AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Buldozerët e Bashkisë kërcënojnë familjet rome te Bregu i Lumit

Besar LikmetangaBesar Likmeta
10 years më parë
në Faqja e pare, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Elvira( djathtas) dhe Ylldiz Ymeri(majtas) duke kundërshtuar shpënguljen e tyre. Foto:Besar Likmeta

Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar banorët se brenda pak ditësh do të shembë shtëpitë e tyre modeste pa kurrëfarë kompensimi, duke u ofruar në këmbim një bonus për marrjen e apartamenteve me qira, si pjesë e projektit të rehabilitimit të lumit të Tiranës.

Fadroma e kompanisë së angazhuar për rehabilitimin e lumit të Tiranës u afrohet shtëpive me blloqe betoni të romëve. Foto:Besar Likmeta.
Fadroma e kompanisë së angazhuar për rehabilitimin e lumit të Tiranës u afrohet shtëpive me blloqe betoni të romëve. Foto:Besar Likmeta.

Për gati dy dekada, rreth 80 familje të varfra nga anë të ndryshme të Shqipërisë –shumica nga komuniteti rom dhe egjiptian – e kanë ndërtuar jetën e tyre në zonën që shtrihet në brigjet e Lumit të Tiranës, në skajin perëndimor të kryeqytetit.

Fryrja e lumit gjatë dimrit i ka përmbytur shpesh shtëpitë e tyre. Megjithatë, ndërtesat e thjeshta, të ndërtuara me blloqe betoni kërcënohen sot nga një rrezik edhe më i madh se egërsia e lumit.

Një fadromë e madhe me kovën e saj të hirtë u është afruar çdo ditë e më shumë banesave modeste dhe pritet gjatë kësaj jave të ndërhyjë për t’i rrafshuar ato në një nivel me tokën.

“Ne kemi qejf shumë që Shqipëria të bëhet e bukur, por ne nuk jemi qen që të flemë me qentë rrugëve,”  thotë Ylldiz Ymeri, e cila ka 15 vite që jeton në Bregun e Lumit.

Shtëpia e Ymerit në proces legalizimi është një nga banesat që rrezikohen nga projekti i bashkisë së Tiranës për t’i kthyer brigjet e lumit në një park me terrene sportive.

Banorët tregojnë se komuniteti i tyre, i përbërë nga të paktën dhjetra familje rome, është vizituar nga tre punonjës së bashkisë së Tiranës, të cilët i kanë njoftuar verbalisht se shtëpitë e tyre do të shemben. Në shkëmbim, bashkia u ka ofruar banorëve nje bonus qiraje për strehim.

Elvira( djathtas) dhe Ylldiz Ymeri(majtas) duke kundërshtuar shpënguljen e detyruar të tyre. Foto:Besar Likmeta
Elvira( djathtas) dhe Ylldiz Ymeri(majtas) duke kundërshtuar shpënguljen e tyre. Foto:Besar Likmeta

“Ofrojnë qira, por ne nuk duam qira. Ne duam një vend që të na e blejë shteti, ku të ndërtojmë me blloqe kështu thjesht e të jetojmë,” thotë Elvira, nënë e divorcuar e tre fëmijë.

“Për atë që tha shteti, që ne do marrim një banesë për gjashtë muaj apo një vit, ajo nuk është jetë,” shtoi 30-vjeçarja rome.

Në zonën e Bregut të Lumit jetojnë 72 famije të komunitetit rom dhe egjiptian; në total 341 banorë, prej të cilëve 168 janë të mitur nën moshën 18 vjeç.

Në datë 10 maj, një punonjës i firmës së angazhuar në zbatimin e rehabilitimit të Lumit të Tiranës njoftoi banorët se brenda pak ditësh duhet të lirojnë banesat. Të shqetësuar për rrezikun, banorët i dërguan një letër Bashkisë Tiranë më 11 maj, përmes së cilës kërkonin një zgjidhje për strehimin e tyre si dhe lajmëronin bashkinë që mënyra sesi po përgatitet dëbimi shkel ligjet ndërkombëtare.

Në të njëjtën ditë, banorët dorëzuan një ankesë kolektive pranë Avokatit të Popullit, i cili në datën 13 maj  thirri në një takim bashkinë Tiranë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare. Bashkia e Tiranës nuk u paraqit në takim.

