AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Integrim Europian me apo pa Britani

Kemal DervişngaKemal Derviş
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuj të BE-së në Komisionin Europian. Foto: Sébastien Bertrand/Wikimedia

Kur kryeministri i Britanisë David Cameron ra dakord me Bashkimin Europian në shkurt për rishikimin e kushteve të anëtarësimit për Mbretërinë e Bashkuar, ai këmbënguli që BE të njihet zyrtarisht si një “bashkim me shumë monedha.” Mënyra e turbullt me të cilën kërkesa e tij u plotësua reflekton një konfuzion të përgjithshëm mbi çështjen se sa mund të funksionojë një bashkim i tillë.

Flamuj të BE-së në Komisionin Europian. Foto: Sébastien Bertrand/Wikimedia
Flamuj të BE-së në Komisionin Europian. Foto: Sébastien Bertrand/Wikimedia

Kur kryeministri i Britanisë David Cameron ra dakord me Bashkimin Europian në shkurt për rishikimin e kushteve të anëtarësimit për Mbretërinë e Bashkuar, ai këmbënguli që BE të njihet zyrtarisht si një “bashkim me shumë monedha.” Cameron besonte se duke vendosur limite të qarta mbi integrimin Europian, mbi monedhën dhe çështje të tjera, ai do të mund të fitonte shumicën e votave në favor të marrëveshjes – dhe rrjedhimisht, do të mund të qëndronte në BE – kur Britania e Madhe të mbajë referendumin në 23 qershor. Megjithatë, në vend që të ofronte një qartësi të tillë, pakti përdor gjuhë të paqartë për të shmangur një deklaratë të tillë zyrtare – si dhe për të shmangur nevojën për ta shpjeguar një deklaratë të tillë.

Që të jemi të qartë, vendimi i shkurtit i dha Cameron mjaftueshëm gjëra për t’i mundësuar atij të bëjë fushatë kundër Brexit. Duke specifikuar se Mbretëria e Bashkuar dhe Danimarka nuk janë të detyruara të bëjnë euron monedhë zyrtare, homologët e Cameron në të vërtetë e konfirmuan BE-në si një bashkim me shumë monedha.

Por vendimi ritheksoi edhe një herë objektivin për krijimin e një BE-je “monedha e të cilës është Euro”, dhe rikonfirmoi kriteret e traktatit që thonë se vendet e tjera jo në euro, të tilla si Bullgaria e Polonia, do të duhet të përdorin euron kur të arrijnë kushtet e tyre të para-caktuara. (Suedia nuk ka leje të qëndrojë pafundësisht jashtë euros dhe i plotëson kushtet për përdorimin e euros, megjithatë në një farë mënyre ia ka dalë të shmangë hyrjen në bashkimin monetar.)

Ambiguiteti lindi nga mungesa e dëshirës – apo pamundësia – për të ofruar përshkrim të qartë se si do të mund të funksionojë një bashkim me shumë monedha në të ardhmen. Është një pyetje e vështirë, – njëra që duhet të marrë përgjigje, pavarësisht rezultatit të referendumit. Në fund të fundit, nëse votuesit britanikë do të zgjedhin të dalin nga BE, një problem i ngjashëm mund të shfaqet nga çfarëdolloj negociate post-“Brexit” për ta mbajtur BE-në në tregun e përbashkët.

Tashmë ka një konsensus të përgjithshëm se, me kalimin e kohës, eurozona do të ketë nevojë të ndërtojë një sistem më të integruar të qeverisjes ekonomike. Në të vërtetë, shumica e konomistëve bien dakord se bashkimi monetar ka nevojë jo vetëm për një bashkim bankar, i cili tashmë po krijohet në eurozonë, por edhe koordinim më të madh në politikat fiskale, për të kompensuar mungesën e politikave të pavarura monetare dhe normat fleksibël të interesit.

Politikanët, gjithashtu, mbështesin ndryshimin drejt integrimit më të madh fiskal – së paku ata që përfaqësojnë rrymën e të moderuarve. Ministri konservator i financave të Gjermanisë, Ëolfgang Schäuble, ministri i qendrës së majtë i ekonomisë të Francës Emmanuel Macron, dhe ministri i qendrës në Itali Pier Carlo Padoan, kanë bërë thirrje për versione të ndryshme të një ministri financash të përbashkët për eurozonën.

