AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Pesë të majtë dhe pesë të djathtë me precedentë penalë në parlament

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
2
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, duke debatuar gjate një seance parlamentare, ku opozita ka bllokuar foltoren duke kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi më 5 mars 2015. FOTO: LSA / GENT SHKULLAKU

Zbardhja e vetëdeklarimeve të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë zbuloi se dhjetë deputetë kanë qenë të akuzuar apo të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, ku Mhill Fufi i Partisë Demokratike rezulton se ka qenë dy herë nën hetim për “favorizim prostitucioni”. Disa deputetë duket se nuk kanë deklaruar akuzat për shpërdorim detyre.

Ish kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, duke debatuar gjate një seance parlamentare, ku opozita ka bllokuar foltoren duke kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi më 5 mars 2015. FOTO: LSA / GENT SHKULLAKU
Ish kryeministri Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, duke debatuar gjate një seance parlamentare, ku opozita ka bllokuar foltoren duke kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi më 5 mars 2015. FOTO: LSA / GENT SHKULLAKU

Arben Ristani i Partisë Demokratike është dënuar si gjykatës në vitin 1994 me 5 muaj burg dhe një vit me kusht për akuzën “Dhënie e vendimit të Padrejtë”. Ristani ka sqaruar në formuluarin e tij se vepra penale për të cilën u akuzua është amnistuar pas vendimit të shkallës së parë dhe se po kjo vepër penale është konsideruar antikushtetues në vitin 2008. Ai ka kaluar i ndaluar 48 orë.

Alban Zeneli i Partisë Demokratike ka deklaruar dy dënime. Në vitin 1992, ai është dënuar me 6 muaj burg në Kukës për akuzën “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” ndërsa në vitin 1996 është dënuar me 30 mijë lekë gjobë për akuzën “kundërshtim i punonjësit të policisë dhe prishje të qetësisë publike”.

Deputeti i Partisë Demokratike Mhill Fufi është zyrtarisht i padënuar sipas vetëdeklarimit të tij, por ka qenë tre herë i pandehur, dy herë për favorizim prostitucioni dhe një herë për pjesëmarrje në miting të paligjshëm. Hetimet ndaj tij për favorizim prostitucioni i përkasin viteve 2000 dhe 2001 dhe janë mbyllur me vendim për pushim hetimesh nga prokuroria e Kurbinit dhe ajo e Tiranës. Në të njëjtën mënyrë është mbyllur edhe çështja e pjesëmarrjes në ngjarjet e dhunshme të 14 shtatorit 1998 në Tiranë.

Deputeti Edi Paloka i Partisë Demokratike ka deklaruar dënimin e tij me gjobë nga Gjykata e Lartë për shpifje si dhe një dënim të vitit 2000 për tubim të paligjshëm.

Fatmir Mediu, ka deklaruar se ka qenë nën hetim në Milano, Itali më 1998 për “Pengim i forcave të policisë në kryerjen e detyrës”, ka marrë vendim pafajësie.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu rezulton gjithashtu i padënuar, por ai ka qenë nën hetim në vitin 2009 nën akuzën “Kundërshtim të Punonjësit të Policisë”.

Armando Prenga i Partisë Socialiste i përjashtuar nga kjo parti vitin e kaluar pasi u akuzua se hapi zjarr dhe plagosi disa qytetarë, ka deklaruar vetëm problemet aktuale me drejtësinë, tre akuza, për armëmbajtje pa leje, plagosje e lehtë dhe kanosje. Prenga rezulton se ka ndërruar emrin. Ai ka qenë quajtur më herët Mondi Prenga.

Parid Cara nga Partia Socialiste, ka një dënim administrativ me gjobë nga një gjykatë në Itali për shkelje të Kodit Rrugor.

Pjerin Ndreu gjithashtu nga Partia Socialiste ka deklaruar se ka qenë nën hetim në vitin 2004 në Tiranë për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike, por ka dalë i pafajshëm në gjykatë.

Tom Doshi, i zgjedhur nga Partia Socialiste dhe aktualisht deputet i pavarur pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i kësaj partie vitin e kaluar, ka deklaruar se është dënuar me 1 vit burg nga një gjykatë ushtarake shqiptare në vitin 1990 për akuzën “Shkelje e padenjë në shoqëri”.

Politika shqiptare u përfshi nga debatet mbi pjesëmarrjen e personave me të shkuar të dyshimtë në jetën politike të vendit pas zgjedhjeve të vitit 2013. Një ish-deputet, Arben Ndoka, i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar, ka një vendim të konfirmuar për trafik qeniesh njerëzore në Itali ndërsa një tjetër, Mark Frroku, është i akuzuar për vrasje dhe aktualisht në paraburgim.

Ligji “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike”, parashikon vetëdeklarimin e mbi 6 mijë zyrtarëve të niveleve të larta.

Mes kryebashkiakëve, pesë kryetarë bashkish, tre socialistë dhe dy demokratë deklaruan të shkuar me akuza dhe dënime. 

 

Linqe: Vetëdeklarimet

47 – arben ristani

71 – alban zeneli

131 – perparim spahiu

117 – mhill fufi

148 – tom doshi

114 – pjerin ndreu

154 – parid cara

108 – armando pregna

67 – fatmir mediu

Etiketa: AkuzaArben NdokaArmando PrengaArmëBurgdeputetEdi RamaFatmir MediuGjykataGjykatësHetimHetimetIlir MetaItalikanosjeKryeministri Edi RamakryetarMark FrrokuMetaOpozitaparaburgimparlamentPartiaPartia SocialistePjerin NdreuplagosjeprishjeProkuroriaRamaSali BerishaShpërdorim detyreShpifjeshqipshqiptareTiranëTom DoshiTrafikVendimvrasjeZjarr
Tjetri
Ish-studentja e “La Sapienza” sfidon politikën me një fermë dhish në Rubik

Ish-studentja e “La Sapienza” sfidon politikën me një fermë dhish në Rubik

Komente 2

  1. landi says:
    10 years më parë

    Te gjithe derrat nje turi kane????????????????

  2. Achilles Demetrius says:
    10 years më parë

    hahahaha paskan dale barazim eee????
    po ca jane keto lajme keshtu. Po keta sjane aliene, shqiptare jane, me familje, nena vellezer motra, eter kushurinj etj dhe sigurisht me parti politike. Ketu kemi njerin qe thote skam kriminele tjetri thote qe ka. Ky eshte thelbi. jo qe kane dale barazim.

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.