AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

SHBA dhe BE mbështesin dërgimin në Kuvend të reformës në drejtësi

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Lu në Kuvendin e Shqipërisë më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA

Pas dështimit të takimit Rama-Basha, ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian në Tiranë e cilësuan miratimin e draft-kushtetutës si përgjegjësi individuale të deputetëve përballë qytetarëve shqiptarë.

Ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Lu në Kuvendin e Shqipërisë më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA
Ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Lu në Kuvendin e Shqipërisë më 4 maj 2016. Foto: Malton Dibra/LSA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë shprehën zhgënjimin e tyre për dështimin e takimit mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës, Basha për arritjen e një marrëveshjeje për reformën në drejtësi. Përmes dy deklaratave të ndara, dy përfaqësitë e përfshira prej 18 muajsh në procesin e reformës e vunë theksin tek “përgjegjësia individuale” e deputetëve për të votuar mbi paketën e ndryshimeve kushtetuese.

“Qeveria shfaqi fleksibilitet, por në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë,” deklaroi Ambasada Amerikane në njoftimin e saj për shtyp. Ajo shtoi se mbështet përpjekjet e qeverisë për ta çuar draftin drejt miratimit në Kuvend.

Ambasada Amerikane kujtoi se prej 18 muajsh, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, politikanë, shoqëria civile dhe publiku u angazhuan në një debat të rëndësishëm për reformën, duke përmirësuar draft-paketën e reformës dhe afruar qeverinë me opozitën drejt një marrëveshjeje.

“Kjo reformë, të cilën e mbështesin shumica dërrmuese e shqiptarëve, mbetet një prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara,” thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë për t’u siguruar që drafti përfundimtar i paraqitur në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe në Parlament, të jetë një draft i drejtë, që përfaqëson idetë më të mira të ekspertëve vendas, ekspertëve ndërkombëtarë dhe Komisionit të Venecias,” shtoi ajo.

Njësoj si Ambasada Amerikane, edhe delegacioni i Bashkimit Europian theksoi se propozimi aktual legjislativ përputhet plotësisht me standardet europiane dhe me angazhimet e Shqipërisë ndaj BE. Përmes deklaratës së vet, Delegacioni nxit Shqipërinë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për miratimin e paketës ligjore të reformës në drejtësi.

“Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv,” thuhet në njoftimin e delegacionit të BE.

Më 6 qershor, kryeministri Edi Rama u takua për tre orë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe stafin e tij, me qëllim arritjen e konsensusit për reformën. Palët u ndanë në një pikë të vetme: mënyrën se si do të emërohen një pjesë e zyrtarëve të lartë të drejtësisë.

Para këtij takimi, kryeministri i dha dritën jeshile kërkesës së hershme të opozitës për shumicën me 2/3 në Kuvend, por kushti i opozitës për të dhënë votat ishte ai i vendeve të rezervuara.

Vendet e rezervuara-një opsion që përmendet në opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias i krijojnë mundësinë opozitës që të përzgjedhë dy nga pesë anëtarët jo-gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

Mazhoranca është shprehur kundër këtij opsioni, me argumentin se ajo i politizon institucionet e drejtësisë.

Pas takimit pa rezultat me Ramën, kryetari i Partisë Demokratike tha në një deklaratë për mediat se kërkesa e tyre për vendet e rezervuara ishte aprovuar edhe nga ambasadori amerikan, gjatë negociatave të bëra mes palëve, ndërsa akuzoi Ramën se ka si qëllim të vetëm kapjen e drejtësisë.

Basha i ka mbyllur gjithashtu rrugën një skenari për rrjedhje votash nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, duke paralajmëruar se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë ai do të çojë drejt djegies mandatet e grupit të tij parlamentar.

Etiketa: BashaBashkimit EuropianBEDelegacioni i Bashkimit EuropiandeputetDibraEdi RamaGjyqgjyqtarKëshillit të Lartë GjyqësorKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendLulzim BashamandatetOpozitaParaparlamentPartisë DemokratikePDQeveriaRamarrjedhjeSHBAshqipShtetet e Bashkuara
Tjetri
Studiuesit kërkojnë moratorium kundër HEC-eve në lumin Vjosë

Studiuesit kërkojnë moratorium kundër HEC-eve në lumin Vjosë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.