AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Prifti gjerman i Fushë-Arrëzit ngjall shpresën e banorëve të varfër

Bashkim ShalangaBashkim Shala
10 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pader Andreas ka bërë në Fushë-Arrëz shumë më tepër sesa shteti në 25 vite, duke ndërtuar shtëpi për familjet e varfra dhe realizuar projekte infrastrukturore dhe sociale për zbutjen e varfërisë ekstreme.

Marash Koliqi falenderon Pader Andreas për shtëpinë e re | Foto : Bashkim Shala
Marash Koliqi falenderon Pader Andreas për shtëpinë e re | Foto : Bashkim Shala

Në rrugën kryesore të Fushë-Arrëzit, një “Land Rover” i bardhë tërheq vëmendjen e këmbësorëve, të cilët ndalin hapin dhe përshëndesin me dorë nga shoferi; një 58 vjeçar i bëshëm me një kryq të varur në qafë. I përqendruar në timon, Pader Andreas reagon me drojë ndaj popullaritetit të tij të padiskutueshëm.

“Më shumë më njohin mua këtu,” thotë ai me një shqipe të pastër.

I ardhur në Fushë-Arrëz prej tetorit 2008, prifti Andreas Waltermunh nga rajoni i Vestfalisë në Gjermani është kthyer në një institucion për banorët e varfër të qytezës së Fushë-Arrëzit dhe fshatrave përreth. Ai e ka fituar këtë status duke udhëtuar 500 kilometra çdo javë nga njëri cep i zonës në tjetrin, ku perveç predikimeve fetare, monitoron situatën sociale dhe mban  shënim hallet e banorëve.

Pas tetë vitesh shërbim në Fushë-Arrëz, Pader Andreas njeh në detaje problemet e zonës, ndërkohë që përpjekjet e tij kanë përmirësuar jetën e qindra banorëve, në qytezë apo në fshatrat përreth. Prifti katolik numëron 180 projekte ndërtimesh të realizuara prej tij, të cilat përfshijnë infrastrukturën, por edhe ndërtimin e shtëpive për banorët më të varfër të komunitetit.

Pader Andreas i tha BIRN se misioni i tij për zbutjen e varfërisë në zonë ka ecur në gjurmët e punës që kishin bërë më parë Motrat Françeskane. Të ardhura në Fushë-Arrëz prej vitit 1998, ato shfaqën një angazhim të fortë social me ngritjen e kopshteve për fëmijët, ambulancave për të sëmurët apo shpërndarjen e ndihmave për njerëzit në kufinjtë e varfërisë.

Prifti katolik gjerman është megjithatë i ndërgjegjshëm se nevojat në zonë janë shumë më të mëdha se mundësitë.

”Po hedhim një pikë ujë në gurin e nxehtë,” thotë Pader Andrea, duke perifrazuar një fjalë të urtë gjermane.

Prifti katolik është i zhgënjyer nga roli që luajnë institucionet shtetërore për të zbutur varfërinë dhe përmirësuar jetën e banorëve në këtë zonë të thellë. Ai mendon se megjithë ndihmën e Kishës, është detyrë e shtetit që t’u gjejë zgjidhje problemeve e që sipas tij nuk ndodh.

“Kisha mund t’i  ndihmojë njerëzit, por së pari është puna dhe detyra e shtetit. Kisha mund të bëjë një përkrahje, por ka zëra që pushteti mund të bëjë më shumë, ndërkohë që nuk bën asgjë për këta njerëz,” thotë ai për BIRN.

Padër Andreas përpiqet të zëvendësojë me gjithçka mundet rolin e munguar të institucioneve shtetërore në këtë zonë. Me nismën e tij të drejtpërdrejtë janë zgjidhur probleme të theksuara të infrastrukturës dhe të varfërisë ekstreme në këtë zonë.

Bashkia e Fushë-Arrëzit bashkë me fshatrat përreth saj është një nga zonat më të varfra të Shqipërisë, për shkak të terrenit të thyer malor, rrugëve të këqija dhe mungesës së punës. Infrastruktura rrugore në këtë zonë lë shumë për të dëshiruar, pasi pjesa më e madhe e saj është e amortizuar jo vetëm në akset rurale, por edhe në ato nacionale.

