AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Serbët e Kosovës ndihen të përjashtuar nga liberalizimi i vizave

Branislav KrsticngaBranislav Krstic
10 years më parë
në Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Agon Syla, Flickr

Shqiptarët e Kosovës kanë mirëpritur thirrjen e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën, por serbët e Kosovës kanë frikë se ata do të përjashtohen nga kjo e drejtë.

Prishtina. Foto: AP
Prishtina. Foto: AP

Tullumbace blu me yje të verdhë fluturuan si pjesë e festimit në Kosovë, si në rrugët e kryeqytetit, ashtu edhe në zyrën e presidentit, Hashim Thaçi, pasi Kosova hyri më në fund në të ashtuquajturën lista e bardhë e Shengenit më 4 maj.

“Drejt Europës. Lirisht. Me dashuri,” ishte sllogani i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, duke iu referuar të drejtës që sapo fituan shtetasit e Kosovës për të udhëtuar në zonën Shengen të BE-së pa viza.

Megjithatë, këto përfitime nuk do të shtrihen për 100,000 anëtarët e komunitetit serb në Kosovë.

Që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën Beogradi është zotuar të mos e pranojë, Serbia dhe serbët vendas në Kosovë kanë refuzuar dokumentet e lëshuara nga Kosova, përfshirë pasaportat.

Si rezultat, shumica e serbëve në Kosovë – dhe ata që ikën prej Kosovës më parë – mbajnë pasaporta të lëshuara nga “Administrata Koordinuese e Ministrisë së Brendshme Serbe”.

“Kur iu dha liberalizimi i vizave shtetasve të Serbisë [në vitin 2009] , si qytetare e Kosovës, me dokumentet e mia të udhëtimit të lëshuara nga Administrata e Koordinimit në Beograd, unë duhej të merrja një vizë në ambasadat e huaja si në Prishtinë ose në Shkup” tha për BIRN Katarina Gjuriçiç, një studente nga Kosova e Veriut, me popullsi kryesisht serbe.

“Kur shtetasit me pasaporta të lëshuara nga Kosova të marrin liberalizimin e vizave, shpresoj se kjo të mos nënkuptojë se vetëm ne serbët nga Kosova duhet të aplikojmë për viza,” shtoi ajo.

“Pyes veten se çfarë do të bëj , dhe ku të shkoj me këtë pasaportë për të aplikuar për vizë, kur Serbia dhe Kosova së shpejti, janë pjesë e zonës Shengen,” vazhdoi ajo.

Presion për të njohur shtetësinë e Kosovës?

Serbët e Kosovës në Gracanica në qendër të Kosovës. Foto: BETA
Serbët e Kosovës në Gracanica në qendër të Kosovës. Foto: BETA

Që nga viti 2009, shtetasit e Serbisë, me përjashtim të atyre që jetojnë në Kosovë dhe ata që u larguan nga Kosova në vitin 1999, kanë pasur pasaporta biometrike siç e kërkon BE-ja. Këto ishin një kusht i vendosur nga BE për liberalizimin e vizave.

Nga viti 2016 e tutje, Kosova do të lëshojë pasaportat biometrike gjithashtu.

“Çdo shtetas i Kosovës duhet të ketë një pasaportë biometrike për të shijuar të drejtën e lëvizjes së lirë,” tha më 4 mars ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi.

“Më lejoni të jem i qartë. Vetëm pasaportat e Kosovës njihen. Pra, kjo është shumë, shumë e qartë,” shpjegoi më 4 maj Komisioneri i BE-së për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos.

Për shumë serbë megjithatë, marrja e një pasaporte të Kosovës do të thotë njohje e pavarësisë së ish-krahinës serbe nga Beogradi, edhe pse shumë prej tyre tashmë mbajnë kartat e identitetit të Kosovës.

Ata besojnë se kjo është edhe një shenjë që ngadalë, serbët e Kosovës dhe Serbia po detyrohen të pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Adrijana Hoxhiç, kryetarja e administratës komunale në veri të Mitrovicës, tha për BIRN se numri i pyetjeve në lidhje me dokumentet e lëshuara nga Kosova ishte rritur kohët e fundit.

“Tani për tani, qytetarët po bëjnë vetëm pyetje në lidhje me marrjen e dokumenteve dhe pasaportave të lëshuara nga Kosova. Por ne jemi në dispozicion të atyre qytetarëve të cilët vlerësojnë se aplikimi për këto dokumente do të bëjë më të lehtë lirinë e tyre të lëvizjes,” tha ajo.

Serbia ankohet për diskriminim të mundshëm:

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç flet në një tubim në Trepçe të Kosovës. Foto:BETA
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç flet në një tubim në Trepçe të Kosovës. Foto:BETA

Serbia ndërkohë ka njoftuar se do të kërkojë nga BE-ja që të sigurojë liberalizimin e vizave edhe për serbët që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh dokumentet e tyre”.

Zyra e Qeverisë Serbe për Kosovën dhe Metohinë thotë se serbët nga Kosova nuk duhet të diskriminohet për shkak të vendimit të fundit të BE-së.

“Liberalizimi i vizave nuk duhet të zbatohet për një lloj dokumenti, por për të gjithë qytetarët e territorit për të cilët jepet,” tha zyra, duke iu referuar Kosovës.

Zëvendës Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohinë, Dushan Kozarev, thotë të njëjtën gjë.

“Është logjike që të mos diskriminohen ata që mbajnë të njëjtat dokumente në sistemin e Serbisë dhe pasaporta serbe nga territori i Kosovës”, tha ai.

Milica Andriç, drejtor programi pranë një OJQ-je në Mitrovicë, Aktiv, tha se çështja e liberalizimit të vizave për pasaportat e lëshuara nga Serbia për shtetasit e saj që jetojnë në Kosovë ishte thjesht një çështje politike.

Serbët e Kosovës kanë të drejtë për shtetësi të dyfishtë sipas kushtetutës së Kosovës.

Për këtë arsye Andriç thotë se përfshirja e pasaportave të Administratës së Koordinimit në regjimin pa viza është detyrë e Serbisë.

Kur Serbia iu bashkua regjimit pa viza në 2009, ajo i përjashtoi shtetasit e vet që jetonin në territorin e Kosovës.

Shpjegimi për këtë u dha në vendimin e Komisionit Europian në 2009. Në të thuhet se pasaportat serbe nga ky territor do të trajtoheshin ndryshme për shkak të “mundësisë së imigrimit të paligjshëm”.

Ekspertët thonë se ka edhe një shtresë të shtetasve të Serbisë që mund të përjashtohen krejtësisht nga regjimi pa viza nëse pasaportat e Administratës së Koordinimit të Ministrisë së Brendshme nuk përfshihen në regjimin pa viza bashkë me pasaportat e Kosovës.

Kjo i referohet personave që jetonin  në territorin e Serbisë por në një pikë pas 1999 u martuan dhe ndryshuan banim për në Kosovë.

Pasi Kosova nuk i njeh martesat e bëra pas vitit 1999 në sistemin serb, këta njerëz nuk mund të marrin dokumente në Kosovë.

Në sistemin serb, ata mbajnë pasaporta të Administratës së Koordinimit.

Etiketa: AdministrataBEBeogradBIRNdiskriminimHashim ThaçiKartatKomisioneriKosovaKosovëKuçMitrovicëpasaportaPasaportatPrishtinaPunëSerbiaShengenShkupstudenteviza
Tjetri
Logoja e Muzeut të Fëmijërisë së Luftës. Foto: Facebook.

Boshnjakët hapin muze për kujtimet e fëmijërisë gjatë kohës së luftës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.