AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qindra protestojnë në mbështetje të fëmijëve viktima të dhunës seksuale

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Qindra qytetarë marshuan në Tiranë për të shprehur zemërimin e tyre me skandalin e përdhunimeve në jetimoren e Shkodrës, ndërsa i kërkuan institucioneve shtetërore të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre.

Qytetarët nënshkruajnë kartolinën gjigante për jetimët e Shkodrës. 23 maj 2016. Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Qytetarët nënshkruajnë kartolinën gjigante për jetimët e Shkodrës.
23 maj 2016. Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Qindra qytetarë marshuan të hënën nga Piramida drejt sheshit “Nënë Tereza” me thirrjen “Nuk jeni vetëm” në shenjë mbështetjeje të fëmijëve të Qendrës Rezidenciale në Shkodër, të cilët dyshohen se janë bërë pre e abuzimeve seksuale.

Në atë që ishte një protestë prekëse, pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta ku shprehnin zemërimin për mungesën e kujdesit ndaj fëmijëve në jetimore dhe lodra prej pelushi. Protestuesit nënshkruan një kartolinë të madhe me mesazhe dashurie dhe përkujdesi të cilën do t’ia dërgojnë fëmijëve të Qendrës Rezidenciale në Shkodër.

“Fëmijët nuk janë vetëm. Shqiptarët dinë t’i duan fëmijët dhe ne jemi sot këtu për të treguar mbështetjen tonë për ta, si dhe për t’i kërkuar institucioneve të bëjnë drejtësi për ngjarjet”, tha gjatë protestës Edlira Cepani, e cila nxiti reagimin qytetar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Më 18 maj, opinioni publik shqiptar u shokua kur zyra e prokurorit në Shkodër, zbuloi se kishte dyshime se tre vajzave të moshës 6, 8 dhe 11 vjeçe në Qendrën Rezidenciale për Fëmijë të këtij qyteti ishin bërë viktima të abuzimeve. Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e ish drejtoreshës së qendrës Albana Llazani dhe të tre punonjësve të jetimores.

Iris Sojli, nënë e një vajze 2-vjecare dëgjon e prekur mesazhet e qytetarëve gjatë protestës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Iris Sojli, nënë e një vajze 2-vjecare dëgjon e prekur mesazhet e qytetarëve gjatë protestës. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

“Ne të gjithë jemi prindër të atyre fëmijëve jetim dhe jemi mbledhur për t’i marrë për dore dhe për t’i treguar se jeta është e bukur,” tha për BIRN Iris Sojli, nënë e një vajze 2-vjeçare.

“Ngjarja ishte gjithsesi disi e paralajmëruar dhe shteti duhet të tregohet më i kujdesshëm në përzgjedhjen e stafit”, shtoi ajo mjaft e prekur.

Si shumë familje të tjera në protestë, Gjergji Bundo, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e vegjël marshuan drejt sheshit Nënë Tereza- që merr emrin nga shenjëtorja shqiptare që ia dedikoi jetën të varfërve dhe të pambrojturve.

“Shteti duhet të shprehë më shumë përkujdesje, vëmendje dhe të bëjë më tepër investime për fëmijët e jetimoreve, pasi ne prindërit e mendojmë si për fëmijët tanë,” tha ai për BIRN.

Pas bërjes publike të skandalit, institucionet shtetërore filluan lojën e hedhjes së fajit ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen e rëndë.

“Ngjarje të tilla janë pasojë e punësimeve partiake dhe mungesës së punonjësve socialë të kualifikuar. Institucionet përgjegjëse duhet të marrin përsipër fajin dhe ministri e zyrtarët e lartë përgjegjës të japin dorëheqjen,” bëri thirrje aktivistja e shoqërisë civile, Alida Karakushi.

Fotogaleria:

…

Etiketa: BIRNDhunëFacebookFamiljeinvestimeIvana DervishimbështetjeMjaftProkuroriaPunëShkodërshqiptareTiranëvideoviktima
Tjetri
Sykes-Picot, përcaktuesi i Lindjes së Mesme, i vdekur në moshën 100 vjeç

Sykes-Picot, përcaktuesi i Lindjes së Mesme, i vdekur në moshën 100 vjeç

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.