AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kroacia dhe Britania pengojnë hapjen e kapitujve për Serbinë

Milivoje PantovicngaMilivoje Pantovic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti Europian. Foto: Flickr

Serbia nuk do të mund të hapë Kapitullin 23 në bisedimet e saj për anëtarësim në BE, siç ka shpresuar,  e gjitha kjo për shkak të refuzimeve nga Kroacia dhe Britania.

Parlamenti Europian. Foto: Flickr
Parlamenti Europian. Foto: Flickr

Kroacia të hënën tha se nuk mund të miratojë hapjen e Kapitullit 23 të bisedimeve të anëtarësimit në BE të Serbisë, duke cituar “arsye të qenësishme” , ndërsa Mbretëria e Bashkuar gjithashtu u tërhoq nga mbështetja e saj për “arsye teknike” që lidhen me vendimin e referendumit të Mbretërisë së Bashkuar për të lënë BE-në.

Një vendim për të mos hapur kapitullin u mor në takimin e grupit të punës së BE për negociatat serbe nën presidencën Holandeze, që përfundon në fund të qershorit.

“Kjo situatë duhet të shihet në dritën e “Brexit” të Britanisë së Madhe. BE-ja duhet të përballet me problemet e saj sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ofrojë zgjidhje për to,” tha Aleksandra Joksimoviç kryetarja e Qendrës për Politikë të Jashtme me bazë në Beograd, duke komentuar në lidhje me pozicionin e Britanisë së Madhe.

“Ne kemi një situatë ku ata që po e lënë bashkimin janë ende duke vendosur mbi procesin e zgjerimit”, tha Joksimoviç për BIRN.

Serbia kishte shpresuar të hapte Kapitullin 23 përpara se të përfundonte më 1 korrik presidenca hollandeze e BE-së.

Joksimoviç theksoi se kundërshtimi nga Kroacia kundër hapjes së Kapitullit 23, ishte një problem pak më ndryshe.

“Bllokada e Kroacisë është shkaktuar nga çështjet e brendshme dhe Serbia duhet të jetë e përgatitur që ky vend ta japë dritën e gjelbër i fundit. Megjithatë, në qoftë se ka një konsensus mes pjesës tjetër të 26 vendeve [përveç Britanisë] , këto çështje mund të zgjidhen,” tha Joksimoviç.

Ajo tha gjithashtu se nuk ishte edhe aq e rëndësishme që Serbia të hapë kapitujt 23 dhe 24, tani ose në një hark kohor prej disa muajsh. E rëndësishme është që Serbia të përmbushë standardet e BE-së.

Një grup pune i Këshillit Europian më 6 prill e hoqi hapjen e dy kapitujve – që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit , gjyqësorit dhe të drejtave të njeriut – nga axhendës së saj , pasi Kroacia ka dështuar për t’i dhënë atyre një dritë jeshile .

Kroacia po kërkon që Serbia së pari të zotohet për respektimin e plotë të të drejtave të pakicave kombëtare, për bashkëpunim të plotë me gjykatën e Hagës për krimet e luftës dhe të rrëzojë një ligj që i jep Serbisë juridiksion për të gjykuar krimet e luftës të kryera në konfliktet e viteve 1990 në ish-Jugosllavi.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviç së fundmi diskutuan çështjet për marrëdhëniet e rënduara midis dy vendeve.

“Sipas njohurive tona, ka pasur një marrëveshje në parim me Kroacinë për të hapur kapitullin 23. Ishte problem vetëm nëse do të zbatohej teknikisht ngaqë Kroacia nuk ka një qeveri tani”, koordinatori i Serbisë për Kapitullin 23, Milan Antonijeviç, duke iu referuar rënies së qeverisë të fundit në Kroaci.

Ai i tha BIRN se referendumi i Britanisë më 23 qershor dhe vota për t’u larguar nga BE-ja kishte ndikuar edhe në vendimin për hapjen e kapitujve.

“BE-ja nuk duhet të lejojnë që Brexit të ndikojë në vendimet e ardhshme. Por nuk mendoj se kjo do të bëhet një trend”,tha Antonijeviç, duke shtuar se kapitujt mund të hapen në korrik.

“Çdo gjë që është shkruar në planin e veprimit për Kapitullin 23 është për të mirën e popullit të Serbisë. Sapo Kapitulli 23 të hapet, çdo gjë nga plani i veprimit duhet të zbatohet”, përfundoi ai.

Etiketa: BEBeogradBIRNBrexitGjykatëGjyqish-JugosllaviJugosllaviKroaciKroaciaLigjmarrëveshjeMbretëria e BashkuarParlamenti EuropianPresidencaPunëSerbiaVendimVendimetVota
Tjetri
Një lundrim i paharrueshëm në liqenin e Komanit (Fotoreportazh)

Një lundrim i paharrueshëm në liqenin e Komanit (Fotoreportazh)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.