AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Sykes-Picot, përcaktuesi i Lindjes së Mesme, i vdekur në moshën 100 vjeç

Joschka FischerngaJoschka Fischer
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta e marrëveshjes Sykes – Picot 1916. Foto kortezi: Paolo Porsia/Flickr

Më 1916, në mes të Luftës së Parë Botërore, Britania e Madhe dhe Franca nënshkruan një pakt sekret në Londër, negociuar nga diplomatët Mark Sykesdhe François Georges-Picot, pakt që përcaktoi fatin e rendit politik në Lindjen e Mesme që nga ajo kohë. Por tashmë ky pakt ka vdekur.

Harta e marrëveshjes Sykes - Picot 1916. Foto kortezi: Paolo Porsia/Flickr
Harta e marrëveshjes Sykes – Picot 1916. Foto kortezi: Paolo Porsia/Flickr

Më 16 maj 1916, në mes të Luftës së Parë Botërore, Britania e Madhe dhe Franca nënshkruan një pakt sekret në Londër. Zyrtarisht i njohur si Marrëveshja për Azinë e Vogël, pazari, i negociuar nga diplomatët Mark Sykes dhe François Georges-Picot, ka përcaktuar fatin e rendit politik në Lindjen e Mesme që nga ajo kohë. Por jo edhe për më shumë kohë.

Një shekull më parë, fuqitë që më pas u bënë fituese të luftës në Europë, të shqetësuar me ndarjen e rajonit (në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane), vizatuan “një vijë në rërë” (siç e quajti shkrimtari James Barr), që zgjatej nga porti i Akrës në Mesdhe në Palestinën e veriut në Kirkuk, në Irakun e veriut. Të gjitha territoret në veri të asaj toke, në veçanti, Libani dhe Siria, shkuan te Franca. Territoret në jug – Palestina, Transjordania dhe Iraku – shkuan te Britania e Madhe, e cila synonte në veçanti të mbronte interesat britanike në Kanalin e Suezit, rruga kryesore detare për te India Britanike.

Gjithsesi, paralelisht me këtë, Mbretëria e Bashkuar po negocionte me arabët, të cilët ishin rreshtuar me Britanikët dhe Francezët në një kryengritje kundër sundimit Osman – para së gjithash me Hussein bin Ali, Sherifi i Mekës. Husseinit i qe premtuar Siria në rast të një fitoreje ushtarake kundër turqve. Por me marrëveshjen Sykes-Picot, Siria i qe dhënë Francës. Kështu që një nga të dyja palët qe e sigurtë se do të mashtrohej në lidhje me plaçkën e luftës dhe qe e qartë që në fillim se cila qe pala më e dobët, arabët, të cilët kërkonin pavarësi.

Marrëveshja sekrete e negociuar nga Sykes dhe Picot solli më pas krijimin e shteteve që i shërbyen fuqive koloniale europiane dhe interesave të tyre gjeopolitike. Ato nuk i shërbyen realiteteve shoqërore, fetare dhe etnike të rajonit. Një rend politik u imponua mbi Lindjen e Mesme myslimane nga fuqitë Kristiane Europiane që injoruan edhe premtimin e tyre për pavarësi të arabëve – një rend që ka qenë rrënja e një shekulli lufte dhe konflikti.

Në botën arabe, trauma e kësaj tradhëtie dhe disfate e lëvizjes kombëtare ka vijuar gjatë. Por Sykes dhe Picot sollën një pajtim mes dy fuqive të mëdha të Entente, dhe rendi rajonal që ata krijuan në fund të shumë shekujve sundimi turk/osman jetoi gjatë. Hegjemonët europianë, Britania dhe Franca, zunë vendin e Portës së Lartë, duke garantuar këtë rend ose në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte përmes fuqive rajonale të autorizuara prej tyre.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara e morën rolin e garantuesit të sistemit të Sykes-Picot. Por eksperienca e Amerikës në Irak pas ndërhyrjes së vitit 2003 dhe përhapja e trazirave atje e gjetkë, bëri që SHBA-të të tërheqin forcat e veta dhe të reduktojnë angazhimin e tyre në këtë rajon. Me këtë, sistemi Sykes-Picot filloi të rrëzohej.

