AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Skulptura me vlerë kombëtare përçan rumunët

Marian ChiriacngaMarian Chiriac
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vepra e Brancusit e vlerësuar 11 milionë euro. Foto: artmarkt.ro

Skulptura që sinjifikon identitetin rumun përballet me një fat të pasigurt, pasi rumunët kanë ngritur pikëpyetje mbi shpenzimin apo jo të parave të publikut në një vepër arti.

Vepra e Brancusit e vlerësuar 11 milionë euro. Foto: artmarkt.ro
Vepra e Brancusit e vlerësuar 11 milionë euro. Foto: artmarkt.ro

Rumania ka nisur një fushatë publike për të mbledhur fonde për të blerë “Diturinë e Tokës”, një prej veprave më të njohura të artit nga skulptori modernist rumun Constantin Brancusi.

Por ka shqetësime nëse mjaftueshëm njerëz në vendin e varfër të Ballkanit do të mbështesnin sipërmarrjen e shtrenjtë.

Në mars, pas vitesh mosmarrëveshjeje me pronarët e skulpturës , qeveria njoftoi qëllimin e saj për të paguar 11 milionë euro për veprën.

Rreth 5 milionë euro do të vijnë nga buxheti i shtetit, ndërsa paratë e mbetura pritet të mblidhen nga publiku deri në fund të shtatorit.

“Dua që Brancusi të na bashkojë, ndaj po i bëj thirrje rumunëve të marrin përsipër përgjegjësi individuale dhe të dhurojnë”, tha të enjten kryeministri Dacian Ciolos.

Fushata, e quajtur “Brancusi është i imi”, është mbështetur nga shumë figura publike, përfshirë aktorë, shkrimtarë apo yje televizive.

Madje edhe gruaja e kryeministrit, Valerie Ciolos – Villemin, që është një këngëtare amatore, ka marrë pjesë në një koncert opera që synon ngritjen e fondeve për të blerë skulpturën.

Qeveria ka premtuar gjithashtu të ofrojë përjashtime tatimore për donacionet publike.

Për më tepër, të gjithë ata që dhurojnë në faqet e internetit të fushatës do të marrin një diplomë simbolike dixhitale me emrin e tyre në të, që të dëshmojë mbështetjen e tyre.

Disa rumunë janë entuziastë. Gabriela Moroiu, një gazetar i pavarur, vendosi të bëjë një donacion të vogël për të provuar se “rumunët i vlerësojnë vërtetë artistët e tyre.

“Blerja mbrapsht e skulpturës do të jetë një shenjë se rumunët ende mund të qëndrojnë së bashku për një qëllim të përbashkët, kuptimplote. Vetëm së bashku mund t’i rregullojmë gjërat e këqija që prekin shoqërinë tonë”, tha Moroiu.

Fushata për mbledhjen e fondeve kujton nxitjen popullore për mbledhjen e fondeve 130 vjet më parë, kur një ndërtesë simbolike për kulturën e vendit, u ndërtua me paratë e mbledhura nga publiku.

“Pse të të japim para për një skulpturë? Nëse qeveria do të ishte efikase në luftën ndaj evazionit fiskal dhe korrupsionit, do të kishte para të mjaftueshme në arkën e shtetit për artin”, thotë Constantin Ionescu, një pensionist 67-vjeçar.

Disa specialistë kanë gjithashtu dyshime për planet e qeverisë për të blerë sërish statujën.

Dan Popesku, pronari i një galerie arti në Bukuresht, e quan fushatën “të padobishme”. Ai thotë se statuja është shumë e mbivlerësuar.

“Qeveria do të bënte më mirë të ndryshonte ligjin në mënyrë që disa vepra arti, përfshirë ato në koleksione private, të ekspozohen më rregullisht për publikun,” shtoi Popescu.

Historia statuja pasqyron trazirën e realitetit të Rumanisë së viteve të fundit. Brancusi, i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij artistike në Paris, e gdhendi atë në 1907. Katër vjet më vonë, Gheorghe Romascu, një inxhinier rumun dhe dashamirës i artit e bleu atë.

Regjimi komunist e konfiskoi në 1957 dhe kështu u bë subjekt i një beteje të gjatë ligjore pasi regjimi komunist i Çausheskut ra. Në vitin 2008, vepra e artit iu kthye familjes së pronarit origjinal.

Pronarët vendosën ta shesin në 2014 dhe kërkuan 20 milionë euro. Shteti rumun, që ka të drejtën e parë ofroi si fillim 5 milionë euro. Negociatat që pasuan arritën në një marrëveshje këtë javë.

Statuja përfaqëson një grua, të gdhendur nga guri gëlqeror, që sheh në mënyrë enigmatike përpara. Është në ekspozim në Muzeun Kombëtar të Bukureshtit.

I njohur si babai i skulpturës moderne, Brancusi ishte një nga skulptorët më me ndikim të shekullit 20, si dhe një fotograf dhe piktor.

Rumania muajin e shkuar përkujtoi 140-vjetorin e lindjes së tij me shumë evente publike të organizuara në nder të skulptorit brenda dhe jashtë vendit.

Etiketa: buxhetiBuxheti i ShtetitdonacionEuroFondefushatagazetarmarrëveshjendikimParaQeveriaregjimi komunistRumania
Tjetri
Të jesh i drejtë dhe tregtia e lirë

Të jesh i drejtë dhe tregtia e lirë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.