AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Megashtegu rigjallëron shtigjet e lashta të komunikimit në Ballkan

Rodolfo ToengaRodolfo Toe
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Në Fokus, Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtegu i Via Dinarica. Foto: Via Dinarica.

Entuziastët e ecjes në mal, organizatat jofitimprurëse dhe kompanitë private nga Ballkani Perëndimor po zhvillojnë një megashteg të quajtur Via Dinarica, për të lidhur rajonin nga Sllovenia deri në Shqipëri përmes një serie shtigjesh për ecje në mal dhe për biçikleta.

Shtegu i Via Dinarica. Foto: Via Dinarica.
Shtegu i Via Dinarica. Foto: Via Dinarica.

Entuziastët e ecjes në mal, organizatat dhe kompanitë private nga Ballkani Perëndimor po zhvillojnë një shteg të gjatë të quajtur Via Dinarica për të lidhur rajonin nga Sllovenia deri në Shqipëri përmes një serie shtigjesh për ecje në mal në këmbë apo me biçikleta, shteg që do të vijojë për rreth 2 mijë kilometra gjatë alpeve dinarike.

“Ky është një projekt shumë sfidues,” thotë Olja Latinovic, koordinatore e projektit nga organizata jofitimprurëse Terra Dinarica – e cila po udhëheq zhvillimin e shtegut Via Dinarica në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ideja origjinale lindi në vitin 2006 kur Gordan Papac, një ekspert për turizmin malor nga Kroacia zbuloi mundësinë për të lidhur shtigjet ekzistuese përgjatë alpeve dinarike në një shteg të vetëm duke ndjekur shembuj të ngjashëms si Via Alpina, të cilat aktualisht ekzistojnë në Europë, apo shtegu i maleve Apalash në SHBA.

Gjithsesi, puna për zbatimin e këtij projekti filloi vetëm në vitin 2013, kur donatorë ndërkombëtarë si USAID dhe UNDP filluan ta mbështesin atë, tha Latinovic.

Megjithëse ekzistojnë tri itinerare të ndryshme, vetëm njëri prej tyre – i cili lidh majat më të larta në alpet Dinarike – është aktualisht funksional dhe i shënuar përgjatë segmentit të tij në Bosnjë.

Shtegu (i shënuar me të bardhë mbi hartë) fillon në Slloveni pranë shpellave Postojna dhe zgjatet përgjatë alpeve kroate para se të hyjë në Herzegovinë (rajoni jugor i Bosnjës), parku kombëtar Durmitor në Malin e Zi dhe Alpet e Shqipërisë.

viadinarica3Një nga synimet e projektit është që të lidhë në mënyrë natyrore shtatë shtete të Ballkanit Perëndimor duke krijuar apo rihapur shtigje të lashta, përfshirë rrugë të lashta tregtare të cilat për shekuj u shfrytëzuan nga barinjtë dhe tregtarët dhe që të gjitha janë të lidhura nga një trashëgimi natyrore dhe kulturore e përbashkët, shton Latinovic.

Sipas promovuesve të projektit, themelimi i Via Dinarica jo vetëm do të nxisë potencialin e rajonit për turizëm, por do të lejojë edhe zhvillimin e disa zonave rurale në shumë vende gjatë shtegut, duke nxitur banorët e fshatrave të largëta të ofrojnë shërbime dhe strehim për të apasionuarit e ecjes në mal.

“Via Dinarica përfaqëson një mundësi të madhe për zhvillimin e rajonit tonë,” thotë për BIRN Ante Vukadin, i cili është anëtar i një organizate të apasionuarish pas ecjes në mal në qytezën juglindore Tomislavgrad dhe që ka kontribuar për krijimin e shtegut.

“Ne patëm rreth 400 vizitorë përgjatë një sezoni gjashtëmujor më 2015… kur projekti po zhvillohej, ne presim të kemi rreth 2 mijë turistë dhe alpinistë,” shtoi Vukadin.

Etiketa: BallkanBallkaniBanorëBIRNKroaciaParaPunarajoniSHSHBAshqipShqipëriSllovenituristUNDPUSAID
Tjetri
Tifozët euforikë festojnë fitoren ndaj Rumanisë (Përditësuar)

Tifozët euforikë festojnë fitoren ndaj Rumanisë (Përditësuar)

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.