AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gruevski “kërkoi këshillën e fallxhores”

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski. Foto: AP Photo/Boris Grdanoski

Një regjistrim audio është publikuar në YouTube të enjten, ku dyshohet se ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski kërkon këshillën e fallxhores për çështjet më të rëndësishme politike dhe personale.

Lideri i VMRO DPMNE, Nikola Gruevski. Foto: MIA
Lideri i VMRO DPMNE, Nikola Gruevski. Foto: MIA

Një regjistrim audio në YouTube pretendon se lideri i partisë VMRO DPMNE në pushtet në Maqedoni, ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ka kërkuar këshilla nga një fallxhore për gjithçka që nga çështjet e shëndetit personal të ngjarjet globale. Ai akuzohet gjithashtu se ka kërkuar parashikime për veten, familjen, bashkëpunëtorët dhe kundërshtarët e tij politikë.

E dyshuara si ‘astrologe’, është identifikuar Katerina Najdenova, një punonjëse në Zyrën Doganore, e cila dëgjohet teksa këshillon Gruevskin për një sërë çështjesh.

Në atë që duket si një bisedë private e regjistruar në zyrën e Gruevskit në pranverën e vitit 2012, fallxhorja i thotë Gruevskit se “të huajt”, me gjasa duke nënkuptuar anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, kanë prirje pozitive në drejtim të tij edhe pse ai i shfaqe atyre i ftohtë dhe i largët.

“Të mungon kontakti. Duhet të shfaqësh ngrohtësi, jo si shtrëngimi i duarve me kancelaren gjermane Angela Merkel,” këshillon fallxhorja, ndërsa ai që dyshohet të jetë zëri i Gruevskit dëgjohet t’i kërkojë shpjegime.

Ajo gjithashtu këshillon kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, sepse është e shqetësuar se “BE-ja do të shpërbëhet” dhe arrin në përfundimin se NATO do të mbetet një faktor, por do të “mbahet artificialisht”.

Kabineti i Gruevskit dhe partia e tij VMRO DPMNE kanë refuzuar të komentojnë pretendimet e bëra në regjistrimet e publikuara së fundmi.

Regjistrimet nuk duket të jenë pjesë e regjistrimeve të vitit të kaluar të zyrtarëve të lartë që i publikuan Social Demokratët e opozitës, SDSM.

Gjithashtu ndryshe nga përgjimet e publikuara vitin e kaluar, biseda e fundit zgjat për gati dy orë dhe nuk duket se është regjistruar në telefon.

Në një moment, një telefon bie në atë që duket të jetë zyra e Gruevskit dhe kështu ndërpritet seanca me fallxhoren, ndërsa sekretari i tij e informon atë se i kanë mbërritur të ftuarit. “Le të presin”, i thotë Gruevski sekretarit.

Mbetet një mister se kush mund ta ketë regjistruar bisedën, nëse ishte Gruevski vetë, dhe se si u zbulua një regjistrim i tillë.

Mes informacioneve të tjera, biseda tregon se Gruevski ka urdhëruar analiza astrologjie të datave të lindjeve të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë dhe familjes, por edhe të një ish-kundërshtari politik, Branko Crvenkovskit, i cili bëri një rikthim në krye të opozitës Social Demokratëve prej vitit 2009 deri në vitin 2013.

Fallxhorja thotë se  Crvenkovski nuk përbën një kërcënim të vërtetë për Gruevskin.

Duke iu referuar jetës së tij personale dhe profesionale, fallxhorja trembet se dikush mund të përpiqet t’i ngrejë Gruevskit një kurth seksual. Ajo e këshillon atë të kontrollojë kontrolluar shëndetin dhe parashikon suksese financiare. Megjithatë, ajo e paralajmëron që të jetë i kujdesshëm në lidhje me disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë profesional “që duan ta dëmtojnë”.

Publikimi i regjistrimit të fundit në YouTube vjen në një kohë kur Gruevski përballet me presion politik dhe akuza të përfshirjes në disa krime.

Më 12 prill ai u fal nga presidenti Gjorge Ivanov për gjashtë hetime penale të hapura në zyrën e prokurorisë speciale për 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të lartë.

Faljet presidenciale shkaktuan protesta masive në Shkup dhe kudo në Maqedoni.

Etiketa: AkuzaAngela MerkelBEGruevskihetimeKrimeMaqedoniMerkelNATONikola GruevskiPartiaProtestaPunëPunëtorPunëtorëSeancaSHShkupVMRO DPMNE
Tjetri
Enver Hoxha “gjallë” në Ferizaj

Enver Hoxha "gjallë" në Ferizaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.