AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KESH zëvendëson overdraftet me kredi afatgjatë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Diga e hidrocentralit të Komanit. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Kreditë overdraft të marra gjatë tetë viteve të fundit për pagesën e importeve të shtrenjta do të shlyhen nga KESH me një kredi të re prej 218 milionë eurosh nga BERZH, duke sjellë një kursim në interesat e paguara në gati 80 për qind.

Hidrocentrali i Komanit fotografuar në shtator 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN
Hidrocentrali i Komanit fotografuar në shtator 2015. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, i akordoi së fundmi KESH një kredi prej 218 milionë eurosh me interes referencë euribor 6 mujor plus 1 për qind, për të shlyer kredi overdraft të marra nga bankat shqiptare përgjatë viteve të fundit, një lëvizje që pritet t’i kursejë KESH rreth 80 për qind të interesave që paguan aktualisht për këto kredi.

Kontrata e kredisë u nënshkrua nga KESH dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim më 1 korrik dhe pritet të bëhet efektive së shpejti. Gjithashtu, qeveria shqiptare do të jetë garante e kredisë për llogari të KESH, gjë që do të thotë se në rast se KESH gjendet në pamundësi financiare, qeveria do të paguajë kredinë për llogari të KESH.

Aktualisht, KESH ka rreth 30 miliardë lekë kredi overdraft nëpër bankat shqiptare me interes mesatar prej rreth 4.7 për qind në vit për vitin 2015. Interesat e kredisë së re prej euribor 6 mujor plus 1 për qind bëjnë që shumica dërrmuese e interesave të kredive të shpëtohen. Euribor, norma mesatare e interesit të kredive ndërbankare në euro aktualisht është negative për shkak të politikës së interesave negative të zbatuar nga Banka Qendrore Europiane, por në kontratën e KESH me BERZH thuhet se për sa kohë Euribor është negativ, kjo do të interpretohet si zero në kontratë. Pavarësisht kësaj, interesi i kredisë së re, e cila do të duhet të shlyhet brenda 15 viteve të ardhëshme, është gati pesë herë më i ulët se sa interesat e kredive aktuale.

KESH është aktualisht kredimarrësi kryesor i sistemit bankar shqiptar dhe kreditë për KESH përbëjnë rreth 5 për qind të të gjitha kredive në Shqipëri. Transferimi i këtyre kredive nga bankat shqiptare te BERZH pritet të ketë pasoja zinxhir në sistemin bankar. Fitimet e bankave nga kreditë për KESH do të mungojnë dhe bankat do të kenë një sasi të konsiderueshme parash të lira. Nga ana tjetër, shlyerja e kredive të KESH mund të sjellë një rritje arithmetike të përqindjes së kredive të këqija për shkak se kreditë e KESH ishin të garantuara nga qeveria dhe rrjedhimisht binin te kategoria e kredive të mira.

Etiketa: Banka Qendrore EuropianeBankatBERZHBIRNEuriborEuroGjergj ErebaraKESHkredilirapasojaQeveriaQeveria shqiptareshqipShqipërishqiptareshtatorzhvillim
Tjetri
Malësorët kosovarë luftojnë për tokën e tyre

Malësorët kosovarë luftojnë për tokën e tyre

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.