AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Mjedisi

Kajakë dhe polifoni: Miqtë e Vjosës i thonë JO digës

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Mjedisi, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 8 min lexim
A A
1
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë. 18 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Një grup sportistësh, aktivistësh mjedisorë dhe figurash politike nga vendi dhe Europa bashkuan forcat në përpjekje për të bindur qeverinë shqiptare të tërhiqet nga hidrocentralet mbi lumin Vjosë dhe ta shpallin atë park kombëtar.

Kajakistët nga Europa përgatiten të vozitin në lumin Vjosë. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Kajakistët nga Europa përgatiten të vozitin në lumin Vjosë. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Atleti slloven, Rok Rozman hedh i entuziazmuar krahëve “peticionin lundrues”- një kajak i mbushur me firma kundër ndërtimit të digave në lumenjtë e Ballkanit- dhe zbret drejt shtratit të gurtë të lumit të Bençës, degë e Vjosës pranë Tepelenës.

Pas gjashtë muajsh përpjekje, në bashkëpunim me organizatën EcoAlbania në Shqipëri, Rozman ia doli të mbledhë bashkë rreth 150 sportistë dhe aktivistë të mjedisit për të vozitur në kuadër të turit të madh në mbrojtje të lumenjve të Ballkanit, i cili nisi më 16 prill nga Sava e Sllovenisë.

Dëshmitar i problemeve që hidrocentralet kanë shkaktuar në vendin e tij, Rozman nuk e kupton se si Shqipëria po çon drejt shkatërrimit një mrekulli natyrore si Vjosa.

“Shqiptarët duhet të ngrihen dhe t’i kërkojnë qeverisë të mbrojë interesat e vendasve, jo të investitorëve që shfrytëzojnë dhe largohen,” tha ai për BIRN.

Grupi i pazakontë i sportistëve të ngarkuar me kajakë tërheq vëmendjen e banorëve të fshatit Bënçë. Rakip Caka, 74 vjeç dhe Medih Spaho, 86 vjeç ndjekin së largu me kuriozitet se sa të huajt do t’ia dalin të vozisin përgjatë Vjosës në këtë ditë të vrenjtur maji. Megjithatë, të moshuarit  gjenden për një çast në të njëjtën grackë vëmendjeje.

Disa aktivistë amerikanë rrethojnë të moshuarit dhe i pyesin se ç’mendim kanë për HEC-in e Bënçës. Përballë këmbënguljes së tyre, Caka dhe Spaho shprehen të dyzuar.

“Nëse lumi nuk do të cenohet, nuk kemi asnjë kundërshtim që zona jonë të ndikojë në rritjen e ekonomisë shqiptare,” tha për BIRN Rakip Caka. “Edhe ne banorëve do të na jepte një dorë premtimi që na kanë bërë për energji falas me ndërtimin e HEC-it,” shtoi ai.

Në të njëjtën mendje duket edhe fqinji i Cakës, Medih Spaho. I moshuari thotë se kanë marrë garanci që lumi nuk do të thahet, pasi do të përdoret një pjesë e vogël e ujit.

Dhjetë kajakë hidhen mbi lumë dhe çajnë përpara në degën e Vjosës, ndërsa aktivistët e huaj vëzhgojnë të mahnitur bukuritë natyrore përreth. Pas disa kilometrash mbi lumë, kajakët mbërrijnë në pikën ku ndërtimi i një tuneli 3.4 kilometra, që supozohet të çojë ujin në brendësi të Tepelenës, ka ndalur për mungesë fondesh të kompanisë fituese të koncesionit.

“Vjosa është jo vetëm lumi i vetëm i egër i Europës, por padyshim lumi më i bukur që unë kam parë deri më sot. Dhe më besoni, kam parë shumë lumenj në jetën time,” thotë një nga aktivistët.

…

“Paraja po vret lumenjtë”

Beteja për mbrojtjen e Vjosës ka nisur që herët me realizimin dhe shfaqjen në vende të ndryshme të Europës të dokumentarëve të shumtë sensibilizues për lumin e cilësuar si “perlë e Ballkanit”. Gjatësia prej 270 kilometrash e Vjosës ofron prurje të shumta ujore, ç’ka e vendosi në shënjestër të sipërmarrësve të hidrocentraleve, por aktivistët synojnë ta ndryshojnë këtë qasje ndaj lumit.

Ulrich Eichelmann, koordinator i fushatës “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Europës” i tha BIRN se Vjosa simbolizon aktualisht çështjen më të nxehtë të kërcënimit të natyrës në Europë. Ai e cilësoi projektin për ndërtimin digave në Vjosë një krim të dyfishtë kundër natyrës dhe vendasve dhe një tregues për dështimin e qeverisë shqiptare në strategjinë e balancimit të energjisë.

“Paraja po i vret lumenjtë edhe pse përvoja na ka treguar se digat, nuk janë forma e duhur për t’i shfrytëzuar ata,” tha Eichelmann.

Koordinatori gjerman i fushatës, Eichelmann mendon se Shqipëria ka të gjitha kushtet e nevojshme për shfrytëzimit e energjisë diellore, të erës dhe të ujit, por duke gjetur një balancë të artë që nuk shkatërron plotësisht asnjërin burim natyror.

