AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të jesh i drejtë dhe tregtia e lirë

Dani RodrikngaDani Rodrik
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Organizata Botërore e Tregtisë. Foto kortezi: quiquemendizabal/flickr

Këtë vit, SHBA-të dhe BE-ja duhet të vendosin nëse do të fillojnë të trajtojnë Kinën si një “ekonomi tregu” në politikat e tyre tregtare. Për fat të keq, edhe ndërsa debati intensifikohet mbi atë se zgjedhjet që po bëhen synojnë të ndalojnë pikërisht gjetjet e zgjidhjeve për defektet më të thella të regjimit botëror të tregtisë.

Organizata Botërore e Tregtisë. Foto kortezi: quiquemendizabal/flickr
Organizata Botërore e Tregtisë. Foto kortezi: quiquemendizabal/flickr

Sistemi botëror i tregtisë pritet të përballet me një pikë të rëndësishme kthese në fund të këtij viti, një pikë kthese që u shty kur Kina u anëtarësua në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) gati 15 vjet më parë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian duhet të vendosin nëse ata do të fillojnë ta trajtojnë Kinën si “ekonomi tregu” në politikat e tyre të tregtisë. Për fat të keq, edhe ndërsa beteja përshkallëzohet gjatë këtij viti, kushtet që parapëlqehen aktualisht synojnë që asgjë të mos bëhet për të zgjidhur defektet më të thella të regjimit aktual botëror të tregtisë.

Marrëveshja e anëtarësimit të Kinës në OBT, e nënshkruar në dhjetor 2001, i lejoi partnerëve tregtarë të këtij vendi të trajtojnë Kinën si një “ekonomi jo tregu” për një periudhë prej deri 15 vjet. Statusi si ekonomi jo tregu e ka bërë shumë më të lehtë për vendet importuese që të imponojnë tarifa speciale mbi eksportet e Kinës, në formën e detyrimeve antidamping. Në veçanti, ata mund të përdorin kostot e prodhimit në vende më të shtrenjta si një matës indirekt të kostove të vërteta të Kinës, duke rritur njëkohësisht gjasat e gjetjes së politikave damping (politikave të shitjes me çmime të ulëta përmes subvencionimeve shtetërore, në anglisht ‘dumping’) si dhe të vlerësojnë përmasat e dampingut.

Sot, megjithëse shumë vende, të tilla si Argjentina, Brazili, Kina dhe Koreja e Jugut, sakaq e kanë shpërblyer Kinën me statusin e vendit me ekonomi tregu, dy ekonomitë më të mëdha të botës, SHBA-të dhe BE-ja, nuk e kanë bërë. Por, pavarësisht asaj që këto dy blloqe do të bëjnë, masat antidamping janë shumë të papërshtatshme për detyrën e zgjidhjes së shqetësimeve mbi trebgtinë e pandershme – jo për shkak se shqetësime të tilla janë të pabaza, por për shkak se problemet shkojnë shumë përtej fenomenit dumping. Politikat antidamping lehtësojnë proteksionizmin e llojit më të keq të mundshëm, ndërsa bëjnë asgjë për vendet që kanë nevojë për hapësira të ligjshme politikëbërjeje.

Ekonomistët nuk i kanë pëlqyer kurrë rregullat antidamping të OBT-së. Nga një këndvështrim i ngushtë ekonomik, shitja me çmime poshtë kostos nuk është një problem për ekonominë importuese për sa kohë kompanitë që përdorin këtë strategji kanë pak gjasa të monopolizojnë tregun. Kjo është arsyeja se pse politikat vendëse të konkurrueshmërisë zakonisht kërkojnë prova për praktika anti-konkurruese ose gjasave të sjelljes predatore të suksesshme. Sipas rregullave të OBT-së, gjithsesi, shitja me çmime poshtë kostos nga ana e eksportuesve është e mjaftueshme për imponimin e tarifave të posaçme mbi importet, edhe nëse praktikat konkurruese janë standarde – të tilla si gjatë periudhave të krizave ekonomike.

Kjo dhe arsyet e tjera procedurale e bëjnë antidampingun shtegun e parapëlqyer për firmat që kërkojnë mbrojtje nga rivalët e tyre të huaja kur situata është e vështirë. OBT ka masa “mbrojtëse” specifike që i mundëson vendeve të rrisin tarifat përkohësisht kur importet shkaktojnë “dëme serioze” ndaj kompanive vendëse. Por pengesat procedurale janë më të larta për këto lloje mbrojtjesh dhe vendet që përdorin këtë mekanizëm duhet të kompensojnë eksportuesit e prekur negativisht.