Mosmarrëveshja këtu qëndron te forma që duhet të ketë integrimi. Gjermania e konsideron koordinimin fiskal si me rëndësi kritike në zbatimin e rregullave të sjelljes të kompanive, ndërsa Franca dhe Italia parapëlqejnë të përfshijnë më shumë mekanizma për menaxhimin e përbashkët të rreziqeve, mekanizma të tilla si eurobondet apo sigurimet e papunësisë që i ndajnë kostot sëbashku.
Dukshëm, një balancë do të duhet të arrihet mes këtyre ideve. Për të kënaqur Gjermaninë, rregulla më të ashpra fiskale duhet të formojnë themelin për një integrim më të madh. Por rregulla të tilla duhet të jenë të përshtatshme të ofrojnë njëkohësisht hapësira më të mëdha për politika kundërciklike si dhe më shumë simetri, duke detyruar vendet që janë surplus apo deficit tregtar të reduktojnë imbalancat. Për më tepër, kuadri i përgjithshëm i punës duhet të mbështesë menaxhimin më efektiv të rreziqeve të përbashkëta dhe një buxhet të vetin për eurozonën, siç kërkojnë vendet anëtare të jugut. Ndryshimet institucionale dhe ligjore, përfshirë themelimin e një lloj parlamenti të eurozonës dhe thesari të eurozonës, do të jenë gjithashtu të nevojshme, në mënyrë që t’i jepet legjitimitet përpjekjes.

Arritja e të gjitha këtyre gjërave është thelbësore për t’i mundësuar BE-së të funksionojë si një bashkim monetar efektiv me shumë monedha. Cameron, njësoj si paraardhësi i tij Gordon Broën, i cili qe i pranishëm në kohën kur euro u krijua, por e mbajti Britaninë e Madhe jashtë saj, e njeh nevojën për integrim më të madh të eurozonës, qoftë edhe për arsyen e thjeshtë se Britania ka interes që tregjet e saj më të rëndësishme të eksportit të kenë performancë më të mirë ekonomike. Por që të angazohesh në mënyrë efektive në një eurozonë më të integruar, pa u bashkuar me të, do të jetë gjithsesi një punë jo e lehtë.

Që të jetë e suksesshme, Britania do të duhet të ndjekë ky objektiva kyçe. E para, ajo duhet të themelojë një bashkëpunim të ngushtë me BE-në mbi çështje të tjera kyçe, të tilla si siguria, politika e jashtme apo ajo e klimës. E dyta, duhet të sigurohet se një eurozonë gjithnjë e më e integruar nuk fiton autoritet për të bërë vendime fiskale dhe rregullatorë të njëanshme të cilat, duke i dhënë formë të re tregut të përbashkët apo sektorit financiar, do të kenë pasoja të rëndësishme për Britaninë. Eurozona, nga ana e saj, duhet t’i marrë parasysh interesat britanike në procesin e integrimit, por pa e lejuar Britaninë ta ngadalësojë atë.

Ndërsa çështjet që lidhen me integrimin në eurozonë dhe në bashkimin me shumë monedha nuk kanë qenë tema kyçe në debatin mbi Brexit, debat i cili është përqendruar te emigrimi, ato mbetet çështje me rëndësi vitale për të ardhmen e BE-së, me apo pa Britaninë. Megjithëse vijimi i anëtarësimit të Britanisë në BE nuk është në themel e papajtueshme me një eurozonë më të mirëintegruar, krijimi i institucioneve që mund të mbështesin një bashkim të përhershëm me shumë monedha – në thelb, siç e kam argumentuar më herët, Dy Europa në Një – do të jetë politikisht dhe ligjërisht sfiduese.

Në dështimin e saj për të paraqitur një vizion të qartë, marrëveshja e njofruar në shkurt nuk vendos as një precedent të fuqishëm për kapërcimin e këtyre sfidave. Nëse Europa do të duhet të bëjë progres të qartë drejt stabilitetit dhe prosperitetit, ajo duhet të sigurojë transparencë dhe legjitimitet në çdo hap. Vetëm me një vizion të qartë politik dhe me institucione që mund të qartësojnë politikat në kohë krize apo në kohë normale, BE-ja do të jetë në gjendje të lulëzojë sërish. Nëse Britania qëndron, BE-ja duhet të punojë në mënyrë urgjente për të gjetur se si do të mund të funksionojë një bashkim me shumë monedha, në vend që të rikthehet se biznesi si zakonisht. Nëse Britania del, të njëjtat probleme bazë do të duhet të zgjidhen, me dallimin, gjithsesi, se Britania do të ketë humbur çdo mekanizëm për të ndikuar mbi rezultatin.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. European Integration With or Without Britain

Etiketa: BEBrexitBritaniBritania e MadheBullgariaDanimarkaDavid CameronEmigrimiEmmanuel MacronEuroEuropaFrancaGjermaniaIntegrimiItaliItaliakrizeLigjMacronMarrëveshjaMbretëria e BashkuarParapasojaPoloniaprogresProject SyndicatePunëSiguriaSuediaVendimivotuesit
Tjetri
Stërvitja e përbashkët SHBA-Rumani alarmon Rusinë

Stërvitja e përbashkët SHBA-Rumani alarmon Rusinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.