AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia lejon marijuanën mjekësore në farmaci

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Wikimedia Commons.

Produktet e para të kanabisit të ligjshëm do të përdoren për të trajtuar sëmundje të rënda dhe pritet të jenë të disponueshme në farmacitë Maqedonase nga kjo javë.

Foto: Wikimedia Commons.
Foto: Wikimedia Commons.

Vaji i kanabisit me një përqendrim të ulët të kanabinoideve që kanë efekte psikotrope do të jetë në dispozicion për pacientët pa recetë mjekësore nga kjo javë, tha të martën Marija Darkovska, kreu i Agjencisë së Maqedonisë për Barnat Mjekësore.

Gjithashtu këtë javë, mjekët specialistë maqedonas do të fillojnë trajnimin se si të përshkruajnë produkte më të forta të kanabisit që do të jenë në dispozicion deri në fund të qershorit.

“Do të ketë dy lloje të vajrave në farmaci. Ai me më pak se 0.2 për qind të kanabinoideve do të jenë në dispozicion pa recetë në fillim të kësaj jave,” tha Darkovska.

“Lloji tjetër i vajit do të ketë më shumë se 0.2 për qind të kanabinoideve dhe do të jetë në dispozicion vetëm me recetë. Ky vaj duhet të jetë në farmaci deri në fund të qershorit, kur kemi në plan të përfundojmë trajnimin për mjekë specialistë,” shtoi ajo.

Ligji që rregullon këtë çështje thotë se vetëm neurologët, radiologët, specialistët e sëmundjeve infektive dhe onkologët do të lejohen të japin receta të marijuanës mjekësore për pacientët.

Pritet që përdorimi i saj të ndihmojë ata me sëmundje malinje, epilepsi, HIV, sklerozë të shumëfishtë dhe të tjerë.

Ky veprim vjen pasi ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov paraqiti një ndryshim ligjor në mes të majit që lejonte përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

Filip Dostovski, një aktivist për legalizim mjekësor të marijuanës dhe një anëtar i shoqatës Alternativa e Gjelbër, tha se fushata e ndërgjegjësimit gjatë viteve të fundit ishte shpërblyer.

“Disa vite më parë maqedonasit nuk i njihnin përfitimet e marijuanë mjekësore. Ideja [për legalizim] nisi të përhapet shumë shpejt, pasi kemi organizuar disa seminare … që rritën ndërgjegjësimin,” tha Dostovski.

Në shtator të vitit të kaluar, agjencia M-Prosepekt publikoi një sondazh të opinionit mbi temën e legalizimit të marijuanës mjekësor, i cili sugjeronte se 70 për qind e maqedonasve e mbështesnin legalizimin, ndërsa 28 për qind ishin kundër tij.

Kjo përfaqëson një rritje prej 20 për qind të atyre që e mbështesin legalizimin e marijuanës mjekësore në krahasim me një sondazh të ngjashëm të opinionit të kryer në vitin 2013.

I njëjti sondazh i publikuar vitin e kaluar tregoi 34 për qind mbështetje për legalizimin e përgjithshëm të marijuanës, ku 63 për qind ishin kundër.

Prodhimi ilegal dhe shitja e marijuanës mbetet e dënueshme nga një deri në dhjetë vjet burg në Maqedoni.

Deri më tani, 13 vende të BE-së e kanë legalizuar përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore.

I pari vend në Ballkan që lejoi pacientët të blinin ligjërisht dhe të përdornin produkte të marijuanës përpara Maqedonisë, ishte Kroacia në tetor të vitit të kaluar.

Etiketa: aktivistBallkanBEBurgfushataHIVKroaciaLigjMaqedoniMaqedoniambështetjeMjekmjekëParaSHshtatorsondazh
Tjetri
Aventura e Banksy në Rripin e Gazës

Financimi i shëndetit dhe arsimit për të gjithë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.