AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Arkeologët nxjerrin në dritë një ‘qytetërim të ri’ të fshehur në rrënojat e Durrësit antik

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
5
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Arkeologët punojnë poshtë Pallatit të Kulturës në Durrës. 4 qershor 2016

Falë një projekti bashkëpunimi mes arkeologëve shqiptarë dhe atyre francezë, shtresa të reja helenistike të cilat shtrihen nën zbulimet arkeologjike romake, zbulojnë misteret e historisë mijëvjeçare të Dyrrahut antik.

Arkeologët punojnë poshtë Pallatit të Kulturës në Durrës. 4 qershor 2016
Arkeologët punojnë poshtë Pallatit të Kulturës në Durrës. 4 qershor 2016

“Mund t’i imagjinosh ndërsa bëjnë banjo të freskët në këtë zonë ku po qëndrojmë tani, sikur të mos kenë kaluar shekuj,” shpjegon arkeologia franceze prof. Abadie Reynal, shumë e kënaqur për zbulimet e reja të nxjerra në dritë në banjat publike poshtë Pallatit të Kulturës në Durrës.

Së fundmi, puna 1-vjeçare e arkeologëve të projektit Topografia e Epidam-Dyrrahut u shpërblye pasi ata zbuluan rrënoja edhe më të hershme aty ku më parë ishin gërmuar banjat publike romake.

Një bashkëpunim mes Institutit Arkeologjik të Shqipërisë dhe Universitetit Lion 2 të Francës, projekti synon të njohë zhvillimin topografik dhe urban të qytetit antik të Dyrrahut.

“Qeramikat tregojnë se zbulimet tona datojnë në shekullin 3 përpara erës sonë, pra katër shekuj përpara banjave romake që njihen prej gërmimeve të viteve 1960 në këtë zonë. Ky qytetërim i zbuluar së fundmi i përket periudhës helenistike”, tha për BIRN prof. Abadie Reynal, e specializuar pranë Universitetit Lion 2 për tranzicionin helenistik-romak.

Ndërsa shëtit me shkathtësi në zonën e gërmimeve ajo vëren se puna më e fundit ka nxjerrë në dritë një shtëpi helenistike me dy dhoma në njërën prej të cilës ka ekzistuar një mozaik tashmë i shkatërruar.

Arkeologia franceze prof. Abadie Reynal përgjatë një rruge romake në Pallatin e Kulturës në Durrës.
Arkeologia franceze prof. Abadie Reynal përgjatë një rruge romake në Pallatin e Kulturës në Durrës.

“Arkitektura e përdorur ka qenë mjaft e zgjuar dhe nga zbulimet kuptojmë se qyteti ka qenë i pastër. Mund të imagjinojmë se si infrastruktura rrugore e qytetit ka filluar të ngrihet nga periudha helene te ajo romake e bizantine” shpjegon Reynal.

Profesoresha mendon se ka qenë pikërisht periudha romake ajo që i ka dhënë Dyrrahut të vjetër kapërcimin gjigant drejt një jete më të mirë.

“Nën këmbët tona ndodhen shtresa të qytetërimeve që shtrihen përgjatë 1000 viteve, kjo është diçka që patjetër që do t’i lërë përshtypje të thella turistëve”, shton profesoresha Reynal.

Projekti Topografia e Epidam-Dyrrahut synon të krijojë brenda vitit një hartë arkeologjike GIS të monumenteve të zbuluara dhe të mbuluara të qytetit, të kryejë studimin gjeofizik përmes soundimeve elektromagnetike dhe të përdorë studimin gjeomorfologjik për të kuptuar evoluimin e qytetit përkundrejt detit.

“Durrësi është një qytet i cili ka fatin që është banuar përgjatë gjithnjë historisë së tij që nga themelimi dhe kjo e bën atë të favorshëm për kërkimet arkeologjike që janë përherë në evoluim,” tha për BIRN arkeologu Edi Shehu.

Sipas Shehut qyteti modern nuk të lejon shumë mundësi që të bësh kërkime masive, ndaj ai dhe kolegët janë të detyruar të punojnë me zona të vogla gërmimesh, pjesa më e madhe e të cilave rimbulohen për t’u ruajtur të padëmtuara.

“Vazhdimi i jetës ka çuar në dëmtime të disa zonave të caktuara arkeologjike dhe për këtë duhet që të forcohen kontrollet institucionale dhe të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve,” shtoi ai.

Një zbulim mjaft interesant ka dalë së fundmi nga dheu në kopshtin e Muzeut të Dëshmorëve në Durrës. Ndonëse të dhënat për ekzistencën e mundshme të tij kanë ekzistuar që prej gërmimeve të prof. Dr Fatos Tartarit në vitet 1980, u deshën gati 36 vite për ta lokalizuar atë.

