AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Propozim i ri për reformën në drejtësi, Nuland: Koha për marrëveshje

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland dhe kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit të 10 korrikut. Foto: Facebook

Ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland nxiti partitë politike që të tregojnë lidership dhe të arrijnë një marrëveshje, mbi një propozim të ri që sipas saj reflekton idetë e mazhorancës, opozitës dhe Komisionit të Venecias.   

Ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland dhe kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit të 10 korrikut. Foto: Facebook
Ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland dhe kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit të 10 korrikut. Foto: Facebook

Ndihmës/sekretarja amerikane e Shtetit, Viktoria Nuland mbështeti gjatë vizitës në Tiranë një propozim të ri për zgjidhjen e ngërçit për reformën në drejtësi dhe u bëri thirrje partive politike që të arrinin një marrëveshje.

Në konferencën për shtyp që përmbylli vizitën 4 orëshe, diplomatja e lartë amerikane e cilësoi kohën e mbetur deri në seancën parlamentare të 21 korrikut si “një moment tjetër vendimtar për demokracinë shqiptare”.

“Ka ardhur koha që të arrihet një marrëveshje për reformën në drejtësi. Populli shqiptar është duke pritur,” deklaroi Nuland.

Reforma në drejtësi ishte çështja kyçe e diskutimeve që zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të Shtetit zhvilloi të dielën në Tiranë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama. Gjatë këtyre takimeve, Nuland ka hedhur mbi tavolinë një propozim të ri, që sipas saj reflekton ide të marra nga qeveria, opozita dhe opinioni i Komisionit të Venecias.

Zëvendës/sekretarja Nuland i dha një mbështetje të fortë punës së bërë nga ambasadori Donald Lu dhe përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin dhe vlerësoi variantin e ri të propozuar prej tyre në 24 orët e fundit si një “zgjidhje që kombinon rolin monitorues të bordit të ndërkombëtarëve me ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë”.

Ajo u shpreh gjithashtu optimiste mbi mundësinë e arritjes së një kompromisi mes qeverisë dhe opozitës, ndërsa vlerësoi punën e bërë dhe vullnetin e të dyja palëve për arritjen e kompromisit për reformën.

“Në takimet me kryeministrin dhe zotin Basha, të dyja palët shprehën dëshirën për të arritur një marrëveshje. Tani është koha për lidership,” bëri thirrje Nuland.

Vizita në Tiranë e ndihmës/sekretares amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland shihet gjerësisht si një përpjekje e fundit për t’i dhënë shtysë negociatave të ngrira mes palëve dhe arritjes së një marrëveshjeje që do të mundësonte miratimin e reformës. Megjithatë, opozita dha shenja të zbehta lëkundjeje nga qëndrimi i saj i mëparshëm mbi zbatimin e paragrafit 88 të opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi pas takimit me Nuland se diskutimet u fokusuan mbi “tre propozimet që Partia Demokratike ka bërë për reformën në drejtësi dhe propozime të tjera”, ndërsa theksoi se opozita i mbetet besnik 100 për qind zbatimit të paragrafit 88 të Komisionit të Venecias.

“Ne jemi të bindur se kjo reformë mund të miratohet vetëm me konsensus politik. Nuk mund të ketë asnjë themel tjetër të shëndoshë përveç konsesusit politik,” deklaroi Basha.

Kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi për shtyp u shpreh i hapur për çdo kompromis që nuk cenon thelbin e reformës.

“Shumica qeverisëse do të mbetet deri ditën e fundit e hapur për çdo kompromis që nuk cenon thelbin e reformës dhe njëkohësisht, vlerësohet nga partnerët strategjikë sin ë përputhje të plotë me objektivin e përbashkët për një drejtësi të denjë për një vend anëtar të Bashkimit Europian”, tha ai.

Etiketa: BashaBashkimit EuropianDitmir BushatiEdi RamaFacebookKryeministri Edi RamaLulzim BashamarrëveshjembështetjeOpozitaPartiaPartia DemokratikePDPunëQeveriaRamaReformaRomana VlahutinsekretarjaSHshqipshqiptarevizita
Tjetri
Një nënë nga Srebrenica kujton djemtë e saj të humbur

Një nënë nga Srebrenica kujton djemtë e saj të humbur

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.