deri më tani, askush nuk na ka dhënë një vend të përhershëm,” tha ai.

Pas 14 majit, ekspozita e përkohshme do të lëvizë në qytete të tjera Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe Haliloviç tha se ai donte të përfshinte kujtime të luftës nga fëmijët jashtë kryeqytetit gjithashtu.

“Ky projekt është i hapur për të gjithë ata që ishin fëmijë gjatë luftës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike,” tha ai.

Etiketa: adoleshentëBanorëBIRNFacebookfotografiLIBLuftaMelaMuzeuSarajevëSH
Tjetri
Nominimi i futbollistit idhnak për në UNESCO habit bullgarët

Nominimi i futbollistit idhnak për në UNESCO habit bullgarët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.