AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ta kthesh krizën në sukses në Gjermani

Kemal DervişngaKemal Derviş
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Migrantët në Ballkan. Foto: Beta/AP.

Mesazhi që do t’i përcjellë Gjermania botës në menaxhimin e krizës së refugjatëve mund të ketë dy anë të medaljes. Se cila do të mbizotërojë kjo nuk i takon fatit, por bashkëpunimit të vendeve të Europës dhe forcimi të masave për të përballuar sfidat.

Migrantët në Ballkan. Foto: Beta/AP.
Migrantët në Ballkan. Foto: Beta/AP.

Sipas një sondazhi opinioni në fillim të majit nga ARD DeutschlandTREND, mbështetja e partisë popullore i skajit të së djathtës Alternativa për Gjermaninë (AfD) tani është 15 për qind, mbi 5 për qind nga një vit më parë. Mund të jetë ky një trend i rrezikshëm për t’u kundërshtuar?

Zhvillimi i AfD që nga vera e shkuar ka qenë rezultat direkt i shtimit të numrit të refugjatëve – rreth një milionë në vitin 2015, – që kanë hyrë në Gjermani. Mbi të gjitha, partia ka kundërshtuar pranimin e refugjatëve në platformën e saj, që përfshin antagonizëm kundër Bashkimit Europian dhe një program socialist shumë konservativ, të cilit iu shtua haptazi një përmbajtjeje fanatike në konventën e 3 majit të partisë në Shtutgart.

Ende bordi i qendrës politike të Gjermanisë ende vazhdon të qëndrojë. Kristian Demokratët e qendrës së djathtë dhe aleatët e tyre kanë mbështetjen e rreth 33 për qind të elektoratit; Social Demokratët e qendrës së majtë kanë 20 për qind të mbështetjes; dhe Partia e Gjelbër mbështetet nga rreth 13 për qind. Edhe Demokratët e Lirë janë rikuperuar nga kohët e vështira dhe tani kanë 6 për qind të mbështetjes.

Shkurt, forcat politike të moderuara ende gëzojnë mbështetjen e më shumë se 70 për qind të gjermanëve – krahasuar me le të themi Austrinë, ku e skaji i të djathtës ka fituar 36 për qind të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Edhe Partia e Majtë e Gjermanisë, që ka 8 për qind të mbështetjes dhe që nuk përcaktohet tradicionalisht si e moderuar, ka një krah “lindor” më të moderuar dhe një krah “perëndimor” më radikal.

Qëndrueshmëria e forcës së qendrës politike në Gjermani me gjasa reflekton suksesin ekonomik të vendit, që e ka ruajtur për më shumë se një dekadë, edhe teksa shumica e pjesës tjetër të Europës është përballur me sfida të rënda. Pjesërisht ky rezultat vjen për pasojë të euros, që i ka sjell përfitime eksporteve gjermane dhe ka shtuar zhvillimin edhe më shumë nga sa e imagjinojnë shtetasit. Nëse Gjermania do të kishte ende dojçmarkën, punësimi dhe zhvillimi do të ishin penguar nga një valutë më e fuqishme, në bazë të tregtisë, kur filloi kriza ekonomike globale.

Edhe më shumë, Gjermania ka përfituar nga kultura e jashtëzakonshme e konsensusit që zhvilloi në periudhën pas luftës së dytë botërore, ku partnerët socialë dhe partitë politike tregojnë një aftësi të mrekullueshme për të bërë kompromis. Një shpërndarje më e gjerë dhe më e drejtë e aktivitetit ekonomik, bashkë me qeveritë e forta lokale dhe organizatat e shoqërisë civile, kanë kontribuar edhe më shumë në një sens të ëprgjithshëm përmbajtjeje – një sens që i mungon shumë botës këto kohë.

Tani, megjithatë, teksa kriza e refugjatëve nxit populizmin dhe polarizimin politik, themelet e suksesit të Gjermanisë duket se janë nën kërcënim. E ardhmja e Gjermanisë mund të marrë dy rrugë. Bota ka një ndikim të madh në skenarin që do të mbizotërojë.

Skenari i parë është i errët: Gjermania dështon të integrojë refugjatët në aspektin social dhe ekonomik, pakënaqësia politike shtohet dhe të ardhurit zemërohen gjithnjë e më shumë nga vështirësitë që hasin. Çdo hap që ata do të marrin për të shprehur pakënaqësinë do të fuqizojë reagimin e populistëve të krahut të djathtë dhe mund të çojë në dhunë nga të dyja anët.

