AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria bëhet pjesë e Strategjisë së Zhvillimit të Rajonit të Adriatikut dhe Jonit

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrat e vendeve dhe komisionerja e BE, Corina Cretu në Dubrovnik gjatë takimit të EUSAIR. Foto: BIRN.

Vendet anëtare të BE-së si Greqia, Italia, Kroacia dhe Sllovenia dhe vendet joanëtare si Serbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja ranë dakord të punojnë së bashku për një strategji zhvillimi për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit.

Ministrat e vendeve dhe komisionerja e BE, Corina Cretu në Dubrovnik gjatë takimit të EUSAIR. Foto: BIRN.
Ministrat e vendeve dhe komisionerja e BE, Corina Cretu në Dubrovnik gjatë takimit të EUSAIR. Foto: BIRN.

Greqia, Kroacia, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Italia, Serbia dhe Sllovenia kanë rënë dakord nën koordinimin e Komisionit Europian për të krijuar projekte të përbashkëta të projektuara për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, infrastrukturën dhe turizmin.

Ministrat e jashtëm dhe ata të integrimit në BE dhe në tetë vendet që morën pjesën në të takimin e së enjtes në Dubrovnik të Kroacisë nënshkruan një deklaratë të përbashkët bashkëpunimi në forumin e parë vjetor të “Strategjisë për Rajonin Adriatik dhe Jonian”, EUSAIR, një forum makro-rajonal i BE-së.

Nisma synon të nxisë projekte rajonale në katër fusha kryesore: zhvillimi blu [detar], transporti, cilësia e mjedisit dhe turizmi i qëndrueshëm.

Strategjia nuk është i mbuluar nga një fond i veçantë, por Komisioni do të promovojë koordinimin e fondeve strukturore dhe ato të Instrumentit të Para-Anëtarësimit, IPA, mes burimeve të tjera europiane me qëllim të financimit të projekteve të përbashkëta.

Komisionerja Europiane për Politikën Rajonale Corina Cretu tha se strategjia ka potencial jo vetëm për të rritur konkurrencën dhe lidhjen në rajon, por edhe për të ndihmuar integrimin.

“EUSAIR promovon bashkëpunimin ndërmjet BE-së dhe vendeve jo anëtare, për t’u siguruar që askush nuk është lënë pas në rrugën e prosperitetit”, tha ajo.

Cretu theksoi se një nga qëllimet kryesore është reduktimi i pabarazisë në mes vendeve anëtare në BE, që i përkasin rajonit dhe atyre joanëtare dhe trajtimi i njëllojtë i çdo vendi që është pjesë e strategjisë.

“Ju siguroj se nuk do të ketë asnjë diskriminim [në projekte mes vendeve], ne duam vërtetë të ndihmojnë Ballkanin dhe ta bëjmë atë më të qëndrueshëm, pasi kjo shumë e rëndësishme për Europën si një e tërë, ” tha Cretu, duke u përgjigjur një pyetje të BIRN se si do të bëhet vendimmarrja për projektet brenda vendeve të EUSAIR.

Ministrat e jashtëm të vendeve joanëtare në BE thanë gjatë forumit se puna me vendet e BE-së dhe Komisionin Europian për të krijuar një strategji të përbashkët në sektorët kyç do të ndihmojë integrimin e tyre në BE.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, megjithatë , tha është e rëndësishme që strategjia të përfshijë edhe Kosovën e Maqedoninë.

“Përfshirja e tyre është e rëndësishme për krijimin e kohezionit territorial në rajon, më shumë se sa të krijohet akses më i mirë në bregdetin Adriatik dhe Jonian”, tha ai.

Ministri i Jashtëm kroat Miro Kovaç tha se vendet e rajonit duhet të ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen për të krijuar vende pune dhe rritje ekonomike.

Për të mundësuar zbatimin e strategjisë, ministrat ranë dakord të krijojnë organe si koordinatorë kombëtarë dhe grupe drejtuese, së bashku me platformën e palëve që do të reflektojë mendimet e profesionistëve nga të gjitha vendet e EUSAIR për katër shtyllat e strategjisë.

Greqia do të kryesojë EUSAIR nga 1 qershori dhe në vitin e ardhshëm do të diskutohen projektet konkrete të ministrive të tetë vendeve.

Etiketa: AdriatikBEBIRNBosnjadiskriminimDitmir BushatiDubrovnikFushaGreqiaItaliaKosovëKroaciaMaliMali i ZiMjedisitnismaParaPunarajonSerbiashqipShqipëriaShqipëria BëhetTurizmi
Tjetri
“Celula” shqiptare në Bruksel, si trafikohej kokaina dhe hashashi në vendet e BE

“Celula” shqiptare në Bruksel, si trafikohej kokaina dhe hashashi në vendet e BE

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.