AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SHBA dyshon te kapaciteti i Ballkanit në luftën kundër terrorizmit

Mariya ChereshevangaMariya Cheresheva
10 years më parë
në Lajme, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Luftëtarët e ISIS në Siri. Foto: Revista Dabiq

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se shtetet e Ballkanit kanë treguar rezultate të ndryshme në luftën kundër terrorizmit në vitin 2015, ku shumica e problemeve vijnë prej mungesës së burimeve dhe paaftësive menaxheriale.

Luftëtarët e ISIS në Siri. Foto: Revista Dabiq
Luftëtarët e ISIS në Siri. Foto: Revista Dabiq

Vendet e Ballkanit kanë treguar një angazhim të fortë për luftimin e terrorizmit në vitin 2015 – por kapacitetet e varfra administrative, korrupsioni dhe koordinimi joefektiv kanë qenë pengesë, vuri në dukje Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e terrorizmit për vitin 2015, publikuar të enjten.

Dokumenti, i cili raportoi një rënie 13 për qind në numrin e sulmeve terroriste në nivel global, mbulon gjashtë vendet e Ballkanit – Shqipërinë, Bosnjën, Bullgarinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Serbinë.

Donacionet e armëve për forcat kurde në Irakun verior nga ana e Shqipërisë janë vërejtur si një shenjë e mbështetjes së saj të fortë për luftën kundër Shtetit Islamik, ISIS.

Raporti vlerësoi përpjekjet ligjore të Shqipërisë për të adresuar problemin e shqiptarëve që udhëtojnë për të luftuar në Siri, si dhe miratimin e një strategjie kombëtare për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

Në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit vuri në dukje mungesën e kapacitetit të Shqipërisë për të mbledhur të dhëna biometrike.

Korrupsioni, i kombinuar me një sistem gjyqësor që funksionon keq, ka vazhduar të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipëri në të gjitha nivelet, vuri në dukje raporti.

Duke iu referuar Bosnjës, numri i konsiderueshëm i boshnjakëve që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’u bashkuar me grupet terroriste është cilësuar si një problem.

Megjithatë, në vitin 2015, Bosnja krijoi Strategjinë e parë të plotë të Rajonit Ballkanik për Parandalimin dhe Luftimin e Terrorizmit.

Sipas raportit amerikan, shumica e problemeve të koordinimit dhe bashkëpunimit të Bosnjës janë shkaktuar nga mbivendosja e juridiksioneve të zbatimit të ligjit.

“Problemet janë gjithashtu rezultat i rivaliteteve personale, politike dhe institucionale që ekzistojnë ndërmjet agjencive më të madhe të policisë dhe prokurorisë e gjykatave në vend. Shumë prej këtyre rivaliteteve janë të rrënjosura thellë dhe të vështira për t’u kapërcyer,” thoshte raporti.

Bullgaria mori një vlerësim pozitiv për shtimin e ekstradimit të luftëtarëve të dyshuar si terroristë të huaj, si dhe për rritjen e parandalimit dhe për zbatimin e masa për terrorizmin.

Por kapaciteti i gjykatës së specializuar për krimin e organizuar dhe aftësia e zyrës së prokurorëve për t’u marrë me rastet e terrorizmit shihen si një sfidë.

“Ndryshimet e njëpasnjëshme strukturore dhe riorganizimi i njësive kryesore të policisë, si dhe ndryshimi i personelit dhe vendosja e rregullave të reja, ka ngadalësuar studimin e dosjes së përbashkët dhe ka dëmtuar moralin e zbatimit të ligjit”, vë në dukje raporti amerikan.

Përpjekjet e Kosovës për të ndjekur penalisht të dyshuarit për terrorizëm në vitin 2014 dhe 2015 janë theksuar si shenjë e vullnetit politik për të adresuar kërcënimet lidhur me terrorizmin.

Megjithatë, institucionet e Kosovës – përfshirë hetuesinë dhe ndjekjen penale – kanë kapacitet, burime dhe përvojë të kufizuar për të trajtuar rastet e terrorizmit në mënyrë efektive, thotë raporti.

Akuzimi i 37 personave dhe arrestimi i 13 të tjerëve nga ana e Maqedonisë në bazë të ligjit të fundit të miratuar për luftëtarët e huaj terroristë, konsiderohet si një “përpjekje e madhe kundër terrorizmit”.

Vendi është quajtur “një partner entuziast si në shkallë rajonale dhe ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit”, edhe pse mungesa e vullnetit të Greqisë për të njohur emrin e Maqedonisë kufizon aftësinë e Maqedonisë për të marrë pjesë plotësisht në forume multilaterale.

Serbia është kritikuar për mungesë të një strategjie kombëtare kundër terrorizmit, të infrastrukturës dhe programeve shtetërore të sponsorizuar luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Në kushtet e sigurisë rajonale, bashkëpunimi i Serbisë me Bullgarinë, Hungarinë dhe Rumaninë shihet si i fortë, por partneritet me Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën mbeten më pak të zhvilluara.

“Për shkak të çështjes së ndjeshme të Kosovës, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, bashkëpunimi në sigurinë kufitare është më pak i zhvilluar mes Serbisë dhe Kosovës,” thotë raporti amerikan.

Etiketa: AdministrativeArmëarrestimiBosnjaBosnjeBullgariaDepartamenti Amerikan i ShtetitGjykatëGjykatësGjyqIrakISISKorrupsioniKosovëMasaprokurorRaportiSerbiaSHBAshqipShqipëriSiriTerrorist
Tjetri
Një plan për rimëkëmbjen e Greqisë

Iluzioni i pavarësisë së BQE

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.