AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Familjet e Bregut të Lumit kundërshtojnë planet e bashkisë për strehimin

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komuniteti rom i Bregut të Lumit në protestë përpara Bashkisë Tiranë, 8 korrik 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Rreth tridhjetë banorë të Bregut të Lumit në Tiranë protestuan përpara Bashkisë duke i quajtur jonjerëzore planet e institucionit për strehimin e tyre në një repart ushtarak në periferi të Tiranës.

Komuniteti rom i Bregut të Lumit në protestë përpara Bashkisë Tiranë, 8 korrik 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Komuniteti rom i Bregut të Lumit në protestë përpara Bashkisë Tiranë, 8 korrik 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

“Duam shtëpi!”, “Mos na lini rrugëve!” – me këto thirrje rreth 30 banorë të komunitetit rom nga Bregu i Lumit u mblodhën përpara Bashkisë Tiranë të premten për të kundërshtuar planet e zhvendosjes së tyre për t’i hapur rrugën  projektit tw rehabilitimit të lumit të Tiranës.

Pas lajmërimit se ato duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, në të cilat jetojnë prej dy dekadash e gjysmë, familjeve u është propozuar nga Bashkia e Tiranës një bonus qiraje ose bashkëjetesë në një ish-repart ushtarak pranë Malit me Gropa.

“Ne nuk jemi azilantë, por shtetas të denjë shqiptarë që nuk mund ta pranojnë jetesën në një kapanon me dhoma të bëra me bukë peshku,” tha për BIRN, Mynyr Karamani, 52-vjeç, baba i katër fëmijëve.

“Duan të na lënë 20 familje në një tualet, por unë kam shtëpinë time të rregullt në proces legalizimi te Bregu i Lumit. Dua të më dëmshpërblehet djersa që kam derdhur dhe të na lënë të jetojmë afër qendrës,” shtoi ai.

Ashtu si Karamani, edhe baba i një vajze në moshë kopshti, Rendo Ymeri, është kundër largimit nga qendra e Tiranës dhe e konsideron këtë si diskriminim ndaj komunitetit dhe tentativë për ta izoluar atë nga pjesa tjetër e shoqërisë.

“Atje ku duan të na çojnë nuk ka as spitale, as shkolla dhe as kopshte për fëmijët tanë. Kjo na heq mundësinë të zhvillohemi si gjithë të tjerët,” tha Ymeri për BIRN.

“Nuk jemi bagëti që të jetojmë mes fushave dhe maleve, pa asnjë mënyrë për të nxjerrë vetë jetesën tonë”, shtoi ai.

Familjet e Bregut të Lumit kërkuan zgjidhjen një herë e mirë të problemit të strehimit për ta përmes banesave me blloqe betoni në zona pranë spitaleve dhe shkollave. Ata i thanë BIRN se duan të kenë pronësinë e banesave të ardhshme ose t’i përcaktohet një copë tokë nga ku të mund të ndërtojnë vetë shtëpitë dhomë e kuzhinë.

“Po na marrin gjithçka. Na kanë hequr të drejtën e vetëpunësimit përmes riciklimit, na sekuestrojnë triciklat, po na mbyllin tregjet – me se do t’i ushqejmë familjet tona?” pyet i zemëruar Adriatik Dalipi, 40-vjeç me shtatë pjesëtarë në familjen e tij.

“Po na marrin frymën nga të gjitha anët”, shtoi ai.

Banorët protestues kërcënuan se nëse Bashkia e Tiranës nuk i merr parasysh kërkesat e tyre, ata do t’i përshkallëzojnë protestat.

Nga ana tjetër, një grup i banorëve po ndërmjetësojnë që prej 15 qershorit përmes një avokati për të arritur një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës për përmirësimin e kushteve të strehimit të sugjeruar.

Fotogaleria

…
Klikoni këtu për ta parë galerinë të plotë. 

Etiketa: AdriatikBanorëBashkiaBIRNdiskriminimFamiljeIvana Dervishikomuniteti rommarrëveshjeMediaProtestatprotestuesPunëromRomashkollaTiranë
Tjetri
Shkenca thotë se fëmijët që rriten në shtëpi me libra do të kenë të ardhura më të larta në jetë

Shkenca thotë se fëmijët që rriten në shtëpi me libra do të kenë të ardhura më të larta në jetë

protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
v1

Litiumi para demokracisë: Aleksandër Vuçiç dhe Jörg Heeskens, hija e tij gjermane

23:34 | 25/06/2026
‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

ILD kërkon procedimin disiplinor të anëtarit të KLP-së, Olger Eminaj

22:59 | 25/06/2026
Rama targeton sërish gjyqësorin për pagesat kalimtare të shkarkuarve nga vetingu

Ministri i Brendshëm shpall “non grata” protestuesen nga Kosova

22:01 | 25/06/2026
logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.