AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Përfitimet e përfshirjes së grave në tregun e punës

Rakesh MohanAnu MadgavkarngaRakesh MohandheAnu Madgavkar
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Hendeku i pabarazisë gjinore në botë po vjen duke u ngushtuar, kjo falë qeverive që po ndërmarrin masat e duhura të përfshirjes ekonomike dhe sociale të grave, të cilat deri më tani janë shpërfillur në punë të papaguar dhe janë lënë jashtë arsimit, financave dhe teknologjisë.

Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN
Foto ilustruese: Ivana Dervishi/BIRN

Ngushtimi i hendekut gjinor në shkallë globale do të kishte përfitime të mëdha ekonomike. Sipas Institutit McKinsey Global (MGI), nëse çdo qeveri do t’i ndihmonte shtetasit të kishin standarde të njëjta me një vend në rajon që kishte kryer hapat më përparimtarë në barazinë gjinore, përfitimi vjetor përveç PBB-së mund të arrijë 12 trilionë dollarë në vitin 2025.

Barazia gjinore është gjithashtu një domosdoshmëri morale, e njohur në Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) të Kombeve të Bashkuara, që u miratuan nga 193 shtete në 2015. Bashkë me përfitimin ekonomik, investimi te gratë dhe vajzat mund të transformojë për mirë miliona jetë.

Çështja, është se si t’i realizojmë këto përfitime të mëdha ekonomike. Arritja e barazisë ekonomike gjinore nuk është e mundur  pa punuar kundrejt barazisë gjinore sociale. Të dyja kanë nevojë të ecin së bashku. Një pjesë e rëndësishme e përgjigjes, rezulton të gjendet te përmirësimi i aksesit në shërbimet bazë si edukimi dhe planifikimi familjar.

MGI vlerëson se investimi shtesë vjetor i nevojshëm për të ofruar shërbimet bazë te ata që kanë nevojë është nga 1.5 deri në 2 trilionë dollarë deri në vitin 2025. Kjo krahasuar me shpenzimin prej 6.3 trilionë dollarë për këto shërime në vitin 2014. Me fjalë të tjera, përfitimi ekonomik i mundshëm në 2025 do të jetë 6-8 herë më i madh se shpenzimet e nevojshme.

Në gjashtë zona – arsim, planifikim familjar, shëndet mëmësor, përfshirje financiare, përfshirje dixhitale dhe ndihmë për punën e papaguar në kujdes – aksesi i përmirësuar ndaj shërbimeve mund të zhbllokojë potencialin ekonomik të grave dhe të arrijë objektivat e barazisë gjinore të SDG-ve. Ndihma me punën e papaguar të përkundesjes paraqet një nga mundësitë më të mëdha të përmirësimit global, por në një kuptim më të gjerë ka nevojë edhe për përmirësim të përfshirjes financiare dhe dixhitale në vende si Azia e Jugut dhe Afrika Sub-Sahariane, ku nevojitet gjithashtu kujdesi më i përparuar mëmësor.

Në mënyrë që të arrihen synimet e zhvillimit të qëndrueshëm, 58 milionë vajza dhe 60 milionë djem të tjerë duhet të përfshihen në shkolla. Rreth 224 milionë gra të tjera duhet të fitojnë akses në shërbimet financiare formale për të mbyllur plotësisht hendekun gjinor. Dhe rreth 445 milionë njerëz kanë nevojë për akses të përmirësuar ndaj furnizimit me ujë të pijshëm – përveç pakësimit të punës së papaguar që kryhet nga gratë në vendet në zhvillim.

Kjo axhendë ambicioze nuk do të arrihet efektivisht pa një veprim nga qeveritë që punojnë të lidhura me sektorin privat dhe organizatat joqeveritare. Do të kërkojë gjithashtu investim shtesë, krijim të mundësive të punësimit për gratë dhe prezantim të masave për të ndihmuar gratë që të lëvizin drejt punës më produktive.

