AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vojisllav Shesheli do të kandidojë për president

Marija RisticngaMarija Ristic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamur me Vojisllav Sheshelin gjatë një ndeshje futbolli në Serbi. Foto: BETA.

Partia nacionaliste Radikale Serbe lajmëroi se lideri i saj, ish i pandehuri për krime lufte Vojisllav Shesheli, do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale vitin e ardhshëm.

Vojisllav Shesheli në Beograd. Foto: BETA.
Vojisllav Shesheli në Beograd. Foto: BETA.

Komiteti qendror i Partisë Radikale Serbe të dielën zgjodhi Sheshelin si kandidatin e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, edhe pse së shpejti në Gjykatën e Hagës do të ketë seanca gjyqësore për të apeluar ndaj vendimit për pafajësinë e tij.

“Me vendim unanim të të gjithë anëtarëve të komitetit që janë të pranishëm, ne vendosëm njëzëri se kandidati i Partisë Radikale Serbe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale duhet të jetë kryetari i partisë, Vojisllav Shesheli,” tha partia në një deklaratë.

Shesheli u lirua përkohësisht nga paraburgimi  OKB-së në Hagë për t’u kuruar nga kanceri në vitin 2014 dhe që prej kthimit të tij në Serbi, ai është angazhuar në mënyrë aktive në politikë.

Lirimi i tij nga akuzat më 31 mars rritin profilin dhe popullaritetin e tij para zgjedhjeve parlamentare të Serbisë muajin e kaluar, duke bërë të mundur që Partia Radikale të fitonte më shumë se tetë për qind të votave dhe të riktheje në parlament pasi kishte munduar aty për katër vjet.

Gjatë fushatës zgjedhore parlamentare, Shesheli përkrahu një aleancë me Rusinë, braktisjen e kërkesës së Serbisë për t’iu bashkuar BE-së si edhe dhënien fund të bashkëpunimit me NATO-n.

Prokuroria në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, ICTY, i kërkoi Dhomës së Apelit të gjykatës së OKB-së më 2 maj të rrëzojë vendimin për lirimin e Sheshelit nga akuzat, të korrigjojë ato që ajo pretendoi se ishin gabime në vendim dhe të dënojë politikanin nacionalist, ose ta ridërgojë çështjen për rigjykim.

Gjykata  e liroi Sheshelin nga të gjitha akuzat, përfshirë krime kundër njerëzimit dhe krime të dyshuara se janë kryer gjatë viteve 1990 në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci, duke thënë se prokuroria nuk arriti të provonte çështjen e saj.

Lirimi i Sheshelit nga akuzat ka shkaktuar reagime të zemëruara në Kroacinë fqinje dhe shkaktoi një shkëmbim replikash të ashpra midis zyrtarëve nga Zagrebi dhe Beogradi.

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, i bëri gjithashtu thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, duke kërkuar rrëzimin e vendimit për lirimin e tij nga akuzat.

Shumë grupe të të drejtave të njeriut dhe ekspertë ligjorë ndërkombëtarë, përfshirë Shoqatën Ndërkombëtare të Avokatëve, e vunë në pikëpyetje vendimin.

Apelimi i Sheshelit do të dëgjohet para Mekanizmit për Gjykatat Ndërkombëtare, MICT, i cili do të plotësojë punën e mbetur të ICTY-së për shkak se kjo gjykatë po mbyllet.

ICTY javën e kaluar përzgjodhi panelin e gjyqtarëve që do të vendosin për apelin, me presidentin e MICT, Theodor Meron, si kryetari të trupit gjykues.

Nuk është ende e qartë se sa kohë do t’u duhet gjyqtarëve që të vendosin për apelin dhe nëse kjo do të ndikojë në kandidimin e Sheshelit për president.

Që prej lirimit të tij për arsye humanitare në vitin 2014, Shesheli ka refuzuar vazhdimisht të kthehet në ICTY, duke sfiduar autoritetet serbe që ta dërgojnë atë përsëri në Hagë me forcë.

Vendimi i tij ishte i pari që u dha në Gjykatën e Hagës pa të akuzuarin të pranishëm në sallën e gjyqit për të dëgjuar vendimin ndaj tij.

Etiketa: BEBeogradBosnjeGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKrimekrime lufteKroaciLufteNATOOKBParaparlamentPartiapresidentProkuroriaPunëSeancaSerbiShesheliVendimVendimiVojisllav ShesheliZgjedhjet
Tjetri
Ermonela Jaho fiton Çmimin Ndërkombëtar të Operës

Ermonela Jaho fiton Çmimin Ndërkombëtar të Operës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.