Ndërhyrja e Pader Andreas ka zbutur një pjesë të këtyre problemeve, përmes ndërtimit të një ure mbi lumin Fan në fshatin Kalvinaj apo hapjes për herë të parë të një rruge që lidh këtë fshat me rrugën automobilistike.

Megjithatë, projekti më i rëndësishëm i Pader Andreas është ai i ndërtimit të shtëpive për njerëzit e moshuar, familjet në nevojë apo ato që kanë pjestarë të sëmurë mes tyre.

Projekti i shtëpive

Pas një jete të kaluar brenda një banesë me mure të shembura, Fran dhe Pashke Lleshi po i gëzohen së fundmi shtëpisë së tyre të re.

“Zoti në qiell, Pader Andrea në Tokë,” thonë plot mirënjohje bashkëshortët, të cilët falë ndihmës së priftit janë çliruar tashmë nga një barrë e rëndë.

Burrë e grua i thanë BIRN se familja prej 5 anëtarësh mban frymën gjallë me një pension minimal, ndërsa djali i vetëm e humbi punën pas mbylljes së fabrikës së bakrit në Fushë-Arrëz. Frani vetë ka punuar për 30 vjet në gjeologji-miniera, pa mundur të ndërtojë një jetë më të begatë për familjarët e tij.

“Edhe me vdekë nuk kam gajle, pasi po i le djalit një shtëpi,” shton Pashke Lleshi.

Shtëpia e re e bashkëshorteve Fran e Pashkë Lleshi nga fshati Bardhet i Fushë-Arrëzit | Foto nga : Bashkim Shala
Shtëpia e re e bashkëshorteve Fran e Pashkë Lleshi nga fshati Bardhet i Fushë-Arrëzit | Foto nga : Bashkim Shala

Familja Lleshi nuk është e vetmja që ka përfituar një strehë mbi kokë falë priftit katolik. Marash Koliqi nga fshati Kryezi jetonte vetë i katërt brenda një dhome të ndërtuar 80 vjet të shkuara, para se familja e tij të përzgjidhej nga Pader Andreas.

Ndërsa punon bashkë me skuadrën e Pader Andreas për ndërtimin e shtëpisë së tij të re, Koliqi tregon se burrë e grua punojnë për të mbajtur frymën gjallë dhe për të mbështetur dy djemtë e tyre që studiojnë në Vlorë dhe Tiranë.

Marashi thotë se ishte lidhur me Pader Andrean gjatë një meshe.

“Më kishin thënë se i ndihmon njerëzit në nevojë. Unë I dola përpara dhe i thashë: ”po më ndihmove, të ndihmoftë Zoti. Kur e ka padër Andrea se ku jetoj, tregoi mëshirë për mua,”  thotë Marash Koliqi.

Pader Andreas vlerëson se në Fushë-Arrëz ka një numër të madh familjesh që jetojnë në varfëri ekstreme dhe kushte të këqija të strehimit. Sipas tij, ka raste ku familje me pesë persona jetojnë në 12 metra katrorë, ndërsa ngushtica në banim krijon shpesh konflikte dhe gjeneron dhunë.

“Ne kemi parë shtëpi ku ishte e shembur krejt çatia, ose kur njerëzit kanë jetuar në tenda prej plastmasi, ndaj kemi ndërhyrë,”thotë Pader Andreas.

Megjithatë, ai shpjegon se kanë një rrjet prioritetesh përmes së cilës zgjidhen familjet më nevojtare. Ata vlerësojnë nëse ka njerëz të moshuar, persona me aftësi të kufizuar apo familje që janë në konflikt me të tjerët, të cilët kanë prioritet në përzgjedhje.

Megjithëse është një prift katolik, projektet e Pader Andreas përfshijnë edhe familje myslimane. Ai tregon se është në pritje të një lejeje ndërtimi nga bashkia e Fushë-Arrëzit për ndërtimin e shtëpisë së një familjeje myslimane në Kryezi.

”Varfëria nuk është as myslimane, katolike apo ortodokse”, thotë prifti gjerman.