Nëse, në rastin më të keq, ndodh një sulm terrorist – veçanërisht një që mund të lidhet në një farë mënyre me refugjatët – reagimi populist-nacionalist do të ishte i fuqishëm, me gjasa do të dobësojë thelbin e shoqërisë gjermane. Elementët anti-myslimanë të atij reagimi do të nxisnin ekstremistët fetarë në Lindjen e Mesme, duke konfirmuar në dukje pashmangshmërinë e përplasjes fetare dhe qytetare.

Skenari i dytë do të mund t’i kthente refugjatët në një histori tjetër suksesi. Integrimi i refugajtëve do të vazhdonte në shkallë të arsyeshme dhe të shpejtë dhe Gjermania do të vazhdonte rrugën e saj drejt politikave të moderuara, solidaritetit shoqëror dhe zhvillimit ekonomik. Në kuptim afatgjatë, refugjatët mund të bëjnë një kontribut më të fortë ndaj begatisë gjermane.

Pavarësisht rritjes së AfD, ka shumë arsye për të qëndruar optimistë. Në fund të vitit të shkuar, mijëra gjermanë u mblodhën në stacione treni dhe në rrugë për të mirëpritur grupet e para të refugjatëve teksa mbërrinin. Kudo në vend, komunitetet lokale u mobilizuan për të siguruar strehim, mësim gjuhe dhe udhëzime sociale për refugjatët, që nuk e kishin përjetuar kurrë idenë e një shoqërie të pasur dhe demokratike. Dhjetëra mijëra studentë vepruan si “partnerë ndërmjetësimi” për shokët e klasës refugjatë që nuk flisnin gjermanisht, të cilët mbërritën në vend pa prindërit.

Nëse kjo qasje do të rezistojë dhe do të sjellë integrim të suksesshëm kjo do të varet nga gjermanët dhe refugjatët. Refugjatët do të duhet të pranojnë rendin e ligjit gjerman, edhe nëse në disa raste nuk ka kuptim për ta. Si të mbërriturit e rinj dhe banorët e Gjermanisë do të duhet ta balancojnë respektin për diversitetin në stilin e jetesës dhe do të kuptojnë se një demokraci laike, ka të rregulla të njëjta për të gjithë.

Këto ligje duhet të mbrojnë hapësirë e lirisë fetare dhe kulturore për të gjithë, pa lejuar që hapësira të përdoret si një justifikim për të shfrytëzuar të drejtat bazë të njeriut dhe demokracisë për çdo individ. Komuniteti i madh ekzistues i ish imigrantëve mund të ndihmojë shumë në artikulimin dhe zbatimin e balancës delikate, me gjithë mangësitë e veta.

Integrimi i suksesshëm i refugjatëve do të varet gjithashtu nga zhvillimi ekonomik. Në fakt, kjo peshon më shumë nga argumenti që Gjermania të përdorë hapësirën e saj fiskale për të shtuar investimin dhe politikat e rritjes së zhvillimit.

Ndërsa të ardhurit e rinj do t’i sjellin Gjermanisë një përfitim të madh demografik dhe në të ardhura në sensin afatgjatë, mbetet një barrë në kuptimin afatshkurtër. Kjo është arsyeja përse duhet siguruar një ndarje e barrës nga vendet europiane, si dhe të shtohen përpjekjet për të arritur një ngadalësim të valës së refugjatëve, ndërsa ruhen të drejtat e atyre që i largohen konfliktit dhe vdekjes.

Nëse Gjermania mund të integrojë refugjatët, do të dërgojë një mesazh të fuqishëm te nihilistët dhe ekstremistët kudo. Do të tregojë se, me një ekonomi të fortë, një shoqëri civile aktive dhe sundimin e ligjit laik, diferencat fetare, tensionet kulturore dhe sfidat e tregut të punës mund të tejkalohen. Ky është një mesazh që bota e ka të nevojshëm tani më shumë se kurrë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Turning Crisis into Success in Germany

Etiketa: AfDBallkanBanorëBashkimit EuropiandemokraciekonomiGjermaniGjermaniaIntegrimiKrizaKulturaLokalendarjendikimParaPartiapopulistProject SyndicatePunëPunësimistudentSulmTerrorist
Tjetri
Roli i Turqisë në Ballkan vihet në dyshim pas largimit të Davutoglu

Roli i Turqisë në Ballkan vihet në dyshim pas largimit të Davutoglu

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.