AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Rreth e qark Malit të Dajtit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një gurore e braktisur në Qafë Priskë ku dikush ka krijuar një vepër arti. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Një xhiro me biçikletë një të shtunë me synimin për t’i rënë përqark Malit të Dajtit në Tiranë rezultoi paksa më e gjatë dhe më e lodhshme nga sa pritej si dhe ofroi disa panorama që nuk ndeshen shpesh.

Tiranë - Shupal, 15 km, 1 orë e 50 minuta.
Tiranë – Shupal, 15 km, 1 orë e 50 minuta.

“Është një rrugë e ngushtë dhe e vështirë. Nuk ecet dot aty me biçikletë,” më tha pronari i një lokali modest në fshatin Shupal të Tiranës, pak përtej grykës së Tujanit në Malësinë e Tiranës, ndërsa e pyeta se nga i binte rruga për të kaluar nga Lumi i Tiranës për në Qafëmollë dhe Qafë Priskë me synimin për t’i rënë përqark Malit të Dajtit. “Unë jam nga kjo zonë dhe nuk më ka rënë rasti kurrë t’i bie andej,” më tha një banor tjetër i Shupalit. “Do ta kesh të vështirë ta gjesh.”

Ajo zonë është shumë pak e banuar dhe vështirë se has njerëz rrugës për t’i pyetur.

Rruga doli pak a shumë kështu. E vështirë për t’u dalluar përgjatë një degëzimi të Lumit të Tiranës, kërkonte kapërcimin e lumit në të paktën dy raste dhe mund të ngatërrohet me një rrugë tjetër e cila, efektivisht nuk gjendet në Google Maps dhe që të shpinte në një fshat të vogël malor të quajtur Selitë.

Rrugëtimi rreth e përqark Dajtit duke i nisur nga qendra e Tiranës zgjati për rreth 49 kilometra dhe hëngri plot nëntë orë, përfshirë disa orë të humbura në ngatërresa rrugësh.

Segmenti i parë, nga Tirana deri në fshatin Shupal, eci mirë. Të 15 kilometrat që të shpien përmes Shish-Tufinës dhe Tujanit kërkuan 1 orë e 50 minuta, përfshirë nja pesë kilometra aspak të këndshme nga fshati Brrar për te Gryka e Tujanit, ku rruga nisi së ndërtuari shumë vite më parë, por punimet u ndërprenë duke e lënë të paasfaltuar. Miliona euro të shpenzuara (përfshirë edhe një tunel) për një rrugë që sot duket se është në gjendje edhe më të keqe nga sa qe para se ato miliona të shpenzoheshin. Makinat e rënda ngrenë vazhdimisht pluhur, ndërsa një pjesë e rrugës është tepër e pjerrët dhe plot gurë e gropa që e bëjnë të nevojshme ta marrësh biçikletën për dore. Shkurt, nuk është rruga më e mirë për t’u përshkruar me biçikletë.

Përgjatë rrugës që nuk përfundoi kurrë, Lumi i Tiranës gjarpëron në një kanion të ngushtë dhe piktoresk, shumë i pastër në këtë pjesë dhe krejtësisht ndryshe nga imazhi që krijohet kur i njëjti lum shihet disa kilometra më poshtë rrjedhës. Të shtunën, disa të rinj kishin gjetur një pellg për të bërë një dorë plazh.

Pastaj, pasi kalon Grykën e Tujanit, atë hapësirë as një metër të gjerë mes shkëmbinjve nga ku Lumi i Tiranës kalon nga mali në fushë, rruga në ndërtim mbaron dhe rruga e lashtë me kalldrëm ofron panoramat e fshatrave malorë.

Zona e njësisë administrative të Zall Bastarit është si një gropë në nivelin 400-600 metra mbi det e rrethuar nga të gjitha anët nga male të larta me dy dalje të ngushta, Gryka e Tujanit dhe Kanionet e lumit Tërkuzë. Është një zonë e varfër dhe e depopulluar që në Tiranë është njohur gjerësisht si zonë internimi për “elementët problematikë” të shoqërisë gjatë kohës së Komunizmit.