Shteti i munguar 

Përveç projekteve dhe ndihmave në fushën e ndërtimit, prifti gjerman i Fushë-Arrëzit mbulon gjithashtu edhe çështjet sociale apo ato të blegtorisë. Ai siguron përkrahje financiare për familjet më të varfra, pensionistët apo invalidët dhe u paguan shpenzimet e studimit 20 studentëve nga kjo zonë.

Pader Andreas thotë se 100 studentë të tjerë mbështeten me bursa nga murgeshat françeskane. Gjithashtu, ai u ka dhuruar gica për një numër të konsiderueshëm familjesh.

Për ndërtimin e shtëpive, ai ka punësuar një skuadër prej 5 muratorësh dhe 3-4 bashkëpunëtorë, ndërkohë që përpiqet të përfshijë edhe familjarët në procesin e punës.

Projektet e Pader Andreas kërkojnë para dhe ato nuk kanë munguar, pasi prifti ka dëshmuar se janë investuar në vendin e duhur. Donacionet vijnë nga bamirës në Gjermani dhe Austri, të cilët prifti u dërgon në shenjë mirënjohjeje edhe letra falenderimi.

Familje ne rajonin e Fushe-Arrezit me shtepi te shkaterruar qe Pader Andrea i ka ndertuar shtepine
Familje në rajonin e Fushë-Arrezit me shtëpi të shkatërruar që Pader Andrea i ka ndërtuar shtëpinë | Foto : Bashkim Shala

“Unë jam i habitur se sa shumë ndihma në të holla dhe ndihma materiale grumbullojnë për të bërë këtë punë. Nuk bëjmë shumë kërkesa, megjithatë njerëzit na japing, pasi  janë të bindur se paratë e tyre do i investojmë për qëllimet që ata i japin,” thotë ai.

Edhe pse aktiviteti i tij është një shuplakë për autoritetet shtetërore, Pader Andreas ka fituar simpatinë e përfaqësuesve vendorë në Fushë-Arrëz. Ndue Doda, nënkryetar i bashkisë mendon se veprimtaria e priftit gjerman dhe e motrave françeskane është e pazëvendësueshme.

“Pader Andrea dhe motrat françeskane kanë një autoritet të padiskutueshëm dhe një simpati të veçantë nga qytetarët e të dyja besimeve, myslimane dhe katolike,” tha Doda për BIRN.

Por Pader Andreas nuk e fsheh zhgënjimin se sa pak bëhet për banorët nga ana e autoriteteve.

“Unë mendoj që së pari duhet një angazhim më i madh për të krijuar vende pune për njerëzit. Me mbylljen e minierave dhe fabrikës së bakrit në Fushë-Arrëz nuk ka vende pune  dhe kjo shkakton një vuajtje tek njerëzit e këtij rajoni,” sugjeron ai.

“Papunësia ka edhe pasoja ku njerëzit varfërohen dhe nuk kanë një shans për të punuar dhe për  të përmirësuar standardin e jetesës,” shton ai.

Fratel Keqi nga fshati Orosh i Fushë-Arrëzit është njëri prej banorëve që vuan mungesën e punës dhe barrën e varfërisë. Ai jeton bashkë me gruan dhe tre fëmijët në një barakë pranë ish-parkut të mallrave në Fushë-Arrëz, në kushte shumë të vështira ekonomike.

“Jemi me fat që kemi Pader Andrean,” thotë Keqi, edhe pse vetë nuk ka përfituar nga projektet e tij.

Vetë ai u përpoq t’i shpëtonte varfërisë përmes emigrimit në Gjermani, por e kthyen pasi qëndroi për disa kohë në kampet e azilantëve.

“Kur jam kthyer në Rinas nga Gjermania, fëmijët e mi kanë qarë. Ata nuk gëzonin që u ktheva, por qanin,” përfundon Fratel Keqi.

Etiketa: AustriBanorëBashkiaBIRNFamiljeFanGjermaniGjermaniaGjurmëtinfrastrukturaKishëkonfliktKrijonMinieramyslimaneParapasojapensionistëPiSPunaPunëPunëtorrajoniRinasSHshqipstudentvuajtje
Tjetri
Delegacionet e SHBA dhe BE pritet të rigjallërojnë bisedimet në Maqedoni

Delegacionet e SHBA dhe BE pritet të rigjallërojnë bisedimet në Maqedoni

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.