Numrat flasin vetë. Që kur OBT u themelua në vitin 1995, më shumë se 3 mijë tarifa antidamping janë vendosur (ku India, SHBA dhe BE janë përdoruesit më të mëdhenj të këtij mekanizmi). Nga ana tjetër, numri i praktikave mbrojtëse të përkohëshme është vetëm 155 (ku vendet në zhvillim janë përdoruesit më të mëdhenj). Dukshëm, antidampingu rezulton politika më e lehtë dhe e parapëlqyer.

Por regjimi botëror i tregtisë duhet të zgjidhë problemin e mungesës së ndershmërisë, përveç problemit të eficencës ekonomike. Kur kompanitë vendëse duhet të konkurrojnë me, fjala vjen, kompanitë kineze që mbështeten financiarisht nga një qeveri me xhepa të mëdhenj, fusha e lojës bëhet e tillë që shumica e njerëzve do ta konsiderojë si të papranueshme. Disa lloje të caktuara avantazhi konkurrues minojnë legjitimitetin e tregtisë ndërkombëtare, edhe kur (siç është rasti aktual) ka përfitime ekonomike totale për vendet importuese. Rrjedhimisht regjimi antidamping ka një logjikë politike.

Politikëbërësit e tregtisë janë shumë familjarë me këtë logjikë, gjë që është edhe arsyeja se pse regjimi antidamping ekziston të formën aktuale, duke mundësuar një mbrojtje relativisht të lehtë. Ajo që zyrtarët e tregtisë nuk e kanë marrë kurrë parasysh është që argumenti i ndershmërisë shtrihet përtej zonës së dampingut.

Nëse është e pandershme për kompanitë vendëse që të konkurrojnë me entitete të huaja që subvencionohen apo mbështeten nga qeveritë e tyre, është po kaq e pandershme që punonjësit vendës të konkurrojnë me punonjësit e huaj të cilët vuajnë nga mungesa e të drejtave themelore, të tilla si negocimi në grup për paga e kushte pune apo kundër abuzimeve në vendet e punës. A nuk janë kompanitë që shkatërrojnë mjedisin, përdorin punën e fëmijëve apo ofrojnë kushte të rrezikshme pune një burim konkurrence të pandershme?

Shqetësime të tilla mbi tregtinë e lirë gjenden në zemër të lëvizjes antiglobaliste. Megjithatë, mekanizmat ligjore të rregullimit të tregtisë aktualisht nuk ofrojnë hapësirë veprimi përtej logjikës tregtare të çmimeve nën kosto. Sindikatat, organizatat e të drejtave ë njeriut, grupet e konsumatorëve apo organizatat e mbrojtjes mjedisore nuk kanë akses të drejtpërdrejtë në mekanizma mbrojtëse në të njëjtën mënyrë siç kanë akses kompanitë.

Ekspertët e tregtisë kanë pasur prej kohësh frikë që të hapin diskutim në OBT mbi çështje të rëndësishme si standardet e punës dhe të mjedisit apo të drejtat e njeriut, duke pasur frikë se diskutime të tilla do të krijojnë bazë për më shumë proteksionizëm. Por po bëhet gjithnjë e më shumë e qartë se përjashtimi i këtyre problemeve nga diskutimi bën më shumë dëm. Tregtia me vendet që kanë modele shumë të ndryshme ekonomike, shoqërore dhe politike ngre shqetësime të sinqerta mbi legjitimitetin. Refuzimi për të njohur shqetësime të tilla jo vetëm që minon këto marrëdhënie tregtare por vë në dyshim edhe legjitimitetin e të gjithë regjimit të tregtisë botërore.

Asgjë nga këto nuk nënkupton që demokracitë nuk duhet të bëjnë tregti me vendet jodemokratike. Çështja është se logjika komerciale nuk duhet të jetë faktori i vetëm që qeveris këto marrëdhënie ekonomike. Ne nuk mund t’i shpëtojmë – e për rrjedhojë duhet të përballemi – me dilemën se përfitimet nga tregtia në disa raste vjen në dëm të sistemeve shoqërore vendëse.

Diskutimi dhe debati publik është mënyra e vetme se si demokracitë mund të zgjidhin vlerat dhe antivlerat në një marrëdhënie tregtare. Mosmarrëveshjet tregtare me Kinën dhe vende të tjera janë një mundësi për të ngritur – dhe jo për të injoruar – këto shqetësime, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt demokratizimit të regjimit botëror të tregtisë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Fairness and Free Trade

Etiketa: Bashkimi EuropianBEBraziliekonomiFushaImportetIndiaKinakonkurrenceKorejakostokushte puneMarrëveshjaMasaMatmbrojtjeMjedisitOBTProject SyndicatePunëRefuzimiSHSHBAShtetet e BashkuaratregtiTreguZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Misteri i statujave shqiptare shkakton debate në Maqedoni

Misteri i statujave shqiptare shkakton debate në Maqedoni

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.