AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjobat nuk do ta kurojnë futbollin kroat, paralajmëron eksperti

Sven MilekicngaSven Milekic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tifozët kroatë gjatë ndeshjes me Republikën Çeke. Foto:Anadolu Agency/Evren Atalay

Pas një gjobe prej 100,000 euro të UEFA-s dhe mes frikës se veprimet e huliganëve do të vazhdojnë në Kupën Europiane të Futbollit, problemet në futbollin kroat duhet të zgjidhen në disa nivele, paralajmëron një ekspert.

Tifozët kroatë gjatë ndeshjes me Republikën Çeke. Foto:Anadolu Agency/Evren Atalay
Tifozët kroatë gjatë ndeshjes me Republikën Çeke. Foto:Anadolu Agency/Evren Atalay

Gjoba e UEFA-s për sjelljen e keqe të tifozëve kroatë nuk e përjashton mundësinë e penaliteteve të reja në ndeshjen me Spanjën të martën – dhe Kroacia ka nevojë të zgjidhë sistematikisht problemet që ka me futbollin – tha një ekspert futbolli.

Të hënën UEFA gjobiti Federatën Krotate të Futbollit, CFF, me 100,000 euro për trazirat e tifozëve në ndeshjen e të premtes kundër Republikës Çeke, pjesë e Kampionatit Europian UEFA 2016 në Francë.

Përveç kësaj, CFF nuk duhet të shesi asnjë biletë për tifozët e konsideruar si “huliganë” gjatë kampionatit.

Me kroacinë që drejtoi 2-1 në minutin e 86 të ndeshjes të premten, një grup prej rreth 30 personash hodhën flakadanë dhe kapsolla në fushë, një prej të cilëve për pak sa goditi një nga stafi i stadiumit dhe lojtarin kroat Ivan Perisiç.

Pas kësaj shpërthyen përplasjet mes tifozëve që donin ndalimin e lojës dhe pjesës tjetër.

Edhe pse xhandarmëria franceze mësyu në përpara stadiumit brenda pak minutash pasi u hodhën fishekzjarret, ajo nuk e ndal përleshjen që vazhdoi për disa minuta në stadium.

Megjithatë, arbitri e vazhdoi lojën pas një ndërprerje prej pesë minutash dhe Kroacia pësoi një gol nga një goditje dënimi në minutat e fundit të lojës.

Sjellja jo e mirë e tifozëve ka kapur vëmendjen e medias ndërkombëtare dhe vendore, duke e kthyer edhe një herë CFF dhe futboll kroat në qendër të vëmendjes.

Dario Brentin, studiues i sportit dhe nacionalizmit në Universitetin e Grazit në Austri, tha se ai “nuk donte të spekulonte për mundësinë e pasjes së gjërave të ngjashme në stadiumin Bordo të martën”, por shpjegoi se shumë probleme mund të priten në të ardhmen.

“Çdo lojë e ekipit kombëtar kroat është një objektiv i mundshëm për veprime të tilla të organizuara për të ndërprerë lojën. Kjo ka vazhduar në mënyrë sistematike për një vit e gjysmë apo dy,” tha ai për BIRN.

Brentin theksoi konfliktin mes “ultrasve” kroatë që janë në luftë me CFF, dhe veçanërisht drejtuesit e federatës, presidentin Davor Suker dhe nënkryetarin, Zdravko Mamiç.

Mamiç, gjithashtu i papëlqyer nga tifozët e klubit Dinamo i Zagrebit, ku ai ishte president ekzekutiv deri disa muaj më parë, është parë si “eminenca gri” nga tifozët, shumë prej të cilëve besojnë se ai po e përdor CFF, ekipi kombëtar dhe futbollin për përfitim vetjak.

Mamiç, së bashku me zyrtarë të tjerë të Dinamos u arrestua korrikun e kaluar dhe në nëntor i dyshuar për korrupsion në klub. Tifozët e akuzojnë CFF se nuk i bindet ligjit dhe se ka korrupsion të përhapur.

Grupet e ultrasve për këtë arsye ose bojkotojnë ndeshjet e ekipit ose kërkojnë mënyra të tjera që CFF të dënohet dhe që ekipit t’i zbriten pikë, apo edhe të diskualifikohet që të detyrojnë udhëheqjen e CFF të japë dorëheqjen.

“Të gjitha këto duhet të kuptohen në një trekëndësh të sjelljeve të tifozëve të futbollit dhe ultrasve, lëvizjeve të CFF dhe përgjigjes së politikanëve. Ky incident vetëm sa do të forcojë pozicionin e secilës anë”, tha Brentin.

Sipas tij, ekzistojnë grupe të ndryshme në mesin e tifozëve: disa janë ndoshta vetëm në skajet e huliganizmit, por mbrojnë një model më demokratik të drejtimit të futboll.

I njëjti ekspert shpjegon se politikanët kanë dështuar të zgjidhin çështjen e futbollit dhe e ardhmja nuk duket shumë e ndritur.

Ai gjithashtu e quajti reagimin e politikanëve kroatë krejtësisht të papërshtatshëm, duke përmendur rastin e postimit të presidentes, Kolinda Grabar Kitaroviç në Facebook.

“Nëse shihni postimin e presidentes, ajo i quan përgjegjësit anëtarë të grupeve nacionaliste të dikurshme, duke përdorur gjuhën e [Velimir] Bujaneç”, tha Brentin.

Grabar Kitaroviç i quajti tifozët që shkaktuan trazirat, anëtarë të organizatës nacionaliste jugosllave të viteve 1920, njohur si ORJUNA, pothuajse duke përsëritur adresimin mbi këtë temë nga një deklaratë televizive e Bujaneç minuta më parë.

Bujaneç, i njohur për pikëpamjet e tij pro-naziste si student, dhe për pikëpamjet e tij aktuale të ekstremit të djathtë, ishte i ftuari VIP në inaugurimin presidencial të Grabar Kitaroviç në shkurt 2015.

Brentin tha në përfundim se për të parandaluar incidentet si ky në të ardhmen, futbollit kroat i duhet të bëjë ndryshime të mëdha “jo vetëm në ligj, por edhe në vlera, parime dhe stil”.

Etiketa: AustriBIRNDinamoEuroFacebookGjobatKorrupsionKroaciaLigjnazistepresidentSHstudentUEFA
Tjetri
Fëmijëria e humbur, pamja e trishtueshme e ‘këndeve të lojërave’ në Tiranë (Foto)

Përse Revolucioni i Katërt Industrial mund të dështojë nëse nuk veprojmë tani

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.