AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Beteja për autobuzët hap luftën politike për Prishtinën

Arben QirezingaArben Qirezi
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë. Foto: BIRN

Dy rivalët kryesorë politikë po përplasen për një projekt për rinovimin e flotës së transportit publik në Prishtinë si pjesë e një beteje më të gjerë për kontrollin e kryeqytetit.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë. Foto: BIRN
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë. Foto: BIRN

Lëvizja Vetëvendosje në opozitë në Kosovë dhe partia në pushtet, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, janë ngërthyer në një betejë mbi transportin publik në kryeqytet.

Beteja mbi autobuzët po zhvillohet ndërkohë që rivaliteti mes tyre pritet të shënojë kulmin para zgjedhjeve për pushtetin vendor që do të zhvillohen në vitin 2017.

Si komuna me numrin më të lartë të votuesve dhe me ekonominë më të fortë, Prishtina është objektivi kryesor i të gjitha partive politike. Kapja e kontrollit politik të kryeqytetit konsiderohet si hapi më i rëndësishëm drejt kontrollimit të të gjithë Kosovës.

Marrëdhëniet mes Vetëvendosjes dhe LDK-së në qytet kanë qenë të tensionuara që nga zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor më 2013, kur ish zëvendëskryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, mposhti udhëheqësin e LDK-së, kryeministrin aktual Isa Mustafa, në garën për kryebashkiak.

Kjo i dha fund qeverisjes gjashtëvjeçare të Mustafës në Prishtinë si dhe qeverisjes së pakontestueshme 13 vjeçare të LDK-së në Prishtinë.

Gjithsesi LDK vijoi të dominojë këshillin e komunës ku ka 18 nga 51 anëtarë.

Lëvizja Vetëvendosje ka 10 vende në këshill ndërsa Partia Demokratike e Kosovës, PDK, ka tetë vende, pasuar nga Aleanca Kosova e Re me katër dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me katër të tjerë. Të pestë partitë e tjera kanë shtatë anëtarë.

Në një nga veprimet e para si kryebashkiak më 2014, Ahmeti akuzoi administratën e Mustafës për korrupsion dhe dorëzoi në prokurori 70 kallëzime penale.

Marrëveshja e shumëdebatuar e mbështetur nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë për krijimin e asocacionit të komunave me shumicë serve ka prekur gjithashtu marrëdhëniet në nivelin vendor.

Pasi bashkuan forcat në qeveri vitin e kaluar, LDK dhe PDK kanë bashkuar forcat edhe në këshillin e komunës për të penguar punën e administratës së Vetëvendosjes.

Kjo ka sjellë tensione të reja pasi të dyja blloqet vendosën të përdorin projektin e rinovimit të flotës së transportit publik të Prishtinës për të penguar njëri-tjetrin.

Në tetor 2014, autoritetet e Prishtinës dhe Banka Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, ranë dakord për një marrëveshje kredie me vlerë 10 milionë euro për të blerë 51 autobuzë të rinj për kompaninë e transportit publik, Trafiku Urban.

Ky projekt u bë arenë e një dueli të ashpër mes administratës së Vetëvendosjes në komunë dhe qeverisë të drejtuar nga LDK.

Administrata e qytetit pranoi që komuna të marrë përsipër ripagesën e kredisë në vend të qeverisë. Gjithsesi, sipas ligjit, pushteti vendor në Kosovë nuk ka të drejtë të marrë hua dhe Ministria e Financave duhet të firmosë një garanci sovrane, e cila nënkupton se në rast se Komuna nuk është në gjendje ta shlyejë kredinë, qeveria e Kosovës do ta shlyejë.

Kryebashkiaku Ahmeti dhe zëvendësi i tij, Dardan Sejdiu, akuzuan Ministrin e Financave Abdullah Hoti, nga LDK, se po pengonte projektin duke mos e firmosur garancinë sovrane për kredinë, dokumentet për të cilën kanë qenë gati që nga prilli 2015.

Rivitalizimi i transportit publik të Prishtinës qe premtimi kryesor elektoral i Ahmetit gjatë garës së tij të suksesshme për kryebashkiak.

