AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Presidenti maqedonas nuk tërhiqet nga falja e politikanëve

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Foto: president.gov.mk

Pasi presidenti maqedonas refuzoi kategorikisht tërheqjen e faljeve që u ofroi politikanëve të lartë, disa ekspertë thonë se parlamenti duhet të veprojë vetë për këtë problem.

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Foto: president.gov.mk
Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov. Foto: president.gov.mk

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov i ka qëndruar vendimit të tij për faljet polemike, ndërsa i tha Frankfurter Allgemeine Zeitung të martën se nuk do të tundet nga vendimi i tij i 12 prillit dhe se do ta ndërmerrte sërish të njëjtin vendim.

Vëzhguesit thonë se pritja që ai të tërheqë vullnetarisht faljet duket se është një humbje kohe që vetëm sa do ta komplikonte më tej krizën politike të Maqedonisë.

Ivanov përsëriti gjithashtu qëndrimin e partisë qeverisëse VMRO DPMNE se zyra e Prokurorisë Speciale e kishte fajin për krizën aktuale pasi sulmoi në mënyrë selektive partinë në pushtet me hetimet e saj.

“Kjo atmosferë e konfliktit është vepër e Prokurorisë Speciale që po heton në mënyrë selektive, vetëm kundër partisë në pushtet”, tha Ivanov në intervistë.

Nën presion për të bërë të pavlefshme faljet, parlamenti javën e kaluar nuk pranoi t’i tërheqë faljet vetë, por i dha pushtetin presidentit që t’i heqë ato për ata që nuk duan, dhe për të tjerët, duke u bazuar në vlerësimin e tij personal.

Megjithatë, vetëm 12 nga 56 politikanët dhe zyrtarët e falur kanë kërkuar të heqin dorë nga favori deri tani.

Analisti politik Albert Musliu thotë se fakti që presidenti ka thënë se do ta jepte faljen sërish tregon se nuk mund të presim që ai ta tërheqë atë vullnetarisht.

Pritja që ai ta bëjë këtë “veprim do të jetë humbje kohe, ndërsa tensionet në vend do të përkeqësohen”, shtoi ai.

Musliu thotë se parlamenti tani duhet të marrë hapa të fortë vetë dhe ta shfuqizojë faljen krejtësisht.

Një profesor i shkencave politike në Universitetin FON të Shkupit, Mitko Gadzovski, tha për Radion Europa e Lirë të martën se qëndrimi i presidentit “nuk çon drejt zgjidhjes së situatës dhe se madje e përkeqëson atë”.

Protestat filluan më 12 prill, pasi Presidenti Gjorge Ivanov ndali hetimet penale të politikanëve të lartë dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, përfshirë ish-kryeministrin dhe liderin e VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski.

lëvizja shkaktoi protesta masive në kryeqytet dhe kudo në vend dhe tërhoqi thirrje nga BE dhe SHBA për shfuqizim të lëvizjes që dëmtoi stabilitetin e vendit.

Nëse faljet shfuqizohen në mënyrë të njëanshme ose selektive, kjo do të shkaktojë shtim të pakënaqësisë në vend pasi përfaqëson mungesën e llogaridhënies dhe pandëshkueshmërisë, sipas zv/asistentit të sekretarit amerikan të shtetit Yee i cili vizitoi Maqedoninë të enjten e shkuar.

Ish kryeministrit Gruevski iu falën pesë ndjekje penale.

Ish-ministri i tij i transportit Mile Janakieski dhe ministrja e brendshme Gordana Jankulovska, shpëtuan nga 16 dhe 11 ndjekje penale.

Ivanov fali gjithashtu liderin e Social Demokratëve në opozitë, Zoran Zaev për dy ndjekje penale me të cilat u akuzua vitin e shkuar nga prokuroria.

Etiketa: BEEuropaGruevskiHetimetpresidentProkuroriaProtestaProtestatPunëPunëtorPunëtorëSHBAVendimVendimiVëzhguesitVMRO DPMNEZoran Zaev
Tjetri
Vojisllav Shesheli kërkon ringjallje politike në Bosnjë

Vojisllav Shesheli kërkon ringjallje politike në Bosnjë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.