Kjo është arsyeja se pse krizat kryesore në Lindjen e Mesme sot po ndodhin ekzaktësisht në zemër të marrëveshjes Sykes-Picot: Siria, Liban dhe Irak. “Çështja Kurde” gjithashtu është rikthyer me forcë.

Vetëm Izraeli dhe Jordania duken stabël – me një theksim në fjalën “stabël.” Pa ripajtim mes Izraelit dhe Palestinës, është vetëm çështje kohe para se fuçia e barutit në Palestinë të ndizet sërish. Dhe stabiliteti i Jordanisë mbështetet gjerësisht te besnikëria e ushtrisë dhe e fiseve beduine ndaj monarkisë, si dhe te shërbimi sekret shumë efikas. Por këto janë baza të pamjaftueshme për qëndrueshmëri, veçanërisht nëse shohim ndryshimet tektonike që po ndodhin në vendet fqinje, Irak dhe Siri.

Këto dy vende janë tashmë skenat kryesore të betejës për një rend post Sykes-Picot në Lindjen e Mesme. Që të dyja vendet kanë qenë të paqëndrueshme për një kohë të gjatë, sunduar nga diktatorë laikë Bathistë që detyruan shumicat popullore që i përkisnin një sekti mysliman rival, përveç popullsisë së madhe të kurdëve, të cilët kanë ëndërruar prej kohësh për pavarësi.

Rendi post Sykes-Picot do të jetë rezultat i luftimeve në vitet e ardhëshme mes fuqive rajonale – para së gjithash dhe kryesisht mes Iranit dhe Arabisë Saudite – dhe forcave të tyre ndihmëse të motivuara nga feja, të tilla si Hezbollahët Shia dhe Shteti Islamik Suni. Çdo ndërhyrje ushtarake nga Perëndimi mundet vetëm ta përkeqësojë situatën.

Epoka kur një hegjemon nga perëndimi mund të mbante kontroll në Lindjen e Mesme, me forcë ushtarake nëse qe e nevojshme, ka përfunduar. Focat rajonale dhe jo fuqitë e jashtme (përfshirë Rusinë), do ta krijojnë rendin e ri në Lindjen e Mesme që do të dalë nga ajo çfarë mbetet nga sistemi Sykes-Picot. Nga koha kur luftërat indirekte si ajo që po bëhet ne Siri ta kenë përfunduar punën e tyre, Marrëveshja Sykes-Picot do të kalojë në histori.

Por rendi i ri mund të kërkojë kohë që të shfaqet, për shkak se asnjë nga fuqitë e rajonit nuk është mjaftueshëm e fortë për të imponuar vullnetin e saj mbi të tjerët. Nëse ata zgjedhin një betejë të pavlefshme për hegjemoni, Lindja e Mesme do të përballet me një katastrofë të madhe politike dhe humanitare. Në fund, rraskapitja totale e të gjitha palëve do të detyrojë një ripajtim dhe hapat e parë në këtë drejtim janë një marrëveshje paqeje për të gjithë rajonin.

Një gjë është e qartë: sa më shumë kohë të kërkojë shfaqja e rendit të ri, aq më keq do të jetë për të gjithë. Një proces i zgjatur i ballkanizimit të Lindjes së Mesme mund të rezultojë në asgjë më shumë se sa varfëri dhe vuajtje – duke krijuar një minë me sahat të stërmadhe për paqen botërore.

Për ata që janë jashtë rajonit, shpresa e vetme është që askush brenda rajonit të mos ketë interes serioz për të realizuar një skenar të tillë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Sykes-Picot, Middle East Underwriter, Dead at 100

Etiketa: Britania e MadhediktatordiplomatFrancaHezbollahIndiaIrakIzraeliLibanLindjaLindja e MesmeLondërLufteMarrëveshjamarrëveshjeMbretëria e BashkuarMEKmyslimanepaktPalestinaParaportiProject SyndicatePunërajonsekretSHSHBAShtetet e BashkuaraShteti IslamikSiriSiriatraumavuajtje
Tjetri
Shqiptarët e dëbuar vajtojnë përpjekjet e dështuara për mbërritur në Britani

Shqiptarët e dëbuar vajtojnë përpjekjet e dështuara për mbërritur në Britani

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.