Në 6 qershor, dy punonjës të Bashkisë vizituan komunitetin me një hartë në dorë dhe lajmëruan banorët që banesat do të prisheshin së shpejti. Dy ditë më vonë, me 8 qershor banorët raportojnë se në këtë zonë kanë shkuar përsëri përfaqësues të Bashkisë Tiranë, të shoqëruar me efektivë të policisë dhe u kanë komunikuar se brenda 5 ditëve duhet të lirojnë objektet e tyre të banimit, pasi këto banesa do të prishen.

Banorët tregojnë se punonjësit e bashkisë u kanë ofruar si masë lehtësuese për shpërnguljen e detyruar një bonus strehimi në një masë të caktuar të qirasë së baneseve në tregun e lirë, duke i kërkuar të nëshkruajnë një dokument me anë të cilit ata pranojnë vullnetarisht të largohen për t’i hapur rrugën projektit.

“Kanë ardhur nga bashkia dhe ne na thanë që firmosni këtu,” tregon Elvira.  “I pyeta për çfarë janë, se duhet ta dimë se jemi pa shkollë, për çfarë janë këto? E dimë ne se për çfarë janë- mos u merrni me këto gjëra ju, e dimë ne, t’i firmos këtu,” kujton ajo t’i kenë thënë punonjësit e Bashkisë.

BIRN iu drejtua Bashkisë me një kërkesë për koment në lidhje planin për zhvendosjen e familjeve që preken nga projekti i rehabilitimit të lumit të Tiranës, por nuk mori përgjigje.

Hava Xhepa nuk është anëtare e komuniteti rom. Megjithatë, edhe shtëpia e saj e ndërtuar në vitin 2002 në zonën e Bregut të Lumit, ku jeton me bashkëshortin dhe djalin, është shenjestruar për t’u shembur.

“Jeni në projekt si gjithë të tjerët më thonë dhe mua, por drejtpërdrejt në shtëpi letra nuk më ka ardhur,” tha 49-vjeçarja që jeton me ndihmë ekonomike. “Por çfarë dëgjoj andej- këtej, unë jam e hequr,” shtoi ajo.

Banorët e Bregut të Lumit, shumica e të cilëve mbijetojnë duke mbledhur mbetje të riciklueshme e hedhin poshtë ofertën e Bashkisë për një bonus strehimi, si një zgjidhje të papërshtatshme për zhvendosjen e tyre.

Djali 13-vjeçar i Elvirës duke mbledhur mbetje të riciklueshme. Foto:Besar Likmeta
Djali 13-vjeçar i Elvirës duke mbledhur mbetje të riciklueshme. Foto:Besar Likmeta

“Shtëpinë që kam sot e kam ndërtuar me forcat e mia. Jam e ndarë dhe vetë i kam rritur fëmijët, me forcat e mia, nuk kam kërkuar nga shteti asgjë. Për atë që tha shteti që ne do marrim një banesë për gjashtë muaj apo një vit, ajo nuk është jetë,” përsërit Elvira.

Banorët janë kundër bonusit të strehimit, sepse ata përballen me një numër vështirësish për të marrë banesa me qira, që shkojnë nga diskriminimi për shkak se janë romë te mungesa e regjistrimit në gjendje civile.

Një pjesë prej tyre, i përdorin gjithashtu banesat për të grumbulluar mbetjet e riciklueshme, çfarë do ishte e pamundur për t’u bërë nëpër apartamente.

“Këto shtëpitë me qira që duan me na i dhënë ne, nuk është asnjë banor dakord,” thotë Ylldiz Ymeri, shtëpia e së cilës është në proces legalizimi që nga viti 2006. “Shtëpinë e kam ndërtuar me shumë mund dhe akoma po paguaj kredi,” regon ajo.

Ylldizi dhe banorët e tjerë të Bregut të Lumit kërkojnë një tokë publike ku mund të rindërtojnë shtëpite e tyre të thjeshta për t’i hapur rrugën projektit të rehabilitimit të zonës.

“Jam vetë i 15 me katër çuna të martuar në shtëpi,” thotë 60-vjeçari Qerim Shabani, ndërsa tregon një makineri të rëndë të firmës së ndërtim që po zbaton projektin e rehabilitimit të lumit të Tiranës. “Nuk duam as vila, as pallate, por kërkojmë vetëm tokë kur mund të bëjmë barakë,” përfundoi ai.

Etiketa: BanorëBashkiaBIRNegjiptianFamiljekomuniteti romkrediMASmbetjepaktpallateromromërrezikSHshqipShqipëriastrehimitë miturTiranë
Tjetri
Një Europë romake?

Inovacioni nuk mjafton

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.