MGI identifikoi disa ndërhyrje kudo në botë që mund të përhapen lehtësisht në mënyrë më të gjerë. Masat që janë provuar se përmirësojnë aksesin në arsim përfshijnë ndërtimin e më tepër shkollave të arsimit fillor, sigurimi që vajzat kanë kushte të higjienës aty ku studiojnë dhe krijimi i stimujve financiarë – përfshirë transfertat në para – për të shtuar përfshirjen dhe mbajtjen e vajzave në shkollë.

Kur vjen puna te planifikimi familjar dhe shëndeti mëmësor, prioritetet kryesore janë shtimi i numrit të punonjësve socialë dhe zhvillimi i shërbimeve të emergjencës dhe shërbimeve të shëndetit mëmësor në zonat rurale. Përmirësimi i zinxhirëve të furnizimit për të shpërndarë kontraceptivë dhe për të shtrirë edukimin seksual në shkolla janë gjithashtu masa të rëndësishme.

Një nga mënyrat më efektive për të pakësuar kohën që gratë shpenzojnë në punë të papaguar është zgjerimi i ndihmës së kujdesit të fëmijës, ose përmes subvencionimeve qeveritare, punonjësve socialë ose financimit nga vetë personi. Teknologjitë dixhitale mund të ndihmojnë më shumë gra të fitojnë akses në shërbimet financiare, por vetëm nëse vendet zgjerojnë infrastrukturën e tyre dhe ndihmojnë në edukimin dixhital dhe financiar të grave.

Këto masa, sigurisht, duhet të financohen; por MGI ka zbuluar se 60 për qind e vendeve mund të gjenerojnë fonde shtesë nga taksat në rritjen e PBB-së që fuqizimi i grave do të sjellë. Në vende ku të ardhura të tilla prej taksave nuk janë të mjaftueshme, mund të tërhiqet investimi privat. Legjislacioni i miratuar këtë vit në Shtetin e Nju Jorkut, për shembull, i kërkon punonjësve dhe punëdhënësve të kontribuojnë në fonde për të financuar lejen e lindjes.

Por ndryshimet në politika do të jenë të pamjaftueshme nëse njerëzit nuk arrijnë t’i përdorin të drejtat dhe shërbimet e reja për shkak të mentalitetit. Edhe në Suedi, ku barazia gjinore ka përparuar shumë, studimet sugjerojnë se rreth 33 për qind e burrave marrin lejen e lindjes, krahasuar me më shumë se 75 për qind të grave. Sigurisht, pjesëmarrja në punën e paguar ose punën familjare është një zgjedhje personale, por mentaliteti social mund të ketë nevojë të zgjerohet për të pasur lirinë e vërtetë të zgjedhjes.

Ka vend për optimizëm. Shumë vende në zhvillim, përfshirë Indinë, tani po fillojnë të shohin ngushtim të hendekut gjinor në arsim duke sjellë përfitime të mëdha në aspektin ekonomik për gratë. Në Shtetet e Bashkuara, Nju Jorku nuk është i vetëm në miratimin e politikave që leje të paguar lindjeje për familjen. Përhapja e gjerë e teknologjive dixhitale po përmirëson aksesin në mundësi financiare dhe të punësimit në mënyra të reja.

Së fundmi, ndërgjegjësimi i përfitimeve të mëdha ekonomike në zgjidhjen e problemit të pabarazisë gjinore po rritet. Ne kemi një stimul 12 trilionë dollarë për të përshpejtuar progresin.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Working Women Windfall

Etiketa: AfrikaBIRNFondegraIvana DervishiMasaMcKinseyParaPBBProject SyndicatePunaPunërajonSHshkollaShtetet e BashkuaraSigurimiTaksatzgjedhjezhvillim
Tjetri
Lordi i drogës plagoset në një resort turistik në Bullgari

Lordi i drogës plagoset në një resort turistik në Bullgari

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.