Segmenti i dytë

Segmenti i dytë zgjati për shtatë kilometra, (përshirë edhe një ngatërresë rruge prej dy kilometrash) dhe më çoi përgjatë lumit të Tiranës drejt burimit të tij malor pranë fshatit Selitë e Malit. Rruga ecën përgjatë të gjithë kohës në krahun e majtë të lumit të Tiranës por në kilometrin e pestë merr papritur një kthesë djathtas. Unë nuk e ndoqa me vëmendje hartën në celular dhe vazhdova për një kilometër tjetër në rrugën që nuk qe e shënuar në hartë. Prej aty u desh të ndjek një shteg të ngushtë dhe të lodhshëm këmbësorësh për të dalë në Qafmollë, zonën ku kalon e ashtuquajtura rrugë kombëtare SH 54.

Ato pak kilometra ngjitje nga lugina e Lumit të Tiranës në kuotën 550 deri në kuotën 720 metra mbi nivelin e detit, gjithsej as tre kilometra, kërkuan tre orë të mira. Ngjitja vijoi më tej deri te Qafa e Priskës, e cila gjendet në kuotën 960 metra mbi nivelin e detit.

Pjesa e fundit e rrugës, zbritja nga Qafa e Priskës për në Tiranë, qe afro 17 kilometra e gjatë dhe u përshkrua për 1 orë e dhjetë minuta.

Meqë ra fjala te Qafa e Priskës, rruga që zbret poshtë drejt luginës së Erzenit për në Shën Gjergj është rikonstruktuar para disa viteve duke krijuar mundësinë për të vizituar një pjesë të malësisë së Tiranës shumë të gjelbëruar dhe të bukur. Rruga sakaq ka rrëshqitur në disa vende kështu që, nëse ju ngacmon ideja të shkoni, nxitoni sepse së shpejti mund të mos ketë më rrugë të asfaltuar.

Fotot janë vendosur në rend kronologjik.

Mali i Dajtit nga fshati Tufinë. Foto: Gjergj Erebara
Mali i Dajtit nga fshati Tufinë. Foto: Gjergj Erebara
Rruga për në Zall Bastar. Foto: Gjergj Erebara
Rruga për në Zall Bastar. Foto: Gjergj Erebara
Lumi i Tiranës.
Lumi i Tiranës.
Kanionet e Lumit të Tiranës
Kanionet e Lumit të Tiranës
Shkëmbi në Grykën e Tujanit me kënd paksa të ekzagjeruar
Shkëmbi në Grykën e Tujanit me kënd paksa të ekzagjeruar
Ora duket se ka ngecur në fshatin Shupal. Një ndërtesë e braktisur e kohës së komunizmit ku tabela 'Bufe - Restorant' duket se është origjinale
Ora duket se ka ngecur në fshatin Shupal. Një ndërtesë e braktisur e kohës së komunizmit ku tabela ‘Kafe – Restorant’ duket se është origjinale
Shupal
Shupal
Shupal
Shupal
Lumi i Tiranës prapa Dajtit
Lumi i Tiranës prapa Dajtit
Mali i Dajtit nga pas
Mali i Dajtit nga pas
Rruga nga Shupali për në Qafmollë
Rruga nga Shupali për në Qafmollë
Mali i Dajtit nga pas
Mali i Dajtit nga pas
Fragment nga Rruga Kombëtare Sh 54, teorikisht të shpie në Bulqizë dhe në malësinë e Elbasanit përmes Martaneshit. Foto: Gjergj Erebara
Fragment nga Rruga Kombëtare Sh 54, teorikisht të shpie në Bulqizë dhe në malësinë e Elbasanit përmes Martaneshit. Foto: Gjergj Erebara
Një gurore e braktisur në Qafë Priskë ku dikush ka krijuar një vepër arti. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Një gurore e braktisur në Qafë Priskë ku dikush ka krijuar një vepër arti. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Etiketa: AdministrativeBIRNEuroGjergj ErebaraGoogleGurorehasKESHLumiMalipaktPanoramaParaplazhSHTiranaTiranëxhiro
Tjetri
Politika e zemërimit

A duam ne të kemi udhëheqës të fuqishëm?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.