Banjo romake me terakota dhe tulla, zbuluar pranë Muzeut të Dëshmorëve në Durrës. 4 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Banjo romake me terakota dhe tulla, zbuluar pranë Muzeut të Dëshmorëve në Durrës. 4 qershor 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Arkeologu francez Arnaud Lefebvre ka gërmuar rreth tre metra thellë nën tokë, duke këqyrur nga afër një banjë romake të zbuluar së fundmi.

“Kjo banjo romake me terakota dhe tulla është një provë e rëndësishme sepse tregon se kjo zonë ka qenë e urbanizuar. Ende nuk mund ta kuptojmë vitin e saktë, por dimë që është romake,” tha për BIRN arkeologu Lefebvre.

“Ky zbulim na lejon të kuptojmë zhvillimin urbanistik të popullsisë së Durrësit që nga koha e romakëve deri te ribanimi në mesjetë  dhe në vazhdim në shekullin e 20, të dhëna që ne nuk i kishim më parë”, shtoi ai.

Pasi të kenë bërë studimet e nevojshme, arkeologët do të mbledhin veglat e tyre të punës dhe do të bëjnë mbulimin e kësaj banjoje që sipas tyre i ka përkitur një familjeje të pasur pasi konsiderohet luksoze për periudhën.

Ashtu si kolegët e saj francezë arkeologia Brikena Shkodra, ndodhet me ekipin e saj në muret e jashtme të kalasë së Durrësit duke bërë kërkime mbi sistemin e fortifikimit të periudhës bizantine pranë Torrës Veneciane.

Gërmimet dy metra të thella buzë murit bizantin ndonëse pa zbulime të reja përveç një varri të zbuluar rastësisht, janë po aq të rëndësishme për të kuptuar urbanizimin e qytetit të Durrësit ndër shekuj.

“Po kërkojmë të gjejmë prova që konfirmojnë ose hedhin poshtë teorinë e ngritjes së murit jugperëndimor bizantin që kalon nga Kulla Veneciane deri në lartësinë 98 metra te Vila e Zogut, mbi struktura më të hershme romake apo helenistike,” shpjegon arkeologia Shkodra për BIRN.

“Kërkimet tona tregojnë se me shumë gjasa kjo linjë e anës jugperëndimore të qytetit është ndërtuar nga periudha bizantine dhe nuk është ngritur mbi struktura më të hershme. Kjo tregon se qyteti në antikitet të vonë merr shtrirje më të madhe se qyteti romak dhe pararomak,” shtoi ajo.

Dyrrahu i lashtë besohet të jetë themeluar nga fiset ilire në shekullin XIII-XI para erës sonë dhe e ka marrë emrin nga dy mbretërit Epidamn dhe Dyrrah. Vendndodhja e favorshme buzë detit Adriatik e bëri atë një port të rëndësishëm ndërlidhës mes fiseve ilire dhe Europës në lashtësi.

“Ne duam gjithashtu të gjejmë data dhe të dhëna arkeologjike që konfirmojnë burimet historike për ndërtimin e murit bizantin nga perandori Anastas, qytetar i Durrësit,” përfundon arkeologia Shkodra.

Fotogaleria
…

Etiketa: AdriatikarkeologBIRNBrikena ShkodraDurrësEpidamninfrastrukturaIvana DervishiKullaMjaftmozaikParaPunaPunëSHshqipTreguturistVila e Zogut
Tjetri
Maqedonasit tallin preferencat artistike sovjetike të partisë së Gruevskit

Maqedonasit tallin preferencat artistike sovjetike të partisë së Gruevskit

Komente 5

  1. LINDITA says:
    10 years më parë

    Durresi, Fieri, Shkodra, Butrinti, Gjirokastra, Berati, Kruja, etj jane qyteterime shume te lashta Ndoshta jane ndertuar me shume se 7-8 mije vjet para Krishtit

    • elio says:
      10 years më parë

      Po , ehe, kur nuk kishin lindur akoma faraonet…

    • raollen says:
      9 years më parë

      Po po.njeriu e ka prejardhjen nga shqiptari.

  2. elio says:
    10 years më parë

    NUk eshte qyteterim I ri, NJihet qe Durresi ka qene I banuar nga kolone Helene…Ky ishte Justifikimi I Romes per te sulmuar Teuten…Me pak fjale eshte shtrese banimi e qyteterimit Helen..

  3. LINDITA says:
    9 years më parë

    Zbulimet arkeologjike ne Shqiperi kane rendesi historike dhe rendesi biznesi per te thithur sa me shume vizitore Jane burim leku

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.