“Këto njerëz [në LDK] janë duke u përpjekur të bllokojnë Prishtinën, në të njëjtën mënyrë si e bllokuan atë për 15 vjet,” tha Sejdiu për Hotin dhe Mustafën në një intervistë televizive.

Ministri i Financave iu përgjigj duke thënë se administrata e Prishtinës nuk kishte arritur të miratonte kërkesën për garanci sovrane në këshillin e komunës, këshill që kontrollohet nga LDK.

Në një përpjekje për të penguar kryebashkiakun, Hoti më 18 maj u takua me kryetarin e këshillit Halim Halimi – nga LDK – duke i kërkuar atij të vendosë në axhendë autorizimin për garancinë sovrane.

Zakonisht, axhenda e punës në këshillin komunal hartohet në bashkëpunim mes kryebashkiakut dhe kryetarit të këshillit.

Asambleja ku LDK ka numrin më të lartë të anëtarësh më në fund më 18 maj e miratoi kërkesën.

Por Ahmeti dhe Sejdiu argumentuan se miratimi në këshill nuk qe i nevojshëm dhe se përdorimi i këshillit kësaj rradhe qe thjeshtë përpjekje e LDK-së për të fshehur pengesat ndaj kryetarit.

Kryeministri Mustava dhe ministri i Financave Hoti deklaruan se Ahmeti po injoron ligjet dhe rregullat.

Më 24 maj, Ministria e Financave deklaroi se vendimi i këshillit të komunës duhej të miratohej gjithashtu nga Ministria e Pushtetit Vendor, gjë që do të pasohej nga lëshimi i garancisë sovrane.

Ai shtoi se vendimi duhet gjithashtu të mbështetet nga dy të tretat e votave në Parlamentin e Kosovës.

Ahmeti reagoi duke thënë se LDK po përdorte çdo procedurë për të penguar dhe i kërkoi qytetarëve ta “mbanin presionin të lartë”. Gjithsesi kësaj here ai konfirmoi se procedura e përfaqësuar nga Ministria e Financave do të respektohej, megjithëse ai beson se projekti po pengohet qëllimisht: “Edhe nëse procedurat duhet të jenë, siç thotë Hoti, fakti është që ne e dërgua kërkesën  për garanci më 15 prill 2015. A nuk mund të përgjigjej ai duke na thënë se çfarë duhej të bënim? Ai nuk u përgjigj për dhjetë muaj,” tha Ahmeti për BIRN.

Kjo procedurë mund të vijojë edhe për një vit, gjë që mund ta lërë Ahmetin me shumë pak kohë në dispozicion për të përmbushur premtimin e tij elektoral, duke rigjallëruar transportin publik, gjë që është e rëndësishme në rast zgjedhjesh të parakohëshme, të cilat kërkohen nga partia e tij.

Dhe ndërsa zgjedhjet për pushtetin vendor janë planifikuar për fundin e vitit 2017, marrëveshja me BERZH mund të dështojë, duke i lënë qytetarët e Prishtinës pa një sistem të përshtatshëm transporti publik.

Beteja mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mbi këtë çështje mund të prekë edhe projekte të tjera vendore, duke penguar përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët.

Leksioni duket se se është se ndërsa rivalitetet politike vijojnë të ndikojnë jetët e qytetarëve të Prishtinës, ata do të vijojnë të mbeten për pafuqishëm për sa kohë pranojnë rregullat e imponuara nga politikanët e papërgjegjshëm të Kosovës.

Etiketa: AdministrataBashkimi EuropianBERZHBIRNEuroHotihuaIsa MustafaKorrupsionKosovaKosovëKryebashkiakLDKMarrëveshjamarrëveshjeMinistria e FinancaveParaPartiaPartia DemokratikePDKPrishtinaProkuroriPunëPushteti vendorQeveriaSHtensionetrafikuVendimiVetëvendosjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Ballkani paralajmërohet të integrojë emigrantët

Ballkani paralajmërohet të integrojë emigrantët

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.