“Krijimi i një masterplani për vendet se ku digat dëmtojnë më pak dhe i një politike të qëndrueshme energjetike mund të ishte zgjidhja më e mirë për Shqipërinë”, sugjeron ai, duke paralajmëruar se turi i madh i Ballkanit është vetëm fillimi i fushatës ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve.

Të zhgënjyer nga politika

Banorët e Mallakastrës protestojnë kundër HEC-eve. 18 maj 2016.
Banorët e Mallakastrës protestojnë kundër HEC-eve. 18 maj 2016.

Në Qesarat, rreth 20 kilometra nga Tepelena, flamujt e grisur të partive politike valëviten ende mbi shtëpitë e zonës. Megjithatë, banorët e Kutit, Qesaratit, Bënçës dhe Poçemit ia kanë dalë të lënë mënjanë simpatitë e tyre politike dhe të mblidhen bashkë në mbrojtje të tokës nga përmbytja që mendohet se mund të shkaktojë ndërtimi i një dige në këtë zonë.

“Vjosa është jeta jonë dhe do ta mbrojmë me gjak,”protestojnë banorët. “We give our heart, but not our land,” shkruan në anglisht njëra prej pankartave. Protestës së tyre u bashkohet edhe grupi polifonik i Bënçës, i cili ia merr këngës buzë lumit, veshur me kostume tradicionale. Duke u kënduar të mirave që sjell lumi për banorët e zonës dhe duke vajtuar për varfërinë që do të vinte nga shkatërrimi i tij, zërat e tyre i japin forcë shqetësimit të banorëve.

Në Qesarat, protestës i bashkohet edhe zv/ presidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek.

Në raportin e publikuar në prill 2016, Parlamenti Europian  i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare “të kontrollojë zgjerimin e hidrocentraleve në zonat e ndjeshme mjedisore si në lumin Vjosë” dhe të ndjekë standardet e BE për direktivat në Kuadër të Ujit.

Lunaçek tha se “është koha që i gjithë Ballkani të punojë së bashku për një strategji të përbashkët energjetike, në mënyrë që vendet të mos veprojnë të veçuara”. Buzë Vjosës, ajo përsëriti më me forcë rezolutën, ndërsa i kërkoi qeverisë shqiptare të ndjekë rreptësisht vlerësimin në mjedis përpara se të japë leje për hidrocentrale.

“Vjosa është shembulli që ne duhet të shohim të bukurën e natyrës dhe t’u themi jo digave,”-tha zv.presidentja e Parlamentit Europian.

Qindra aktivistë i thonë “Jo digave” në lumenjtë e Shqipërisë. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Qindra aktivistë i thonë “Jo digave” në lumenjtë e Shqipërisë. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

E pranishme në protestë si anëtare e grupit “Miqtë e Vjosës”, deputetja socialiste, Arta Dade i kërkoi kryeministrit Edi Rama të ketë në vëmendje interesat e qyetatarëve dhe të nxitet për nga zhvillimi i balancuar.

Megjithatë, vendasit ndjehen të tradhëtuar nga kryeministri Edi Rama, i cili pati premtuar mbrojtje përmes shpalljes së Parkut të Vjosës para se të ngjitej në pushtet.

Në fillim të majit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë injoroi shqetësimet e mjedisorëve dhe shpalli dy kompani turke si fituese të tenderit për hidrocentralin e Poçemit. BIRN raportoi në maj 2016 se bashkimi i dy kompanive turke “Ayen Enerji Anonim Şirketi” dhe “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm San Ve Tic Ltd.Şti” fituan në mungesë të konkurrencës.

Gabriel Schëaderer, drejtor i EuroNatur, që është në krye të fushatës “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Europës” paralajmëroi qeverinë shqiptare se nuk mundet njëkohësisht ta ruajë të paprekur lumin e Vjosës dhe të lejojë ndërtimin e hidrocentraleve.

“O Poçemi [HEC-i], o natyra! “Jo digës,” thërret ai.

Më 20 maj, miqtë shqiptarë dhe ndërkombëtarë të Vjosës pritet të bashkojnë forcat për të kundërshtuar planet e qeverisë shqiptare për hidrocentralet dhe për të kërkuar shpalljen e zonës së mbrojtur për lumin.

I entuziazmuar nga mbështetja në këtë tur, atleti Rozman nuk është i pashpresë.

“Gjëja më e rëndësishme është që tashmë rreziku që i kanoset Vjosës është ekspozuar në shkallë ndërkombëtare dhe kjo na ka rritur shpresat për të shpëtuar këtë bukuri të natyrës,” përfundoi ai.

Mjedisorët protestojnë kundër hidrocentralit të Bënçës. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Mjedisorët protestojnë kundër hidrocentralit të Bënçës. 17 maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Etiketa: aktivistAktivistëBallkaniBanorëBEBIRNDokumentarEcoAlbaniaEdi RamaEuroNaturEuropaHECHidrocentraletIvana DervishiKrimKryeministri Edi RamaLumimbrojtjeMjedisMjedisitmrekulliParaParlamenti EuropianRamaSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareUlrich EichelmannvideoVjosa
Tjetri
Vazhdon kërkimi masiv për aeroplanin e zhdukur mbi Mesdhe

Vazhdon kërkimi masiv për aeroplanin e zhdukur mbi Mesdhe

Komente 1

  1. Stoian Stanga says:
    10 years më parë

    Kjo është fushata më e admirueshme e mjedisit bërë ndonjëherë!

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.