AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria hap tenderin për koncesionin e Katundit të Ri

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Energjia, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit të Zi sipas variantit 1. Burimi: Ministria e Energjisë

Pasi dha me koncesion të pakërkuar hidrocentralin e Poçemit, në një tender ku mori pjesë vetëm një kompani, qeveria hapi sot tenderin për hidrocentralin e Katundit të Ri mbi lumin Drin, me të njëjtën formulë ku fituesi është i paracaktuar nga bonusi i qeverisë.

SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit të Zi sipas variantit 1. Burimi: Ministria e Energjisë
SKema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit të Zi sipas variantit 1. Burimi: Ministria e Energjisë

Qeveria shqiptare hapi sot tenderin formal për dhënien me koncesion të Hidrocentralit të Katundit të Ri, një koncesion për të cilin më herët ka dhënë një bonus shumë të debatuar për një kompani turke si “koncesion i pakërkuar”.

Njoftimi i hapjes së tenderit publikuar në faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik, thotë se kompanitë e interesuara do të mund të kryejnë një vizitë në vendin e hidrocentralit më 7 qershor të këtij viti dhe do të kenë kohë të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 11 korrik.

Teorikisht tenderi është i hapur për çdo kompani të interesuar, por konsorciumi i dy kompanive turke, Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Suzer” dhe “Nurol”, ka marrë sakaq me vendim qeverie një bonus me 8 për qind të pikëve nga 100 të mundshmet për t’u fituar në tender, gjë që do të thotë se konkurrentët e tjerë të mundshëm do të duhet të vuajnë shumë për të mposhtur një konkurrent që disponon një avantazh të tillë.

Pak javë më parë, qeveria tenderoi një projekt tjetër koncesionar, hidrocentralin e Poçemit mbi lumin Vjosë, tender ku mori pjesë vetëm një kompani, pikërisht kompania që pati marrë bonusin me vendim qeverie, ndërsa asnjë kompani tjetër nuk e pa të arsyeshme të konkurronte në një tender me fitues të paracaktuar.

Dokumenti i tenderit i publikuar nga qeveria zbulon gjithashtu se askush nuk i ka matur prurjet e lumit Drin e Zi, ku do të ndërtohet hidrocentrali që nga viti i largët 1990 dhe se matjet e vetme janë kryer në vitet 1960-1990.

“Ka disa stacione meteorologjike dhe hidrologjike mbi Lumin Drini i Zi. Gjithsesi, të dhënat e këtyre stacioneve janë deri në vitet 1990 – të dhe nuk i mbulojnë vitet e fundit,” shkruhet në dokumentin e hapjes së tenderit.

Gjithashtu, qeveria raportohet se ka kërkuar heqjen e një pjese të zonës që preket nga hidrocentrali nga territori i Parkut Kombëtar të Korabit, i shpallur prej kohësh Zonë e Mbrojtur.

Në kohën e Komunizmit, Shqipëria projektoi shfrytëzimin e kaskadës së Lumit Drin përmes ndërtimit të pesë hidrocentraleve, Skavicë, Fierzë, Koman, Vau i Dejës dhe Bushat. Nga këto, Fierza, Komani dhe Vau i Dejës u përfunduan para viteve 1990 ndërsa Skavica dhe Bushati mbetën të pandërtuara dhe projektet hasën në vështirësi për shkak se në planin origjinal të konceptuar, përfshihej përmbytje tokash në Maqedoni dhe ulje e nivelit të Liqenit të Shkodrës, i cili shtrihet në Shqipëri dhe Malin e Zi. Hidrocentrali i Bushatit, i cili qe parashikuar të ndërtohej me ujëmbledhës dhe me kapacitet të instaluar 80 MË, u zëvendësua me hidrocentralet Ashta 1 dhe Ashta 2, të cilat u ndërtuan me koncesion në vitet 2009-2012 ndërsa hidrocentrali i Skavicës u dha me koncesion të pakërkuar nga qeveria Nano në vitin 2005 për të mbetur një projekt i vdekur për një dekadë të tërë.

Propozimi aktual është shfrytëzimi i pjesës së sipërme të lumit Drin për ndërtimin e dy hidrocentraleve, të cilat do të njihen si Katund i Ri dhe Skavicë. Skema aktuale bazohet në një studim të kryer nga një kompani franceze për llogari të shtetit shqiptar në vitin 2009, referuar si studimi Sogreas. Për shkak se studimi ekziston, shumë ekspertë si dhe opozita politike kanë kritikuar qeverinë aktuale për dhënien e bonusit për bashkimin e kompanive turke, duke e quajtur procedurën klienteliste. Qeveria i është përgjigjur duke argumentuar se qeveria paraardhëse ka dhënë më shumë koncesione të tilla, ndërsa argumenton se kompania turke ka bërë “studim fizibiliteti” në bazë të së cilit, qeveria e ka parë të arsyeshme t’i japë 8 për qind bonus.

Etiketa: AshtaDrini i ZiFierzahasHidrocentraletKoncesionMaqedoniOpozitaParapërmbytjeQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSkavicaSkavicëstenderuljeVendim
Tjetri
Polonia bëhet pioniere e teksteve shkollore të hapura

Prova për reformat arsimore

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.