AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skandali i jetimores, institucionet shkëmbejnë akuza për fajin

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga World Vision Albania

Zbulimi i abuzimit fizik dhe seksual të minoreneve në jetimoren e Shkodrës ka provokuar zemërim në Shqipëri – dhe një luftë fjalësh për të gjetur fajtorët.

Foto ilustruese nga World Vision Albania
Foto ilustruese nga World Vision Albania

Zbulimi i abuzimit të fëmijëve në një jetimore në Shkodër ka zemëruar shumë shqiptarë dhe ka ekspozuar të metat e sistemit të kujdesit të fëmijëve në vend.

Lajmi u bë publik kur zyra e Prokurorit në Shkodër të mërkurën urdhëroi arrestimin e Albana Llazanit, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve.

Policia gjithashtu arrestoi tre punonjës të jetimores që duhej të kujdeseshin për fëmijët.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm i tha BIRN se një hetim filloi gjashtë ditë më parë për jetimoren e Shkodrës, pasi një raport zyrtar nga Avokati i Popullit shkroi rreth keqtrajtimit fizik të fëmijëve në qendër.

“Hetimet jo vetëm konfirmuan dhunën fizike ndaj fëmijëve, por gjithashtu zbuluan se tre vajza të moshës gjashtë, tetë dhe 11 vjeçe ishin abuzuar seksualisht ndërsa të tjerë mbi 14 vjeç, ishin abuzuar fizikisht dhe ishin detyruar të kryenin punë të rëndë nga kujdestarët,” tha burimi zyrtar.

Nuk është e qartë se kush do të akuzohet për abuzim seksual. Burimet i thanë BIRN se hetimet po vazhdojnë për të verifikuar dëshmitë e vajzave.

Çështja ka nxitur debat të fortë publik, ndërsa zyrtarët e qeverisë akuzojnë zyrtarët në bashkinë Shkodër se nuk e kanë përballuar situatën dhe kanë dështuar në caktimin e profesionistëve në krye të jetimores, që është gjithashtu një strehë për fëmijët e familjeve në nevojë.

Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, të enjten gjithashtu tha se e ka fajin sistemin gjyqësor për faktin se në të shkuarën gjykatat “nuk kanë marrë masa të rënda ndaj punonjësve që keqtrajtonin fëmijët”.

Ai tha se organet ministrore të kontrollit në të shkuarën kanë hasur probleme në jetimore, por nuk janë marrë masa kundër stafit.

Në Facebook të enjten, drejtori i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli, tha se asnjë punonjës social nuk e kishte vizituar jetimoren e Shkodrës në tre vjet.

“Ne rekomanduam disa herë që bashkia e Shkodrës të caktonte një punonjës social… por kur kjo u bë, punonjësi nuk ishte i kualifikuar për vendin e punës,” tha ai.

Elda Spaho Bleta, një specialiste e mbrojtjes së fëmijëve, i tha BIRN se për të parandaluar episode të tilla ishte e nevojshme të punësoheshin persona të duhur për t’u kujdesur për fëmijët në nevojë.

“Ata duhet të kenë kualifikime të duhura profesionale, pa rekord kriminal dhe me një standard të lartë moral dhe etik në vendin e punës, si dhe dedikimin e nevojshëm për fëmijët,” tha ajo.

Ajo theksoi se qendra të tilla në Shqipëri nuk e kanë një politikë për mbrojtjen e fëmijëve, – një dokument që liston të gjitha standardet dhe procedurat në rast incidentesh.

“Ky lloj institucioni kërkon gjithashtu mbikëqyrje me kamera, që do të ndihmonte shumë në parandalimin e gjërave të tilla,” sugjeroi ajo.

E njëjta specialiste gjithashtu theksoi se Shërbimet Sociale, një organ i ministrisë së mirëqenies sociale duhet të jenë përgjegjës për kryerjen e monitorimeve të rregullta në qendra të tilla, siç e kërkon ligji.

Ajo gjithashtu ngriti pyetje rreth faktit nëse është bërë një monitorim i tillë dhe përse nuk janë marrë masa parandaluese.

“Duhet të kemi parasysh se stafi për mbrojtjen e fëmijëve në bashkitë shqiptare është i vogël ndërsa kemi 800,000 minorenë dhe nivele të larta të dhunës,” përfundoi ajo.

Etiketa: abuzimAkuzaAvokati i PopullitBashkiaBIRNBlendi KlosiDhunëFacebookGjyqHetimHetimetMasamasa parandaluesePoliciaPunëraportSHShkodërshqipShqipërishqiptareWorld Vision Albania
Tjetri
Partitë politike janë “pro” të drejtave të komunitetit LGBTI, por u mungon kurajo

Partitë politike janë “pro” të drejtave të komunitetit LGBTI, por u mungon kurajo

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.