AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Amnesty kritikon shitjen e armëve nga Ballkani drejt Egjiptit

Cristina BucureasangaCristina Bucureasa
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rumania akuzohet për tregtim armësh me Egjiptin. Foto: wikipedia.org.

Rumania dhe Bullgaria janë mes vendeve të BE-së të cilat u kritikuan nga Amnesty International për bashkëpunim në thellimin e krizës në Egjipt përmes eksportit të armëve në vend, përfshirë edhe vendin joanëtar në BE, Serbinë.

Rumania akuzohet për tregtim armësh me Egjiptin. Foto: wikipedia.org.
Rumania akuzohet për tregtim armësh me Egjiptin. Foto: wikipedia.org.

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të ndalojë shitjen e armëve për Egjiptin, armë që janë duke u përdorur për vrasje dhe tortura.

Të mërkurën, grupi tha se pothuajse gjysma e shteteve anëtare të BE-së, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë, kishte shkelur një pezullim që përfshinte të gjithë BE-në për shitjen e armëve në Egjipt, duke rrezikuar bashkëfajësinë në një valë vrasjesh të paligjshme, zhdukjesh të detyruara dhe torturash.

Amnesty tha se pavarësisht pezullimit të imponuar pas vrasjes së qindra protestuesve në gusht të vitit 2013, 12 nga 28 vende të BE-së “kanë mbetur ndër furnizuesit kryesorë të armëve dhe pajisjeve policore në Egjipt”, duke çuar në një përkeqësim të gjendjes së të drejtave të njeriut.

“Pas tri vitesh nga vrasjet masive që e detyruan BE-në t’i bëjë thirrje shteteve anëtare të saj të ndalojnë transferimet e armëve në Egjipt, situata e të drejtave të njeriut është përkeqësuar”, tha Magdalena Mughrabi, zv/drejtoresha e  përkohshme për Programin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut pranë Amnistinë International.

“Shtetet e BE-së që transferojnë armë dhe pajisje policore për forcat egjiptiane, të cilat po kryejnë zhdukje të detyruara, tortura dhe arrestime arbitrare në shkallë masive po veprojnë në mënyrë të pakujdesshme dhe po rrezikojnë bashkëfajësinë në këto shkelje të rënda”, shtoi Mughrabi.

Vendet e BE-së që kanë furnizuar me armë Egjiptin nëpërmjet eksporteve apo ndërmjetësimit që prej vitit 2013 janë: Bullgaria, Qipro, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe shteti Serbia, jashtë BE-së.

Sipas Amnesty, vetëm në vitin 2014, shtetet e BE-së autorizuan 290 licenca për pajisje ushtarake në Egjipt, shumë që arrin në më shumë se 6 miliardë euro.

Artikujt e shitur përfshijnë: armë të vogla, të lehta dhe municion; automjete të blinduara; helikopterë ushtarakë; armë të rënda për përdorim në luftën kundër terrorizmit dhe operacionet ushtarake; dhe teknologji mbikqyrëse, që mund të përdoren nga autoritetet egjiptiane për represion të brendshëm.

Bullgaria është radhitur mes furnizuesve më të mëdhenj të Egjiptit me armë, së bashku me Republikën Çeke, Italinë dhe Francën.

Ajo ka lëshuar një total prej 59 licencash me vlerë 51.643.626 euro të pajisjeve ushtarake në Egjipt në vitin 2014m ku më shumë se 11 milionë euro janë për armë të vogla dhe municioneve.

Eksportet në Egjipt përfshirë 10.500 pushkë, 300 mitralozë të lehtë dhe 21 armë të rënda, thotë raporti.

Ministri bullgar i mbrojtjes Nikollaj Nençev njoftoi të mërkurën se vendi ka raportuar një rritje 50 për qind të eksporteve të armëve në vitin 2015, me produkte që shiten për më shumë se 640 milionë euro.

Ai hapi një ekspozitë të mbrojtjes në qytetin jugor bullgar Plovdiv, ku morën pjesë delegacione zyrtare shtetërore të më shumë se 20 vendeve, përfshirë Egjiptin.

“BE-ja duhet të imponojë menjëherë një embargo mbi shitjen e të gjitha llojeve të armëve dhe pajisjeve luftarake që po përdoren nga Egjipti për të kryer shkelje të rënda të drejtave të njeriut. BE-ja dhe anëtarët e saj duhet të ndalojnë shpërblimin e sjelljes së keqe nga policia dhe ushtria e Egjiptit përmes furnizimit me armë”, tha Brian Wood, Kryetari i Kontrollit të Armëve dhe të Drejtave të Njeriut pranë Amnesty International.

Etiketa: Amnesty InternationalArmëarrestimeBallkaniBashkimit EuropianBEBullgariaEgjiptembargoEuroEVFrancaGjermaniaItaliaMbretëria e BashkuarPoliciaPoloniaQiproRaportiRumaniaSerbiaSHSllovakiaSpanjateknologjitorturaUshtriavrasjeWikipediazhdukje
Tjetri
Admirues të Titos festojnë ditëlindjen e tij në të gjithë ish-Jugosllavinë

Admirues të Titos festojnë ditëlindjen e tij në të gjithë ish-Jugosllavinë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.