AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Si theu tabutë e përdhunimeve të luftës një ekspozim fustanesh

Natalia ZabangaNatalia Zaba
10 years më parë
në Intervista, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dhurimi i fustaneve për projektin në Prishtinë në 2015. Foto: BIRN.

“Duke menduar për ty”, një film mbi një projekt të pazakontë që thekson dhunën seksuale gjatë konfliktit të Kosovës, kishte si qëllim të ndihmonte në thyerjen e tabuve që i ndalojnë gratë të ngrenë zërin për përdhunimet e ndodhura gjatë kohës së luftës, thonë producentët e tij.

Dhurimi i fustaneve për projektin në Prishtinë në 2015. Foto: BIRN.
Dhurimi i fustaneve për projektin në Prishtinë në 2015. Foto: BIRN.

Shtatëmbëdhjetë vjet pasi sulmeve ajrore të NATO-s i dhanë fund luftës në Kosovë, ende nuk ka të dhëna të konfirmuara se sa civilë ishin viktima të dhunës seksuale gjatë konfliktit, me mungesën e informacionit të shkaktuar nga fakti se për gratë në Kosovë të flasësh për këtë temë mbetet ende një tabu.

Alketa Xhafa Mripa, një artiste shqiptare e Kosovës që jeton në Londër, vendosi të thyente heshtjen me një instalacion që ajo e krijoi në Prishtinë vitin e kaluar, i cili tani është dokumentuar në një film të ri.

Në nderim të viktimave, Xhafa Mripa mblodhi 7,000 fustane, të cilat synonin të simbolizonin brishtësinë dhe pastërtinë, dhe i vari ato në tela në stadiumin e futbollit të Prishtinës, një simbol i burrërisë, në qershor të vitit të kaluar në përvjetorin e përfundimit të sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 1999.

Procesi i ngritjes së instalacionit u filmua për dokumentarin “Duke menduar për ty” nga Fitim Shala dhe Ana di Lellio, i cili e pati premierën e tij në Beograd në festivalin “Mirëdita, Dobar Dan!” ditën e shtunë.

Dokumentari tregon se si Xhafa Mripa dhe di Lellio, një akademike dhe ish-konsulente e OKB-së në Kosovë, udhëtuan në të gjithë vendin për të mbledhur fustane për instalacionin.

Di Lellio tha për BIRN se pavarësisht faktit se dhuna seksuale e kohës së luftës mbetet ende një tabu në Kosovë, projekti i Xhafa Mripës u mbështet gjerësisht, jo vetëm nga shumica e publikut të gjerë, por edhe nga politikanë të lartë të Kosovës.

“Njerëzit ishin të prekur, të gjitha skenat në dokumentar janë të natyrshme. Nuk i kërkuam njerëzve të komentonin, e megjithatë shumë prej tyre menduan se duhet të ndanin me ne arsyen pse ata erdhën dhe dhuruan fustane,” tha ajo.

Dokumentari është plot me skena prekëse, duke qenë se njerëz – si burra ashtu edhe gra – vinin dhe dhuronin rroba, shpesh duke bërë komente si: “Nuk duam që viktimat të ndihen të vetmuara” ose “Mund t’i kishte ndodhur edhe njërit prej nesh”.

Ana di Lellio në festivalin Mirëdita, Dobar Dan! në Beograd.
Ana di Lellio në festivalin Mirëdita, Dobar Dan! në Beograd.

Di Lellio tha se projekti shkaktoi shumë ndjenja të dhimbshme, por pozitive. Një e mbijetuar erdhi dhe dhuroi fustanin e saj të bardhë. Pasi u përdhunua, bashkëshorti i saj e kishte braktisur. Ajo tha se njuk i duhej më fustani i saj i bardhë, kujton di Lellio.

“Ndonjëherë të mbijetuarat vinin dhe dhuronin një fustan dhe na pëshpëritnin lehtas, “Unë jam njëra prej tyre” dhe thjesht largoheshin,” shtoi ajo.

Shumë gra dhe burra dhuruan rrobat e tyre të preferuara për të treguar mbështetje dhe ndjeshmëri për viktimat dhe familjet e tyre.

“Është e vështirë të thuhet se cili është ndikimi i drejtpërdrejtë i kësaj nisme, por jam shumë e sigurt se ajo i tregoi të mbijetuarave se ato nuk janë vetëm,” tha di Lellio.

Viktimat e dhunës seksuale së kohës së luftës në Kosovë kanë jetuar tashmë për shumë vjet me këtë traumë, shpesh të shoqëruara nga frika se mos ky fakt merret vesh dhe nga njolla që shoqëria i bashkëngjit viktimave të përdhunimit.

Në një panel diskutimi në festivalin “Mirëdita, Dobar Dan!” pas shfaqjes së “Duke menduar për ty”, Milica Kostiç nga Qendra për të Drejtën Humanitare me bazë në Beograd tha se dhuna seksuale gjatë kohës së luftës është injoruar shpesh për shkak se viktima mbetet gjallë.

Vitin e kaluar Kosova zuri në zbatim një ligj të ri mbi këtë çështje, por deri më tani ai aplikohet vetëm për ato që u përdhunuan në qershor të vitit 1999, edhe pse ka plane për ta zgjeruar afatin.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kroaci, rrjetet feministe kanë bërë fushatë të suksesshme për ligje të veçanta për të siguruar të drejtat e viktimave të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës, por në Serbi problemi mbetet ende i pazgjidhur, tha Kostiç.

“Viktimat e dhunës seksuale nuk kanë asnjë të drejtë.  Procedurat gjyqësore nuk janë efikase. Ata nuk marrin ndonjë ndihmë dhe nuk njihen si viktima lufte, sepse duhet të kenë 50 për qind lëndime trupore dhe lëndimet mendore nuk llogariten,” shpjegoi ajo.

Ajo tha se edhe pse në Serbi s’ka një luftë të hapur ndaj kësaj, siç ka në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë, shumë viktima serbe të dhunës seksuale gjatë luftës u kthyen në vend në vitet 1990 si refugjatë.

Gratë serbe që u përdhunuan në Kosovë nuk kanë gjithashtu asnjë mënyrë për të kërkuar ndihmë, sepse Serbia nuk po merret me këtë çështje siç duhet dhe në Kosovë janë të lënë pas dore për shkak të përkatësisë së tyre etnike, argumentoi ajo.

“Mbeten ende shumë gjëra për t’u bërë dhe në Serbi është e nevojshme të ndryshohet gjithçka,” tha ajo.

Etiketa: akademikeBashkëshortiBeogradBIRNBosnjedhunaDhuna seksualeDhunëDokumentarGjyqgraKosovaKosovëKroaciLigjLondërLuftembështetjeNATOOKBSerbiSerbiaSHshqiptareviktimaviktima lufteViktimat e dhunës
Tjetri
Pitja tradicionale e Ramazanit krijon radhë të gjata në furrën boshnjake

Pitja tradicionale e Ramazanit krijon radhë të gjata në furrën boshnjake

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.